Letër nga “Pronësi me Drejtësi” për Artan Lamen

29 Gusht 2016, 19:30Sociale TEMA
Letër nga “Pronësi me Drejtësi” për Artan Lamen

Në gazetat e datës 16 dhe 17 Gusht 2016 jepet njoftimi nga drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame, “se po vazhdon normalisht procesin e legalizime të ndërtimeve pa leje”, “se gjatë vitit të kaluar janë bërë 40.000 legalizime”, “se kaosi ka ardhur nga sistemi i ndryshëm hartografik”, “se për të favorizuar emigrantët janë hapur sportele të veçanta për ti favorizuar ata”, “se gjatë muajit Korrik janë dhënë 5505 leje legalizimi” me ritëm kolosal, “se deri në Shtator do përfundojnë edhe 4000 legalizime të tjera”…

Për rastet kur ndërtimi nuk bie ndesh me planet urbanistike dhe rregullat teknike të ndërtimit dhe legalizimi i bëhet nji personi që ka ndertuar në tokën e trasheguar ky legalizim dhe mund te justifikohej. Por në rastet kur legalizimi bëhet në tokat e pushtuara legalizimi është dhunë e shtetit, shkelje e të drejtave themelore dhe vjedhje e justifikuar ne emër të shtetit. Kushtetuta ne nenet e saj ka përcaktu qartë se çfarë është prona, si fitohet prona dhe si transferohet prona.

Kushtetuta në fuqi thotë se prona është e blerë, e dhuruar dhe e trashëguar. Asnjë nen i Kushtetutës nuk thotë se prona fitohet me konfiskim, me pushtim dhe me grabitje të pronës së ligjëshme të një pronari legjitim. Zt. Artan Lame me siguri që e njeh Kushtetutën shume më mirë se ne, por kujt i shërben veprimtaria e tij ? Ne kritikojme Zt. Artan Lame, që për interesa politike po vepron si mashë e një platforme që shkatërron themelet e pronës private dhe demokracisë në Shqipëri. Zoti Lame mund të justifikohet se zbaton një vendim të Qeverise apo ndonjë ligj për legalizimet. Kur këto ligje apo vendime , justifikojne legalizime në përgjithësi dhe pa dallim se kujt i përket pronësia e truallit, këto akte bien ndesh me Kushtetutën, janë thellësisht një mashtrim dhe në mos sot neser do anullohen. Kjo na detyron të reagojme publikisht ndaj kesaj veprimtarie që në thelb është antisociale dhe antikombëtare.

Pohimi i Artan Lames se “Legalizimet nuk kane per të përfunduar asnjëherë“ demaskon Qeverinë dhe mosfunksionimin e shtetit konform Kushtetutës. ALUIZNI dhe çdo institucion duhet të jetë në shërbim të zbatimit të detyrimeve kushtetuese dhe jo për të justifikuar vjedhjet. Artan Lame dhe Kryeministri Edi Rama nuk janë ideologët por ata duhet të pyesin veten se pse ata po bëhen vegla që po vazhdojnë me fanatizëm stafetën e platformës së demokracisë sipas Ramiz Alisë të filluar në 1991. A eshtë e lejushme dhe kujt i intereson mosrespektimi i titujve të pronësisë konform Kushtetutës?. Ju dhe drejtuesit e tjerë të politikës postkomuniste, e dini shumë mirë se jeni shkaktarë të shkeljes se detyrimeve kushtetuese dhe të anarkisë së pronës që pas vitit 1991 ka shkaktuar mbi 8000 viktima, ju po mohoni pronat e trashëguara duke i trajtuar pronat e grabitura sikur të ishin prona të shtetit.

Kjo platformë synon shkatërrimin e themeleve të Shqipërisë, është genocid i padeklaruar dhe ju nuk do të mundeni të justifikoheni perballe historise.

Ne këshillojme drejtorin Artan Lame, të mos e turpërojë veten por ta ushqejë familjen me një punë të ndershme. Shprehemi publikisht se nëse ndiheni shqiptar, largohuni nga veprimtaria aspak parimore dhe aspak humane e politikës që vazhdon të zbatojnë platformën e Katovicës. Çdo kush do të mbajë përgjegjësi për firmat që hedh. Në Gjyqin e Nurembergut, artikulli 8 thuhet “fakti se i pandehuri ka vepruar në bazë të urdhrit të qeverisë së tij ose të një eprori nuk do ta lironte atë nga përgjegjësia, por kjo mund të merret parasysh në zbutjen e dënimit të gjykatës dhe këtë dënim e kërkon drejtësia”. Edhe nëse shqiptarët që po vazhdoni ti çvishni nga pronat e tyre nuk do t’ju çojnë në gjykatën ndërkombëtare, me siguri që do t’ju ndëshkojë historia që është më e ashpër se Robert Jackson, Kryeprokurori i SHBA në Gjyqin e Nurembergut. Besoj se përmes kësaj replike ju kemi ndihmuar ju , Kryeministrin Edi Rama , deputetët dhe pushtetarët aktuale dhe presim reagimin tuaj në të mirë të respektimit të të drejtës së pronës konform Kushtetutës.

10 komente në “Letër nga “Pronësi me Drejtësi” për Artan Lamen”

  1. Malo says:

    Ligji i Legalizimit eshte i miratuar nga Kuvendi i cili perfaqeson popullin. Pronat ne Shqiperi nuk jane sipas kushtetutes pasi ato jane te fallsifikuara nga ish te quajtur pronare. Te futen ne site pronat dhe te shikohet hataja. Nuk drejtohet shteti me llafe, deshira, mashtrime e lutje : O Artan gjej nje pune tjeter ….. hahahahaaaa ! Mos nje Artan do te jete nja Agron, nje Shaban etj. Nuk eshte e larget dita kur Mbreti Zog ne vitet 30 te shekullit kaluar beri reformen agrare qe askush nga pronaret se permend. Permendet vetem ajo e Enverit e 46 qe nuk u njoh. Une mendoj se edhe reforma e Zogut te mos njihet dhe ti shikojme ku jane pronaret. Te ashtuquajturit pronare i kane tokat me vertetime fakti te gjykatave me deshmiare te rreme dhe jo vetem qe na shkatrruan Shqiperine, po vjedhin bugjetin e shtetit dhe po na helmojne jeten e perditeshme me klithma korbi: prona..prona… E dini se ne kohen e Zogut ishin 250 mije ha toke bujqesore, ne vitin 1990 ishin 750 mije ha. Rreth 500 mije qu u perftuan nga kenetat, mocalet e pyjet. Munde te thote dikush se edhe mocali dhe pylli kishte pronare. Po kishte po jo toke e sistemuar e bonifikuar. Jane perkedhelur shume hajdutet dhe dallkauket ne kete vend.

    1. Flamur says:

      Po more Malo trapi pyjet kishin pronarë ndërsa për kënetat e moçalet nuk ka kërkuar kush pronësi.

    2. Krist says:

      Z. Malo,
      Mbase meritoje shprehjen italiane “vafan’culo”, por po ta kursej tani. Shko meso shifrat qe i nxjerr ashtu sic ti mesuar historia e partise. Askush nuk thote ti marrin pronen as shtetit dhe as te te tjereve. Meso se edhe Stalini nuk beri ate qe u be ne Shqiperi. Meso se nuk po kerkon njeri pyjet qe dihet se 90% i takojne shtetit. Meso se ata qe “te helmojne” me fjalen prona nuk jane kundra kushtetutes qe je i detyruar ta zbatosh. Meso se ky sistem, e do nuk e do zotrote, bazohet mbi pronen private. Dhe pasi ti asilimosh keto shkruaj, por mos nxirr ynere si ato qe ke katranosur.. He tu befsha!!!!

  2. aqif tahipi says:

    Nuk doni tanin ose ramen ju ,per ju sala ishte ilac.Edhe token qe kishit trashegimi jua shperndau me 7501 ,ose jua zuri me ndertime pa leje n tok t xanun edhe ju si legena ja keni dhene dhe do ja jepni voten.

  3. Patrioti says:

    Pse ju dhimset shkerdhata Lame qe nuk do ta coni ne gjyq. Prandaj ky problem do te marre kohe pafundesishte nga toleranca e shoqatave te pronareve dhe te persekutuarve. Po ne nje nje vend si shqiperia tani qe kushtetuta po ndryshohet toleranca dehet te jete 0. Tani eshte kohe qe te dyja shoqatat te ngrihen fort si ne 1992,perndryshe ketyre artikujve I vjen ere,jane sa per te kalmar rradhen.

    1. Alpet Blu says:

      O Patriot,
      Studjo pak, qofte edhe siper e siper, Historine e Kohes se Re te Evropes, por edhe te Amerike po deshe, por edhe te Azise dhe Australise po deshe.
      Do marresh vesh menjehere se toka nuk ka pronare te perjetshem.
      Jo vetem tokat, ne zoterim te kene qene apo te rrembyera me lufte, te dhuruara nga mbreter a perandore, nga princer a feudale lokale, si shperblim per sherbime apo per aleanca a konjuktura luftrash, por edhe toka, feude, ferma a pyje, te trasheguara prej brezash ne menyre natyrore (kujto Indianet e Amerikes Veriore, acteket apo fiset maja te Amerikes Latine, tribute e Afrikes Qendrore a Jugore, aborigjenet e Australise a Zelandes se Re), apo te blera me verdhushka ari, franga, sterlina a lira te kene qene, kur ka ardhur momenti historik, kur ka shperthyer dhe ka fituar revolucioni, kur jane nderruar sistemet shoqerore-politike dhe mardhenjet pronesore e ato te menyrave te prodhimit, pronesore e tyre eshte tjetersuar, jane hedhur ne kosh tapira e deshmira, jane cbere tituj pronesore bashke me titujt e fisnikerise, jane bere cpronesime gjigande te aristokracise, te latifondisteve, te kishave, te feudaleve dhe borgjezeve, jane bere reforma agrare qe u kane dhene tokat atyre qe i punojne.
      Ne kete kuptim, zoti Patriot, nuk ka pronesi te shenjte e te perjeteshme, te dhene nga zoti dhe te patjetersueshme edhe pse, ne nje sistem te dhene e te qendrueshem ekonomik-social-pronesor konsakrohet dhe mbrohet me kushtetute, me ligje, me ushtri dhe polici’, me gjykata dhe prokurore, parimi se toka perfitohet me trashegim, me dhurim apo me blerje, kuptohet, sa kohe qendron ne kembe ky sistem.
      Keshtu qe, kot i bini me qafe Artan Lames.
      Ne kete rast, zoti Lame eshte nje nga vidat e sistemit qe u vendos pas 1990 ne Shqiperi dhe po zbaton nje teresi ligjesh te miratuara ne sistemin e ri te vendosur tek ne, te miratuara me konsensusin PD-PS, perfshire edhe Partine Republikane (te quajtur Partia e Ish Pronareve).
      Doni t’i rishkruani ligjet e pronare dhe te drejta e Ish Pronareve te Tokave, athere beni nje revolucion te ri, coni ne gijotine Berishen, Nanon, Godon dhe Mediun dhe nese nuk u mjafton, edhe Bashen, Ramen dhe Lamen bashke.
      Tjetersimi i pronesise se tokave ne Shqiperine e tranzicionit, eshte nje proces i pakthyeshem dhe, duhet pranuar, nje proces ne drejtimin e duhur, edhe pse eshte i mbushur me njolla, me vjedhje, me mashtrime, me gjyqe fallco, me dhune, por edhe me kufoma dhe arkivole, po te doni.
      Po cili revolucion ne bote, cili termet e rremet social ne histori, cila permbysje e marrdhenjeve pronesore dhe atyre te prodhimit, nuk eshte shoqeruar me ukubete te tilla si ne Shqiperi?
      Madje, per te qene te vertete, duhet thene se tek ne, nuk ka kaluar edhe aq keq, sa c’mund te ishte bere.
      Prapseprape, endra ime e fshehte eshte te gjej nje sponsor, te pasur po aq sa Sorosi, por edhe me radikal dhe luftarak se ai, te blej nje siperfaqe toke te madhe ne mes te Tiranes, dhe te ndertoj nje shesh te madh e te zymte te rrethuar nga ndertesa hijerenda muzeale dhe para cdo ndertese, te ngre makete gijotinash me permasa reale, gijotina te ngrehura e te bera gati, per t’u presin kokat ca statujave monstra me fytyrat e politikaneve historike te para tranzicionit dhe te vete tranzicionit, nga ata politikane qe deformuan jo vetem te drejten e pronave ne Shqiperi, por edhe vete fytyren e Demokracise dhe Prosperitet qe ne shqiptaret, prisnim dhe shpresonim si gomarin ne enderr.
      Dhe kete kompleks do ta quaja: Sheshi i Gijotinave te Munguara!

  4. E po kjo pune! says:

    te gjitha palet duhet te reflektojne. Ne parim toka eshte e natyres. Pike. Me kete rast te shikohet se ka shume pronare me tapi sulltanesh apo fashizmi e nazizmi, apo favore nga Zogu etj (qe nuk e pati problem tapine kur i dha toka malazezit. Per pronaret e ligjshem, eshte maskarallek qe jo vetem prona u eshte mohuar 25 vjet por dhe nuk sy per qase per te nesermen. Toka u tjetersua ne favor te politikes ose votuesve te tyre dhe kane mbire fshatra, lagje apo qytete me toka te rrjepura prej pronareve te ligjshem. U dha dhe minoritareve!!! Tani koha e fadromes iku por te pakten te respektohet kompensimi.

    e para, ku eshte toka e lire, urgjentisht pronarit dhe nje demshperblim simbolik si ndjese per vonesen
    e dyta, ku ka toka te lira shteterore te vihen si fond kompensimi fizik
    e treta, ku toka eshte e zene padrejtesisht, pronari i ri te leshoje pronen nga vjen, te marre kredi nga banka me interes te ulet ose zero dhe te shlyeje token e zene me vlere reale. Ta mendonte kur i hyri asaj pune sepse e njejta llogjike qe do ndiqet ndaj gjykatesve te korruptuar ne mase me reformen ne drejtesi, e njejta llogjike e abuzimit ne mase ndodhi dhe me token.

    precendent per kredine ka. Shtepite e ish pronareve po u kthehen pronareve dhe qeramarresit ne to (qe ndryshe nga pushtuesit e tokave u futen me ligjet e kohes ne to) po u jepet kredi pa interes (e padrejte kur mendon se gati 230 mije familje privatizuan pothuajse falas apartamentin ku banonin mos ndoshta morren ca prej tyre edhe ndonje dyqan falas se kishin derdhur djersen atje dhe nga dyqan buke sot e ke llotosport)

    se katerti, sic behet me ish-te persekutuarit qe marrin me keste edhe pas vdekjes, edhe pronareve tu ofrohet nje kalendar me indeksim sipas inflacionit qe ne mos vete, pinjollet ti gezojne

    zgjidhje ka, mungon qartazi vullneti, prandaj retorika shtet mbetet retorike.

  5. Sul Pumi says:

    E kam thene edhe here te tjera ,legalizimet ne nje te ardhme te shkurter, do cbllokohen ,jane letra higjenike .Jane kunder kushtetutes e pike , e ju komentare qe shkruani me mellef ,pa tjeter jeni njerezit e lames . Po ja u sqaroj :Kryeministri si rol , ose cfare perfaqeson simbas ligjit, qe jemi ne fjale , eshte drejtori i gjithe teritorit te vendit e jo pronari e pashai i saj . Lamja ka te drejte te legalizoje te tjereve, vetem pronat e veta, e jo tek pronat e te treteve (privatit). Bile, edhe ne toka shteterore ,nuk ka te drejte ti legalizoje hajduteve ,se ato toka nuk jane te lames ose te qeverise ,por me ligj e me se te drejte i takojne gjithe popullit shqiptar. Z Lame po ta rikujtoj, se mos e ke haruar , ne vitin 1996 , shqiperia u be anetare e GJYKATES se STRASBOURGUT . (Fale presionit te EU) Z Lame, po beni nje pune qe po shkelni kushtetuten , me sinqeritet, une me mil Euro te me paguanin ,kurre , nuk do e beja ket felliqesire qe po ben ti . A i mendon dosjet ne gjykaten e STRASBOURGUT kur te hapin rrubineten ,do bllokoje ne menyren me te tmereshme ,shtetin shqiptar . Akoma do paguajme ne, me taksat tona , shumat e kripura , pronareve qe fitojne kunder shtetit shqiptar ne Strasbourg .E kupton cfare po i sjell shqiptareve mbare z Lame , se sa te papergjegjshem je ti ,e shefat e tuaj me radhe , ku vazhdon avazi i mukes sot e 25 vite me radhe A ke pyetur min e Finances , si eshte arka e shtetit . Apo me keto legalizime, e patjeter, qe eshte me se llogjike ,mafjozet driteshkurter politikane ne kete tranzicion, perfitojne direkt, bile token ne bregdet ,privatit ose shtetit , e kane marre gratis e per ta, natyrisht dihet , i takon ,ja jep PARTIA , eshte ajke e bregdetit . Kam edhe nje pyetje fundit , per tma sqaruar Z Lame , po behet reforma ne drejtesi , cfare na thua , prap si dje dhe ne te ardhmen , do shurro.et kushteta. Jam ne pritje te frazes se fundit mbi reformen ne drejtesi , pres tna sqaroni Z LAME:

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    @ Sul pumi
    A nuk e sheh surratin e lames
    Kopja e Ramiz alise
    Po te jemi realiste nuk eshte vec faji i lames
    Megjithese nuk di ti shoh me sy socialkomunistet.
    Fain e ka kjo politike e qelbur qe me ligjet qe ka miratuar 7501 dhe aluizem e shkaterroi pronen tone
    Per te perfituar per vete dhe sherbetoret e tyre
    Jemi te pafuqishem per te bere gje per kete ceshtje
    Dua te falenderoj shoqatat e Dukatit dhe bregdetit dhe te kritikoj te gjithe pronaret e shqiperise se mesme qe Kane prona ne qytete te medha si Tirana durresit elbasanit qe rrine si
    Sehirxhinj kur ju vidhet prona para syve
    Te gjitha shoqatat duhet te bashkohen per kete ceshtje
    Ne jemi shume
    Mjafton nje llogari e thjeshte
    Shih numrin e dosjeve ne ATp
    Shih numrin e te perndjekurve nga evidencat e ish ministrise se brendshme
    Qe rezultojne te jene edhe ish pronare
    Shumezoi me nga 5-6 trsshegimtare
    Dhe shihe sa shume jemi.
    Mos prisni tju jape njeri prone
    Duhet ta kerkojne vete me ngulm
    Me vjen shume keq qe komunisto sigurimsat na e futen prape
    Vetem nje gje mund ta bejme lirisht
    Ti lutemi Zotit qe keto prona t’nu bien mbi koke atyre qe i Kane zene
    Kancer ju befshin aty ku ju dhemb me shume.

  7. capi dhia says:

    Ju te Shopqates jeni Hajdute qe keni mbetur keq tani, dhe i beni nje cop pacavure Artan Lame Ersekarit ku e kercenoni se Lamen do ta denoje Historia. Po cila Histori ka denuar ndonjenjeri, more kokeloqe Shoqate? Historia ka denuar Enverin, Ramizin, dhe deshmoret dhe heronje e LANC etj. etj. Saliun, Nanon etj., nuk i ka denuar historia sa jane gjalle!
    Po a’ denohen te vdekurit? Vetem ne rastin e Prones private, po denohen jo vetem te gjallet po edhe te vdekurit ne varr. Po ky eshte denim, te gjalle e te vdekur bashke, e jo denimi me libra historie qe nuk i pjerdh njeri ne bote!
    Prandaj mos lani gojen duke shkruar letra, por nderkombtarizoheni ceshtjen e prones. Mos lini shtet, kancelari, organizate, fondacion, OJF, banke, agjensi, shoqate humanitare etj., etj., ne bote pa e vene ne dijeni per genocidin pronor qe po ndodh ne Shqiperi. Gjeni nja dy-tre burra me shkolle e gjuhe te huaja, edhe nga emigracini dhe ua qepni ata zyrave te BE, dhe te DSHAmerikan, deri ne Rusi e Kine. Pra beni nje program pune, gjeni leket per ta realizuar programin, percaktoni afate konkrete, dhe futjuni punes. Me pune, e jo me sume behet lufta per pronesn. Se edhe ata qe i kane rrebyer, me pune i kane pervetsuar. Madje duke vene edhe koken ne rrezik. Kurse ju, Shoqata, i doni ne tepsi argjendi. Frikacake muti. Lini llafet, kafenete, kurvat, dobiclleqet, sekserizmat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje