Kongresmeni Eliot Engel po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa së bashku me ambasadorin amerikan Donald Lu po zhvillojnë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.
Tepër të shqetësuar nga strategjia e bojkotit të miratimit të ligjeve për implementimion e reformës në drejtësi nga ana e PD, por dhe kundërvënia ndaj SHBA dhe BE, miqtë e Shqipërisë nuk reshtin së vizituari selinë e PD.
Takimi i Eliot Engel dhe Donald Lu me kreun e PD zhvillohet vetëm pak ditë pas miratimit të ligjit të Vetingut, që është hapi i parë i zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Partia Demokratike nuk e votoi, ndërsa ligji u miratua me 88 vota nga PS-LSI dhe PDIU.