Jorgo Zani nuk e ka ngritur kokën asnjë çast por me sytë përtokë ka dëgjuar gjatë githë kohës ato cfarë janë lexuar për të në Gjykatën e Vlorës.
30-vjeçari që masakroi dhe përçudnoi kushëririn e tij të mitur, duke i prerë edhe kokën dy ditë më parë i njoh sot me masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.
Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për Zanin, edhe pse rezulton person me probleme psikike, kerkese qe u miratua nga trupi gjykues.
Ai është njeriu që ka kryer krimin më të rëndë të dëgjuar kohët e fundit në vend, krim që tronditi mbarë opinionin publik.
Mëngjesin e së martës trupi i djaloshit të mitur Andrea Zaharia, u gjet buzë rrugës në Palasë, ndërsa koka e tij në duart e kushëririt Jorgo Zani, person problematik në fshat, i etiketuar edhe si kanibal, pasi kishte vrarë edhe kafshë, me të të cilat më pas ushqehej, siç deklaruan banorë të Palasës.
Jorgo ishte shtruar disa herë në spitalin psikiatrik në Vlorë, ishte kuruar edhe në Greqi për problemet mendore, por me sa duket asgjë s’kishte ndryshuar.
Banorët thanë se vetëm 10 ditë para se të kryente krimin ai ishte shtruar në spital, nga ku e nxori i ati.
Prandaj ka humbur Tgfs,ka shkuar te takoje mentorin e vet kete Jorgo kafshen ?
O gazetar
Nqs ai eshte i semure mendor,nuk eshte monster,por nje i semure qe ka nevoje per mjekim dhe pergjegjesia e ketij krimi duhet kerkuar diku tjeter
Vetem Hitleri i quante monstra dhe i vriste