Televizioni Publik Shqiptar ka shpjeguar nuk e transmetoi mbrëmë ndeshjen miqësore të Kombëtares.
Përmes një deklarate për mediat RTSH sqaron se nuk ka faj që nuk transmetoi ndeshjen Shqipëri-Marok, pasi të drejtat për këtë ndeshje i ka një palë e tretë që kishte organizuar takimin.
RTSH hedh akuza të rënda për për procedurat e shitjes së të drejtave të transmetimit të kombëtares dhe atë që e cilëson si “privatizimin” e kuqezinjve.
Më poshtë reagimi i plotë:
RTSH ndjen për detyrim të sqarojë publikun e gjerë, se përse nuk u transmetua ndeshja miqësore ShqipëriMarok, zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, ditën e mërkurë në mbrëmje. Duke lënë mënjanë, gjithçka që është thënë dhe shkruar qoftë nga njerëz të painformuar, apo më keq akoma të telekomanduar, ju sqarojmë se kjo ndeshje jo zyrtare nuk i është ofruar fare RTSHsë. Institucioni ynë është interesuar qysh ditën që është shpallur kjo ndeshje miqësore tek kompania që gëzonte të drejtat televizive, por ende sot e kësaj dite nuk kemi një përgjigje zyrtare për ofertën e dërguar nga RTSH.
Pavarësisht çdo çmimi, RTSH siguron se do të blejë çdo të drejtë të çdo ndeshjeje të Kombëtares, sikurse ka bërë me kualifikueset e Botërorit, por kur kjo behet në rruge zyrtare, ligjore, me procedura të rregullta tenderimi, për sa kohe që nën presionin e interesave, ligji që i jepte me parë të drejtën automatike RTSHsë, të transmetonte ndeshjet e Kombëtares, është amenduar. Ju sigurojmë, që nuk jemi dhe nuk do të bëhemi pjesë e pazareve të tavolinave që bëhen nga sekserë të ndryshëm. RTSHsë nuk i ka ardhur asnjë ofertë zyrtare, nga asnjë institucion apo kompani në lidhje me këtë miqësore.
Lajmet dhe shifrat që qarkullojnë janë të pavërteta dhe me një qëllim dashakeq. Cilido është i ftuar pranë institucionit tonë për tu informuar në lidhje me gjithë procedurën zyrtare të ndjekur nga RTSHja në këtë rast. Ne, patjetër e kuptojmë reagimin popullor në lidhje me “privatizimin” e Kombëtares, e cila përsëri nuk u transmetua në asnjë kanal televiziv “free” (pa pagesë), por nuk mund të mbajmë mbi supe “faturën” për këtë mostransmetim ne si RTSH që kemi bërë përpjekjet maksimale deri në minutat e fundit.
Ka ikur ajo kohë kur ky institucion ka blerë të drejtat televizive nga sekserë që duan të pasurohen, ose të nxjerrin shpenzimet e tyre, nëpërmjet shitjes “dorë më dorë” të Kombëtares dhe të drejtave televizive të saj. RTSH edhe këtë radhë ka ndjekur çdo procedurë, duke u interesuar direkt tek kompania që “gëzonte” këto të drejta dhe nuk është faji i institucionit tonë, që kjo kompani, pa patur asnjë masë detyruese nga FSHFja (për ta transmetuar të paktën në një kanal pa pagesë Kombëtaren), as nuk shpall tender të drejtash televizive dhe as nuk e konsideron fare kërkesën e RTSHsë.
E pra, RTSH nuk mund të përdoret më, si “dorë e tretë” apo e katërt, blerjesh të drejtash që rriten artificialisht dhe pa asnjë logjikë tregu, por me synimin e vetëm për tu pasuruar nga “magjia” që dhuron Kombëtarja e futbollit. RTSH ju informon se ka nisur një politikë të re, sidomos në transmetimet sportive. Kontratat e lidhura për ndeshjet kualifikuese të Kombëtares Shqiptare, ndeshjet kualifikuese të Kosovës, të ekipeve më të njohura evropianë, të fazave finale të Botërorit 2018, apo 2022 (të drejta ekskluzive këto), të ndeshjeve të Kampionateve shqiptare të futbollit (Kategoria Superiore, Kategoria e parë, apo Kampionati i moshave), të UEFA Europa League, duke transmetuar qysh në periudhën e verës, ekipet shqiptare si Kukësin apo Partizanin, ekskluzivisht,… ndoshta këto, kanë shqetësuar me të drejtë operatorët e tjerë.
Ju garantojmë që ky është vetëm fillimi… RTSH do të bëj maksimumin, sot e në vazhdim që të garojë në çdo tender të drejtash transmetimi si një institucion serioz, si një partner ideal mediatik për çdo Federatë, për çdo aktivitet, kombëtar e ndërkombëtar. RTSH transmetoi për të parën herë, Kombëtaren tonë të basketbollit në një ndeshje luajtur në Gjeorgji një ditë më parë dhe do vazhdoj t’i transmetojë të gjitha ndeshjet kualifikuese që Përfaqësuesja jonë “e koshit” do të zhvilloj në kuadrin e kualifikueseve për Euro 2017.
Po kështu, do të vazhdojmë edhe me volejbollin shqiptar, për të përmbushur jo vetëm misionin si media publike, por edhe për të shërbyer në rritjen e cilësisë së sportit kombëtar. Kanali sportiv televiziv pa pagesë, RTSH Sport, që do të fillojë transmetimet 24 orë në ditë dhe që do të ketë shtrirjen e TVSHsë, siç duket, ka stimuluar ndjeshëm “baltën” e hedhur orët e fundit, por kjo nuk na ndal dot në rrugën që kemi nisur… Takohemi të hënën në mbrëmje, drejtpërdrejtë nga “Loro Boriçi” me debutimin zyrtar të Kombëtares sonë, Shqipëri – Maqedoni, ora 20.45 në RTSH HD, TVSH dhe RTSH Sport. Departamenti Sportit në RTSH!
A kane emer keta matrapaze dhe hajdute ? Mos na thoni qe prapa tyre qendron perseri sander frangaj. Nese po ky vend ka arritur fundin, ky sandrushi vetem ca vite me pare i vodhi shqiptaret me nje pakete e cila falimentoi dhe nuk i ktheu as edhe nje lek shqitareve te culet vriten per nje gote raki por per sandrushin qe i vjedh nuk e ngre askush zerin, aq me pak prokuroria e ujit me kos
Emri i sekserit eshte Shakohoxha, hokatari i Ed Rames dhe miku i Dukes.
Eshte Rilindja Socialiste Shqiptare
qe merr nga cdo kontrate me OSSHE
nga 12 mije lek ne vit si takse televizori.
Nuk transmetoj ndeshjet me te rendesishme
qe ishin ne kampionatin europian ne France
ku per here te pare morem pjese.
Edi Rama nuk ka turp dhe kjo ka shume arsye
po njera eshte se gjysma e shqiptareve qe e
mbeshtesin jane njerez te pacivilizuar pamvaresisht
se kane sajuar ndonje diplome shkollimi.
Po pse nuk e dhane si perfundim?
Edushi si Salushi, si gjithe plerat e politikes, nuk eshte ne pushtet per te qeverisur shqiptaret po per te vjedhur cka la Berisha.
Dhe hapur bile, me forcen e ligjit, megjithese jane akte antikushtetuese
Kombetarja eshte kthyer ne prone private e Armando Dukes.
Shume e vertete! Armando barkderri e surratmuti ka uzurpuar kombetaren dhe po e shkaterron duke vjedhur miliona euro!!!
Me ligj duhet qe cdo aktivitet i ekipeve perfaqesuese ne cdo lloj sporti duhet te transmetohet nga RTSH, stacioni televiziv kombetar,
per te cilin paguajne 100% e familjeve shqiptare dhe kjo te jete e detyrueshme per aktivitetet kryesore futboll, basketboll, volejboll dhe
gjithe sportet pararoje si peshengritja etj.
RTSH te sqaroje kush ja ka hequr te drejtat e transmetimeve te ndeshjeve te ekipit kombetar te futbollit, Digitalb, kompanite e basteve apo
lokalet a kafeneve? Konkretisht populli shqiptar nuk e ka ndjekur dot dje ekipin kombetar, besoj ne nje mase mbi 80%, mbasi nuk e kane
edhe takatin financiar per te blere platformat dixhitale apo takatin fizik qe te dalin naten per te pare keto ndeshje. Kjo privon edhe brezin e adoleshenteve qe te ndjeke nga shtepia keto evenimente duke i shtyre ato te frekuentojne lokalet apo pikat e basteve, te cilat funksionojne
pa asnje standart. Masa e gjere e popullit kerkon te shikoje ekipin kombetar perpara se Barcelonen, Bajernin apo te tjere.
Ju lumtë…sipas ligjit jo Maliqit.
Shpresojmë për më shumë cilësi në RTSH, na dhëmb se është fytyra e shtetit shqiptar.
Respekt dhe faleminderit për sqarimin.
Edhe ketu fajin Sali Serbi e ka???
Zef
Jo zef ketu se ka fain Sali Serbi..por “ne” qe e quajm serbe salen…pranojme qe e ka fain Edi…ne ndryshim me “ju”.Sidoqoft salo-serbi per keto te kombetares ishte i zgjuar….luajti me ndjdnjat e shqiptarve qe kane per kombetaren…ndersa “ky” i gjati se can trapin …lek lek lek.Pesonalisht preferoj te mos kemi fare as. skuader kombetare…sesa te kesh sali serbin shtetas shqiptar.
TVSH-ja nuk e rruan shume,1000 lekshin e merr nepermjet faturimit !
Ky subjekt nuk e njeh konkurencen,te vetemin rast qe kishte,per ta shikuar qytetaret,nuk e shfrytezoi.
Ben “indiferentin” !
Nuk e ka fain kryekrimineli por jane falangat e tije qe e kane bere monopol kete pune.. Mafja eshte e veshtire te shkaterrohet brenda ketije viti.
Agron Duka eshte bere i pazevendesueshem! Ka te drejte se nuk gjenden figurat qe kan qene yjet e futbollit shqiptare. Mendoj se koha do ti fshije keto plehra qe kan shkaterruar sportin me te rendesishem.
O TVSh, keni shkruar shume po s’na kenI thene asgje. ju jeni I vetmi television shteteror dhe kombetarja eshte e vetmja perfaqsuesen e Shqiperise, kurse ne jemi te vetmit qe paguajme per Ju, bile ju paguajme me detyrim. Perse na ngaterroni me te tretin e te katertin, pa na thene as kush Jane e perse Jane fut ne kete mersele.
Dje ka pas shume qe prisnin te shikonin Jo vetem ndeshjen po dhe stadiumin e ri, kurse ju se rrujtet fare. Ju duheni shkul nga rrenjet dhe keto raste ndoshta e bejne me te afert ate dite..
RTSH-n kame vite qe nuk e shikoje, se ai ishte ne sherbim te Sali Berishes,dhe jemi merzitur shume kur i bente elozhe Beishes,Bashes dhe pd-ke.Edhe pse i jap leket ne faturen e energjise,perseri nuk mundem ta shikoje,se na u be Sali Berisha si burri i nenes.Me vjen keq,qe RTSH-ja eshte kanali zyrtar i vendit ton,por po punon si i njeanshem.Akoma,qe ylli i Berishes po perendon,ai kanal vazhdon me te djathtet.Per ndeshjen nuk paska faj.
RTSH mos na luaje djalin kopil!Europjanin e futbollit e shiti tek Top channel,po ashtu edhe Olimpiaden e Brazilit nuk e dha te plote.Ku i ka keto tvsh sport,tvsh1,tvsh2,sepse mezi shohim nje tvsh dhe per kete u rremben qytetareve me faturen e dritave 1000 leke ne muaj.Eshte i detyruar te jape eventet e medha sportive boterore dhe kombetare si ne kohe te socializmit,
DREJTORI I RADIO TELEVIZIONIT ESHTE I PA AFTEE. Te jap dor heqjen dhe te jap llogari para popullit. Drejtori njihet si qeflli per te zhvatur leke. Arsyja mund te jete dhe ndonje matrapazllek qe behet me kompanite private.
Po mire, po ndeshjen me Maqedonin si do ta transmetoje? Pse nuk beri dhe per ndeshjen me Maromun ate qe mendohet qe ka bere per ndeshjen me Naqedonin. Cdo gje eshte e qarte: Presioni popullor e detyroi te transmetoje ndeshjen me Maqedonin, tetjerat qe shkruan jane pallavra.
02.09.2016
Jam shume dakort me komenten e bera per RTSH, por i pakoruptuar do ngalet ky instutucion, kur te gjithe insu… , qe nga mp,mm etj. jane ajdute me cisme. sidomos i pazevendsushomi DUKA ….!
O RTSH-ja mos mendoni se ju jeni free sic e keni shkruar me larte edhe ju me pagese jeni, madje me pagese te detyruar. cdo muaj i merni taksen e pageses cdo qytetari apo objekti ke fatura e dritave edhe pse objekte apo subjekte te shumte nuk i hyn ne pune televizori pasi nuk kane te bejne fare me te ne biznesin e tyre. Kur ju te hiqni taksen jeni pa pagese per momentin edhe ju me pagese jeni.
Te lexosh @ali, @bushi, @ profeti…e me radhe, vetem ngaterrohesh me shume. Por, ka ca gjera, qe njerezit tashme duhet t’i dine.
Te mos jargavitet njeri se paguan 100 leke ne muaj per RTSH. Kjo nuk eshte e vertete. Kete e perhapin televizionet private dhe sekseret e tyre, te cilet kane vite te shumta qe bllokojne dhe vjedhin RTSH. 100 leke eshte taksa qe paguhet per aparatin marres, qe eshte nje takse qe paguhet ne te gjithe Europen e sotme. Ne Shqiperi paguhet 5 here me pak se ne Kosove dhe Bosnje-Herzegovine. Shteti ia jep kete takse RTSH dhe nuk i jep fondet e nevojshme per funksionimin e tij. Deri para dy vitesh, kjo takse nuk mblidhej as 40%. Tani mblidhet me shume, por prape nuk mblidhet aq sa duhet.
Pasi u perpoqen te pengojne projektin e dixhitalizimit te RTSH, te mbeshtetur edhe nga ministra, qofte te PD, qofte te PS, keta televizione private nuk lene rast pa sulmuar per ta bllokuar RTSH. Edhe blerja e te drejtave te kampionatit te shkuar europian, eshte nje poshtersi e sajuar midis drejtuesve te RTSH dhe ketyre televizioneve private. Duhet thene se Thoma Gellci nuk ka gisht ne kete ceshtje.
Dje, degjova se kampionatin e futbollit te superliges shqiptare do e transmetonte ekskluzivisht SuperSport. Kjo bie ne kundershtim me ate qe deklaron RTSH. Kush ka te drejte?
A e keni vene re se ne paketen e Digitalb eshte dhe RTSH? Pse? Sepse, kur RTSH transmeton programe, sidomos sportive, qe Digitalb nuk ka te drejte t’i transmetoje, ai perseri i transmeton. Kaq gje e kupton edhe bufi.
RTSH duhet te luftoje qe t’i jape taksapaguesit shqiptar cdo ndeshje te kombetares. Bile me shume se kaq. Duhet te bleje te drejtat e ligave europiane, sepse i ka mundesite. Me mire te na jape ndeshje futbolli e sporte te tjera se sa te na beje te degjojme bisedat e llojeve te ndryshme, qe fillojne ne mengjes, diten e hene, dhe vazhdojne deri ne mbremje te dites se diel. Per keto biseda harxhohen aq leke ne vit, sa mund te blihen te drejtat e kampionatit europian dhe boteror te futbollit. Ju siguroj se nuk eshte hiperbole letrare, kjo qe shkruaj.
Para RTSH ka detyra shume te medha. Ajo duhet te ndryshoje menyren e prodhimit te programeve dhe te prodhoje e te bleje programe, te cilat te pelqehen nga publiku shqiptar. Kjo do para dhe qeverite shqiptare te mos justifikohen se i japin RTSH taksen e aparatit.
Europa i kushton shume kujdes RTV publike. Eshte kjo aresyeja qe keto RTV sot jane ne krye te sondazheve.
Nje RTV publik eshte zeri dhe figura e Kombit. Ai duhet perkrahur, nuk duhet lene ne meshiren e fatit.
Deri tani jam nje njeri indiferent ndaj Thoma Gellcit. Pres te shoh se cfare do beje ai. Nuk bej pjese nder ata qe duan ” ta denojne me burg”, kjo me duket qesharake. Bej pjese nder ata qe i thone te filloje te punoje per RTSH, sepse koha punon per kete institucion.
Jeni i vetmi kanal qe vilni taks direkt nga cdo familje shqiptare qe ka aparat TV. Ju duhet ti kerkoni gjatoshit qe t’ju mbeshtes me dhenien e te pakten dy ndeshjeve me te rendesishme te kampionateve te Europes, nje te shtunen dhe nje te dielen. Dhe kjo free, pa pagese, e zyrtarizuar nga AMA apo nga dreqi dhe i biri. Njerzit fukarenj kane nevoje qe te humbasin mendjen te pakten keto dy dite te javes sepse nuk kane leke dhe nuk dine se si te shlosheshin sadopak. Mire pensionet qe nuk na rriten, papunsia ka vajtur atje ku nuk mban me, por te mos besh edhe kaq gje per kete popull, kjo i kalon te gjithe kufijte. Sepse do vijne zgjedhjet dhe ne nuk kemi per ta harruar kete fakt. Le te pirdhen ata qe duan te pasurohen nese ndihen keq per vetem dy ndeshje ne jave qe ju dublohen nga TVSH. Sa per ndeshjet e kombetares, kjo kalon cdo kufi poshtersie. Mbreme pame ndeshjen Itali – France, “pa pagese”, (pa pagese i thencin se Albtelekomit ja paguajme sa frengu pulen sherbimin e internetit dhe TV qe na ofron.), por Rai te pakten e jep ndeshjen e kombetares free, pa pagese. Ne nuk e japim fare ndeshjen tone dhe kur, ne diten e inagurimit te rikonstruksionit te nje stadiumi….