PS mbledh grupin për “Vettingun”, Rama në mbledhje. Peleshi: Mazhoranca është në unison, pretendimet e opozitës të pabaza

30 Gusht 2016, 13:09Politika TEMA

Partia Socialiste mblodhi sot për herë të parë pas pushimeve grupin parlamentar, vetëm pak orë para seancës parlamentare të jashtëzakonshme ku pritet të miratohet ligji i “Vettingut”.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit Edi Rama i cili ka folur për rëndësinë e ligjit që do të votohet sot në seancën e jashtëzakonshme në orën 17:00.

Në një prononcim për mediat zv.kryeministri Niko Peleshi, tha se mazhoranca ka qëndrim në unison sa i përket vendimit për votimin, dhe se pret edhe konsensusin e opozitës në orët në vijim, pretendimet e së cilës socialisti i quajti të pabaza.

“Kemi qëndrim të qartë për seancën e sotme, shpresojmë të bashkohet edhe opozita që të miratojmë ligjin e vetingut. Mazhoranca është në unison, shpresojmë ky unison të kapë edhe opozitën.

Siç e dini ka pasur kontestime, vërejtje nga opozita, për ne nuk qëndrojnë. Kemi miratuar një ndryshim kushtetues që parashikon në mënyrë të pazakontë cdo detaj.

Opozita pretendon se është antikushtetues, është e pabazuar por shpresoj që deri në orët e fundit të ditës t’i bashkohet konsensusit”, tha Peleshi.

 

3 komente në “PS mbledh grupin për “Vettingun”, Rama në mbledhje. Peleshi: Mazhoranca është në unison, pretendimet e opozitës të pabaza”

  1. Tirana says:

    Eshte antikushtetuese se do qe tw mbroje gjyqtaret dhe prokuroret e GERDECIT, 21 JANARIT e prokuroret e famshem te mbroitjes se LULZIM BASHES per rrugen e kombit. Duhen mbrojtur prokuroret,specialistet e gjyqtaret qe mbrojten KRIMINELIN DHE NJE NGA ME IDIOTET UDHEHEQES TE HISTORISE SE SHQIPERISE,SALI Berishen………. Duane te mbrojne FULLANET e hajdutet e tjre te ketij populli. POR pa denimin e ketyre nuk ka drejtesi………

  2. Qazim Mulleti says:

    “Vetingu” dhe ” unison”, o njerez te pagdhendur dhe te zgjebosur, shkruani, flisni shqip o mjerane Plepash…

    Percmimi ndaj gjuhes meme eshte pjese e shkaterrimit shpirteor te njeriut ne Shqiperi.

    Kur nuk felt dot gjuhen tende si mund te hapesh b..the me gjuhen e huaj

    Per day me siper nuk ja vlen te degjosh mostrat mafioze politikane.

  3. Kola says:

    Terci-verci. SHQUPI s’mund ta konceptoje ndryshe opoziten vec duke u tallur me gjithcka te ketij vendi. Jepini dum kesaj pune, se po beheni edhe ju me te pabese se SHQUPI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje