Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u ka dërguar një shkresë kompanive të sigurimit, ku u kërkon të anulojnë rritjen e çmimeve për siguracionin e detyrueshëm të makinave. Në dokumentin zyrtar, rregullatori që mbikëqyr tregun e sigurimeve vëren se, rritja e çmimeve është e paargumentuar dhe e vendosur pa zbatuar rregulloren në fuqi.
“Pasi mori në analizë të dhënat e raportuara nga të gjitha shoqëritë e sigurimit, Autoriteti arriti në konkluzionin se rritja e bërë nuk është reale dhe e mbështetur mbi baza teknike”.
Mbi këtë bazë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u ka kërkuar shoqërive që të anulojnë rritjen e çmimeve dhe të rikthejnë ato të mëparshmet.
“Si rrjedhojë, kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të aplikimit të tarifave të reja”.
Pak ditë më parë, tarifat e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve u rritën me 20 për qind për të gjitha kategoritë e mjeteve.
Siguracionet, kompanitë: Kemi argumente. Rritja, më e ulët se çdo shërbim tjetër
Për kompanitë e sigurimeve, shkresa e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nuk urdhëron anulimin e rritjes së tarifave, por argumentimin e tyre.
“AMF është një rregullator dhe mbikëqyrës i yni për të mbrojtur qytetarët dhe në këto kushte nuk na censuron. Ajo na ka kërkuar vetëm argumentimin aktuaristik të rritjes së tarifave në shkresë. Dhe ne, këtë ia kemi çuar sot”, thotë Kadri Morina, president i “Eurosig”.
Përfaqësuesit e kompanive kanë reaguar për herë të parë edhe mbi rritjen e çmimeve. Sipas tyre, siguracionet janë rritur më pak se çdo shërbim tjetër.
“Nga viti 1990, tarifat e sigurimeve janë rritur me vetëm dy herë. Rrogat janë rritur me 30 herë. Çmimi i industrisë ushqimore me 20-fish, sikurse niveli i industrisë së shërbimeve me 30-fish”.
Kadri Morina thotë se ky shërbim kushton shumë më pak se shërbimet e tjera, edhe pse merr përsipër një risk të madh.
“Për parkingun paguhen 60 mijë lekë në vit, për lavazhin 40 mijë lekë. Për siguracionin që merr përsipër një miliard lekë dëme, paguhet vetëm 18 mijë lekë”, deklaron Morina./ TCH
Ja niveli shqeto i mendesise se siguruesve. Vetem te mbedhin te ardhura se demet i manaxhojne vete. Po lavazhin po te dua e paguaj po te dua se marr si shebin fare. Hiqe detyrimin e sigurimit te automjeteve dhe rrite cmimin sa te duash…
Ne fakt duhet rritur se edhe sherbimi juaj eshte shume korrekt. larg qofte me pas nei aksident se pas dy muajsh te rimbursoni demin e makines. Gjithmone pas dy muajsh them me fat edhe varet nga vlersimi juaj i famshem. Hajduta.
PROBLEMI QENDRON SE QEVERIA NUK KA HAPUR TREGUN PER KOMPANI TE TJERA TE FUTEN NE KETE BIZNES KESHTU ULJA CMIMIT BEHET NGA KONKURENCA.
ESHTE E VERTET SE QEVERIA SKA CI BEN PRIVATIT POR LIBERALIZIMI I TREGUT C’BLLOKIMI I TIJ ESHTE TERESISHT NE DUART E QEVERISE.
BEJ HABI SE SI OPOZITA NUK JA VE NE DUKJE KETE PROBLEM QEVERISE ME SA DUKET TE DUJA PALET pd DHE ps JANE ‘XHEPAT’ E PAKICES SE PASUR QE LE TE VARFER TE GJITHE SHQIPTARET.
KJO SESHTE DICKA E RE U BE ME KOMPANITE E TELEFONAVE PER 20 VJET E KUSUR U BE/VAZHDON TE BEHET ME AEROPORTING E VETEM MARKACIONIN E NAFTES E BENZINES ME SKANIMIN E DOGANAVE ME KONTROLLIN E SHENDETESISE ME FALJEN E PRONES SHTETERORE QE VLEN 100 NDRA MILIONE DOLLARE ME SHKAKUN E NDERTIMIT TE STADIUMIT ME VJEDHJEN KOLOSALE QE U BE ME ENERGJINE ELEKTRIKE VJEDHJA KOLOSALE QE U BE ME LLOTON/TELEBIGON QE U FAL PER TU MBUSHUR XHEPAT POLITIKANEVE TE KORRUPTUAR ME VJEDHJEN KOLOSALE QE U BE ME RRUGEN E KOMBIT DHE ME KONTRATEN E RE PER TU VAZHDUAR VJEDHJE PER 30 VJET TE TJERA ETJ …. NUK KA MBARIM LISTA E VJEDHJEVE QE JU JANE BERE E VAZHDON TJU BEHEN SHQIPTAREVE TE VARFER… NUK KANE FAJ QE LARGOHEN ME MIJRA CDO MUAJ NGA SHQIPERIA … POPULLI ME I VARFER NE EU VAZHDON TE VARFEROHET… PASURIA PO I VIDHET DHE PO JU LIHEN BORXHE NE KURRIZ PER DEKATA QE DO VINE… KESHTU KRIJOHET NJE REPUBLIKE E BANANAVE … NUK KA BRIRE
o RAME ZAHON DO TI LESH MILONA PO PER FEMIJEVE TE SHQIPTAREVE TE VARFER DO TU LESH MILIONA BORXHE?
KJO ESHTE LEGACIA QE DO TU LENE POLITKANET E MENDEROSUR QE KEMI.