Donald Trump shokon mbështetësit e tij

22 Gusht 2016, 09:32Politika TEMA

Duke kthyer kokëposhtë premtimin që i dha fitoren brenda Partisë Republikane, kandidati siguron përfaqësues hispanikë të fushatës së tij se do të dalë me një plan të ri

Donald Trump e filloi fushatën e tij me thirrjen për veprime të ashpra kundër emogracionit të paligjshëm dhe kundër emigrantëve.

Ai bëri skandal kur tha se nga Meksika po na dërgojnë kriminelë dhe përdhunues. Pastaj premtoi që do t’i deportonte të gjithë, një e nga një. Viktima të dhunës nga emigrantë të paligjshëm kanë qenë në qendër të fushatës së tij.

“E di që kur them se do të kapen të gjithë dhe do të dëbohen, nuk tingëllon bukur. Mirëpo jo çdo gjë në jetë është e bukur”, tha ai, në gusht 2015, gjatë një interviste për NBC.

Mirëpo, kandidati i Partisë Republikane për President, duket se po i kthen kokëposhtë këto qendrime.

Të shtunën, në darkë, “BuzzFeed” dhe “Univision” bënë bujë kur njoftuan se Trump gjatë një takimi me një grush këshilltarësh hispanikë që i janë bashkuar fushatës së tij, ka thënë se nuk ka në plan të deportojë emigrantët. Përkundrazi do të lehtësojë qendrimin e tyre.

“Nuk është se përdori copë fjalën legalizim, gjatë takimit, mirëpo burime nga dhoma e takimit thanë se ky është premtimi që mund të ofrojë fushata e tij”, shkroi Adrian Carrasquillo, i “BuzzFeed”.

Edhe televizioni më i fuqishëm në spanjisht, “Univision”, lajmëroi se tre pjesëmarrës në takim thanë se Trump do të paraqesë një plan për emigracionin në Colorado, ditën e enjte ku do të kërkohen rrugë për të siguruar legalizimin e miliona emigrantëve pa dokumente.

E pyetur dy herë nga CNN për të konfirmuar lajmet e djeshme, menaxherja e re e fushatës së manjatit njujorkez Kellyanne Konuej, i bëri bisht pyetjes, duke thënë se programi për emigrantët nuk ka përfunduar së shkruari.

Nga ana tjetër, Breitbart.com, uebsajti i të djathtës së ekstremiste, që mbështet fuqimisht kandidatin Trump përgënjeshtroi lajmin duke iu referuar një zyrtari të lartë, pa emër, të Partisë Republikane.

Nuk do të ishte hera e parë që Trump ndryshon qendrimet e tij në këtë fushatë. Kështu ka ndodhur me propozimin për murin në kufirin me Meksikën, me ndalimin e hyrjes në SHBA për të gjithë myslimanët, që tani e ka kthyer për myslimanë nga vende të caktuara, për rregullat në industrinë e financës, etj.

Po kjo për të cilën po flitet qysh mbrëmë do të ishte ndryshimi më drastik nga të gjithë. Shumë janë të bindur se fitorja e ndaj kandidatëve të tjerë në Partinë Republikanëve është bazuar më shumë se në asgjë tjetër mbi premtimin e tij për masa të egra në fushën e emigracionit të paligjshëm.

Çfarëdo të sillte vërtet një ndryshim kaq drastik në këtë fushatë të pazakontë presidenciale amerikane? (Ruben Avxhiu)

2 komente në “Donald Trump shokon mbështetësit e tij”

  1. kinezi says:

    bot e qir kjo!
    s ka sesi t ket burrni burri.
    ky ka nji te drejt persa I perket refugjatve. ata jan prishes se shtetit ku shkojn.
    ky po t I luftoj ata nuk merr votat e lidhjeve te tyre.
    po ti perkrah ata perkrah te keqen.
    bela e modhe.

  2. Nga asi doli Prasi says:

    Nese Dikush pamjen e ka Si IDIOT ai Edhe eshte
    Amerikanet ne fillim menduan se doli ASI i tyre
    Tani Po shohin se ju doli Prasi Dhe jo asi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje