Demokratët nuk heqin dorë nga kontestimi i të gjitha ligjeve për implementimin e reformës në drejtësi, pavarësisht se janë hartuar nga SHBA-BE.
Madje demokratët nuk janë tërhequr dhe nga fakti se 28 amendamentet për ligjin e “Vettingut” që kaloi në Kuvend pa votat e PD, asnjë prej këtyre amendamenteve nuk u mor parasysh.
Kështu, pas votimit nga mazhoranca të ligjit të vettingut, opozita prej disa ditësh ka nisur punen për të bërë oponencën e dy ligjeve të tjera të reformës në drejtësi, atij për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, i njohur si ligji i SPAK dhe ligjit për qeverisjen e gjyqësorit.
Ndonëse nuk u morën në konsideratë amendamentet e opozitës për vettingun, sërish PD po punon ligjet e tjera në kuadër të plotësimit të reformës në drejtësi, pasi votimit unanimisht me 22 korrik të paketës së ndryshimeve kushtetuese.
Ende nuk bëhet e ditur se cilët janë ato nene që opozita ka vërejtjet saj por gjithcka po lexohet me vëmendje nga ekspertët e PD.
Me celjen e sesionit të ri parlamentar këto dy ligje do të jenë të parët që do të diskutohen e të kalojnë fillimisht në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi e më pas në seancë plenare.
Këto ligje ashtu si edhe katër ligjet e tjera kërkojnë shumicë të cilësuar të votave në parlament, vota të cilat mazhoranca aktuale i ka.
Keta te pd-ke jane vertete te marrosur.Te gjithe shkojne ne rrugen e drejte,kurse keta nga humnera.Nuk kane sy ne ball? Nuk kane ment ne koke? Kete reforme e do i gjithe populli shqipetare,pd-ke nuk e do.Me kete kuptojme se keta jane kundra popullit.Atehere,pse kerkojne voten e tij? A mund tja jap populli voten,kur pd-ke po vepron kundra tij.Eshte per tu çuditur,dhe nuk munde te them se kur do jete ajo dite,qe udheheqjes se pd-ke tu vijne ment.