Policia e Shkodrës ka publikuar masat që do të merren në kuadër të ndeshjes miqësore Shqipëri-Marok që do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin e ri Loro Boriçi.
Në disa akse rrugore nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve ndërsa policia ka kërkuar mirëkuptimin e bizneseve pranë stadiumit “Loro Boriçi” që të përfundojnë aktivitetin e tyre në orën 15.