Çmenden pleqtë, theu urdhrin e gjykatës, 85-vjeçari rrezikon burgun. Ngacmoi gruan e divorcuar

19 Gusht 2016, 19:24Kronika TEMA

Gushti i sivjetëm me sa duket ka qënë tepër i rëndë për moshën e thyer, aq sa pleqtë po kryejnë veprime me të vërtetë të dënueshme.

Për një bureë të moshuar 85 vjeç, gjykata kishte vendosur që të mos e takonte më ish-bashkëshorten, me të cilën ishin ndarë më parë.

Por, 85-vjeçari nuk e ka zbatuar këtë urdhër, ku ai ka ngacmuar ish-gruan e tij, 34 vjet më të re. Për këtë arsye, i moshuari me iniciale A.B është vënë nën hetim, ku policia e Tiranës ka referuar materialet në ngarkim të tij, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ky veprim mund t’i kushtojë rëndë të moshuarit, pasi rrezikon një dënim nga gjobë deri në dy vite burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje