Dukagjinasit “kryqëzojnë” kryebashkiaken: 25 vite i dhamë votën PD, duam rrugën. Voltana Ademi, letër Ramës: Na ndihmo

23 Gusht 2016, 15:20Sociale TEMA

Një përfaqësi e banorëve të njësisë administrative të Dukagjinit në Shkodër kanë nisur prej ditësh lobimet në zyrat e pushtetit vendor për të mundësuar ndërtimin e rrugës drejt kësaj zone, e cila prej 25 vitesh nuk ka njohur asnjë investim.

Ata u priten nga kryebashkiakja Voltana Ademi, të cilës i kërkuan mbështetje për inisiativën e marrë, pasi vetëm bashkimi qeveri – pushtet vendor dhe komunitet i zonës mund të sjellë ndërtimin e rrugës.

Në gjithë këto vite sipas tyre, Dukagjini vetëm është nëpërkëmbur dhe i janë marrë votat, pa u investuar asnjë qindarkë.

Petrit Arra, administrator i Shalës: Është detyra juaj si bashki që tash sa vite u kemi dhënë votat që të bëni diçka për Dukagjinit.

Ndue Ftoni, biznesmen: Jemi drejt braktisjes së Dukagjinit, sepse Dukagjinit braktiset kur nuk ka infrastrukturë. A ka zonë më të madhe dhe me resurse se sa Dukagjini?

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u premtoi banorëve se për problemin në fjalë do t’i drejtohet me një letër kryeministrit dhe Fondit të Rajoneve për financimin e rrugës.

“Ne nuk mund ta bëjmë vetëm. Unë do t’i shkruaj një letër qeverisë shqiptare, zotit kryeministër, Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve. Ne kemi paraqitur disa projekte, por deri tani nuk kemi pasur financim.

Edhe ky është një ndër ato projekte, për të cilat ne i kërkojmë financimit. Puna është se nuk kërkojmë gjë për hatër, por kërkohet për nevojë, për detyrim dhe përgjegjësi.

Për këtë vit pjesa më e madhe e fondeve të rrugëve rurale do shkojnë për mirëmbajtjen e rrugës së Dukagjinit”, vijoi Ademi, e cila shprehu shqetësimin se sivjet edhe ky fond është më i ulet se vitet e shkuara.

Kjo rrugë ne 25 vitet e fundit i ka marrë jeten 54 personave në vetëm 7 kilometrat e Kirit, që janë edhe ndër më të vështirat e këtij aksi. Në shtator të 2013 ajo u tenderua, por më pas gjithçka humbi në zhvillimet politike të kohës dhe investimi u harrua./Ora

10 komente në “Dukagjinasit “kryqëzojnë” kryebashkiaken: 25 vite i dhamë votën PD, duam rrugën. Voltana Ademi, letër Ramës: Na ndihmo”

  1. Te sheshi... says:

    25 vite me PD e prap zona me varfer ngelet,po si nuk ndryhuat njehere o dele!

    T-ja kishit dhene voten edhe Nard Ndokes po ta ndryshonit njehere xhanem…vetem ne Shqiperi ndodhin te tilla idiotesira.

    Rrofte partia! ?

  2. Aureli says:

    Rama Meta kan maru, kan maru, kan maru.

    1. VANDALET E PD-se says:

      Per Aurelin : Atehere na mbetet te rikthehen serisht ne pushtet
      veglat qorre te Beogradit , Saliu e Luli, qe iu paskan “dashur” !
      Fakti qe kini votuar 25 vjet PD-ne ,flet vete se cfar njerez jini ! ! ! ! !

  3. vedeta says:

    PERSA koh te shkoni mas partis rrugaçve PDse siç keni shkuar kto 25 vjet ashtu do ngeleni mot e jet se rrugaçet e partis tuaj partis saliut vetem per vete vjedhin dhe as qe i rruhet per njeri ne kte bot, behuni njerez o malok nese doni te ndryshoni shkoni mas qytetaris jo malokeris se nuk do beni hajer kurr.

  4. A says:

    Jo, jo RAMA-META, por SAALI+META+RAMA kane maru, kane maru, sepse kane 25-se vjet qe keto forca politika nuk bejne asgje, por vetem demagogji, genjeshtra, vjedhje, shperdorime, korrupsion dhe mafie. Pra keto forca politike jane mafia politike e gangsterave SAALI, META dhe RAMA. Shpetimi si i PD dhe i PS eshte e njejta force politike LSI me ILIR METEN ne krye. Pra, jane e njejta force politike e quajtur PPSH. Te tjerat jane brockulla.
    Prandaj vendi ndodhet me i mjeruar dhe i varfer se kurre ndonjehere.
    Te jeme si Kryebashkiakja e Shkodres VOLTANA ADEMI, i dergoj studime, projekte nga te gjitha zonat e qytetit te Shkodres dhe Njesive Administrative te kesaj bashkie per financim nga qeveria aktuale me EDI RAMEN ne krye. Pastaj te shikohet sa investime dhe financime ben kjo mender qeveri hajdutesh dhe horrash ne qarkun ku behet fjale.
    EDO, me thene te verteten ke shume fjale, shume genjeshtra, shume pallavra dhe shume brockulla. Pra, nuk je asgje me shume por nje pis burre.
    Po them edhe kete tjetern se nuk jane me te mire as SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META dhe LULEZIM BASHA. Kak njera pale dhe mut tjetra pale. Pra komposto fekalesh.

  5. Demokrati says:

    Une te jem si Rama, ju jap nje M.t te madh, po nga ai i madhi fare ama, mbasi te kesh ndejtur nja 3 a 4 dite pa dh..r fare. Po ku ishit ju? e kishit kaq vjet pd ne pushtet, votat ja dhat e muarret nje M.t, e tani i doni nga Rama? Prisni radhen tani jane ato qe u takojne e ne fund ju koke muter.

  6. Jak-Boston says:

    Coi leter Berishes qe te beje rrugen me leket e vjedhura pasi ti e di mire se pse.seshte bere ajo rruge gjate 25 vjeteve ok mos bej sikur po habitesh.

  7. durresi says:

    Nese Gazeta Tema nuk genjen, me date 19 gusht lexova nje artikull (ky eshte artikulli:

    http://www.gazetatema.net/web/2016/08/19/bashkia-shkoder-ndihme-maqedonise-mungon-ps-lsi-ploteson-kuorumin-per-pd/ )

    te kjo gazeta ne te cilin thuhej qe bashkia e shkodres me ndihmen e 2 keshilltareve te LSI aprovuan dhenien e nje shume prej 10 milion dollaresh ndaj disa lagjeve te permbytura ne Maqedoni si shenje solidariteti.
    Kuptoj fatkeqesine qe i ra atyre lagjeve te Maqedonise (edhe Bashkia e Shkodres nuk ka qene mangut me fatkeqesite) por kur nje Kryebashkiake eshte e pergjegjshme dhe e dine qe çdo vit dy persona humbin jeten vetem ne 7 kilometrat e Kirit atehere mendoj qe ti si Kryebashkiake fillimisht me keto 10 milion dollaret te rregulloje rrugen e Kirit e pastaj nese do mundeshe mund edhe te solidarizoje.
    PS: jane 10 milion dollare per 7 Km besoj se duhet te mjaftojne (edhe rruga e kombit nuk ka kushtuar kaq shume)
    PS2: i bej thirrje gazetareve te Temes (dhe jo vetem) t’ia bejne te ditur Voltanes kete fakt.

  8. LORA says:

    25 vjet ju ka dash qejfi mutin e PD-se,,,,ku eshte diferenca me Voltanen?Apo jeni tuj lujt pjesen,si derra t’knaqun ne llum? E kundervotuat nje vajze te talentuar si Keti Bazhdari,,,,,,,
    ,tash boni fresk zgjedhjes tuaj t’adhunueme,ne vitin e 26-te.

  9. shqip says:

    duhet ta mbani mend kur kjo voltana i bente karshillek rames. e keni memorjen e dobet. ne disa takime te thirrura nga rama, kjo refuzonte, sidomos per ref administrative. tani do ti dergoka nje leter. po a e dini o njerez qe kjo fare e peshtire u bene barrikate per te mos u bere stadiumi. aq sa edhe koha e berjes u shty vetem per shkak te kundershtive te bashkise. sa per ata malsoret, keq me vjen per ju o njerez. po terr ishit ne kohen e zogut, e terr ne te hoxhes. po terrin e vertete e perjetuat me sali kafsherorin. nuk ja dhane voten bazhdarit, qe e ka te bardhen te shkrujtme n’ftyr. ja dhane ksaj qe nxin si shejtan i keq. rruga ndoshta per nji perjudh kohe te shkurter nuk ka per tu bere. po ju jepeni nje here voten diku tjeter se mbase ndryshon edhe per ju kjo histori me hajna e me mashtrime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje