Zyra e një biznesmeni në Tiranë është bërë objekt I grabitjes gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme.
Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë nga dritarja në zyrën e biznesmenit M. Muça dhe kanë grabitur kasafortën e tij, brenda së cilës thuhet se kishte letra me vlerë.
Mësohet se zyra e biznesmenit ndodhej brenda ish-universitetit Kristal. Nga të dhënat e parë të policisë, nga kasaforta janë marrë vetëm letrat me vlerë dhe jo para.
Pritet që hetimet e mëtejshme të zbardhin detaje të tjera nga grabitja.