Pas mostrës në Dibër, në Fier fqinji ngacmon seksualisht komshien

19 Gusht 2016, 18:32Kronika TEMA

Pas ngjarjes së rëndë të mëngjesit të sotëm, ku babai mostër kishte përdhunuar të bijën 15-vjeçare, një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në Fier. Siç mësohet një grua është ngacmuar seksualisht nga fqinji saj.

Siç njofton policia, ditën e djeshme nisën hetimet për 50- vjeçarin S.T., me banim në Mbrostar Ura, pasi dyshohet se, ka ngacmuar seksualisht shtetasen T.B., 51 vjeçe, komshije me të. Noa.al mëson se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme teksa gruaja kishte dalë në kopshtin e saj për të ujitur lulet, kur 50- vjeçari ka nisur ta prekë në pjesët intime të trupit.

E shokuar nga veprimi i papritur dhe i pahijshëm i komshiut, ajo ka bërë rezistencë duke mundur të largohet.

Pas kësaj gruaja është drejtuar në polici, ku e ka denoncuar fqinjin e saj për ngacmim seksual duke ndjekur rrugën zyrtare, për të ruajtur kështu familjarët nga ndonjë gjaknxehtësi e mundshme.

Për shkak se gjithçka ka mbetur në tentativë, S.T., po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa në ngarkim të tij për ndjekje të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit.

2 komente në “Pas mostrës në Dibër, në Fier fqinji ngacmon seksualisht komshien”

  1. tfgs1 says:

    ndaloni telenovelat turke,u prish dynjaja……………….

  2. ? says:

    Monstër – Italisht
    Përbindësh – Shqip

    Komshije -Turqisht
    Fqinje – Shqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje