Gjykata Kushtetuese kthen çështjen “Doshi” në Gjykatën e Lartë, sajoi atentatin

1 Shtator 2016, 16:34Kronika TEMA

Gjykata Kushtetuese vendos të kthejë sot në Gjykatën e Lartë çështjen “Doshi” me pretendimin se është kompetencë e Gjykatës së Lartë marrja e një vendimi për deputetin Tom Doshi i akuzuar për kallëzim të rremë.

Gjykata e Lartë do të vendosë nëse Tom Doshi sajoi një atentat të mundshëm ndaj tij e deputetit Mhill Fufi, autori i të cilit supozohet se do ishte Durim Bami, me porosi të Ilir Metës.

Deputeti Tom Doshi akuzohet se ka bërë kallëzim të rremë me deklaratat e tij publike, me  paraqitjen te ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë dhe me versionin e dhënë për ngjarjen në Prokurori shkruan Java.

Po kështu, deputeti Tom Doshi akuzohet se ka kanosur 36­vjeçarin Durim Bami që të pohonte në videon e regjistruar në Tiranë se “kishte marrë porosi për vrasjen e Tom Doshit e Mëhill Fufit”.

Ndërkaq, deputeti Mark Frroku akuzohet se ka dhënë deklarata të rreme para prokurorëve në dy paraqitjet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas akuzës, këtë vepër penale Frroku e ka kryer kur ka pretenduar se nuk ishte ai që njoftoi Tom Doshin për “skenarin e vrasjes”, si dhe kur ka pretenduar se nuk njihej me Durim Bamin.

Nga hetimi, sipas Prokurorisë, ka rezultuar se deklarimet e Frrokut kanë qenë të rreme.

Dy deputetët akuzohen tashmë nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa gjykimi i tyre bëhet në Gjykatën e Lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje