Ujësjellësi i Tiranës drejt shitjes, oferta të shumta

23 Gusht 2016, 15:56Sociale TEMA

Ujësjellësi i Tiranës po shkon drejt shitjes. Muajt e fundit janë ofruar disa kompani të huaja mes tyre dhe një kineze për të blerë ujësjellësin e Tiranës, e cila aktualisht është SH.A dhe menaxhohet pjesërisht nga shteti dhe privati.

Burime pranë Bashkisë së Tiranës konfirmojnë për Top Channel ofertat e mbërritura.

Kjo, sipas tyre, falë perfomancës pozitive të 6 muajve të fundit të ujësjellës-kanalizimeve investimeve të bëra në përmirësimin e rrjetit si dhe në rritjen e arkëtimeve nga qyetarët.

Ndonëse nuk bëhen publike emrat e kompanive të ofruara, burime pranë bashkisë thonë së investitorët e huaj që janë vetëofruar për blerjen e UKT janë kompani serioze që operojnë në fushën e ujësjellësit, si dhe kanë shprehur dëshirën për të investuar edhe më shumë në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Tiranës dhe në përmirësimin e mëtejshëm të rrjetit ekzistues të ujësjellës-kanalizimeve.

Të njëjtat burime pohojnë se këto oferta po merren në konsideratë nga Bashkia e Tiranës, pasi sipas tyre, bashkia vetëm do të përfitonte nga shitja e një kompanie, e cila për vite me radhë ka rezultuar me humbje për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet nga qytetarë apo biznese, të cilët   vidhnin ujin e pijshëm për të vaditur tokat ose për lavazhe.

Sipas Bashkisë, në Tiranë është shtuar furnizimi me ujë të pijshëm në 12-13 orë në ditë dhe aktualisht nuk ka më zona që furnizohen me autobote nga ujësjellës-kanalizimet dhe arkëtimin e të ardhurave.

7 komente në “Ujësjellësi i Tiranës drejt shitjes, oferta të shumta”

  1. Altini says:

    Nuk e kuptoni qe ujsjellesi ben pjese te nevojat baze te jetes me shume edhe se ushqimi. Nje njeri mund te duroj deri 1 muaj pa ushqimi, ndersa pa uje deri ne nje jave. Shteti per cfare ekziston kur nuk merr persiper asgje. Mbrojtjen nuk e siguron, rendin Jo, tani as nevojat baze. Shenja me te medha te korrupsionit nuk ka. Erjona duhet te besh edhe disa dasma te tjera se nuk i ke mbaruar keshtjellat.

  2. altini says:

    te shesesh ujesjellesin eshte kulmi. uji eshte jeta. uji nuk eshte direkt Vetem ai qe pihet, Po ai qe behet gjella, qe lahen enet e rrobat e trupi e shume te tjera. shteti nuk mund te heqe dore nga gjerat themelore. shteti nuk eshte vetem te marre taksa.

  3. takuinas says:

    Kompani serioze ose jo serioze, me duket se keta jane cmendur te tere. Si ore u privatizoka njera nga kompanite publike qe edhe ne kohen e abuzimit me ekstrem dilte pavaresisht me fitim? Po e teprojne pak si shume keta “socialiste” neoliberale. T’i therrasin mendjes sa nuk eshte vone. (Edhe ky shkrim ka te paverteta sepse ujesjellesi nuk ka dale kurre me humbje. Gazetaret ta luajne prapanicen e te hulumtojne te vertetat perpara se te shkruajne lajme. Po beheni te palexueshem edhe ju te “Tema-s”. Kthehuni tek profesionalizmi!)

  4. bardhylmyiuft says:

    KUR DO E JEPNI SHQIPRIN ME KONCENSION,VETEM KJO KA MBETUR?

  5. corape kuqi says:

    Mjere populli. Do dy tre fishohet cmimi.
    Shk…… Je kete popull rama sa te mundesh

  6. corape kuqi says:

    I shkon nji prostitute rames ne zyre.
    E pret rama me buzeqeshje se ishte yll e bukur.
    Perse keni ardhur zonje e nderume ne zyren time?? – e pyet rama.
    Kam degjuar qe je liberal – i thote ajo-aq sa kam degjuar qe ke dale nudo ne plazhet e evropes.
    Po zonje e vertete eshte. Dhe qe jam liberal dhe qe kam dale nudo. Po me se mund tju ndihmoj.
    Oo ja i thote ajo. Sikur ta legalizoje prostitucionin, keshtu qe ne nuk do punonim me frike plus qe do paguajm dhe taxat.
    Du tju ndihmoj zonje, do tju ndihmoj. Dhe ju jap fjalen qe mandatin e dyte do ta legalizoj.
    Ohhhh sa e lumtur jam, i thote ajo. Eshte nje fat i madh te kesh nje kryeminister kaq te kulturuar.
    Kenaqesia eshte e imja zonje, i thote kryepalla. Po kam nje pyetje. Sa kushton nje nate te flija me juve????
    Po nese me shkerdhen dhe mua si po shkerdhen kete populll vij dhe pa leke.
    Flminderit zonje qe pranuat kerkesen time dhe per komplimentin. Per te miren e popullit po perpiqem dhe tuajen gjithashtu.

  7. prisni se skeni pare gje akoma says:

    Prisnii se nuk keni pare gje akoma. Prisni mandatin e dyte se cdo ti beje sazanit dhe karaburunit. Mandatin e dyte do perzere nga tokat dhe shtepite e tyre me mijra fshatare qe jetojne buze vjoses per te ndertuar me koncesion tete hidrocentrale. Do perbyse kushedi sa fshatra dhe fshataret qe do tu jepet nje shperblim simbolik do tu drejtohen qyteteve dhe emigracionit te pashprese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje