Interesim i çmendur, shiten 15 mijë bileta të Kombëtares për ndeshjen me Maqedoninë

4 Shtator 2016, 18:25Sport TEMA

Mbi 15 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm nesër në stadiumin “Loro Boriçi” për të ndjekur ndeshjen e parë të edicionit eliminator për Botërorin 2018 mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Burime zyrtare në FSHF treguan dje për “Panorama Sport” se deri më tani janë shitur afërsisht 15 mijë bileta dhe mendohet se pjesa e mbetur do të blihet e gjitha nga tifozët deri ditën e ndeshjes. Stadiumi ka një kapacitet prej 16.022 vendesh të ulura. Vetëm tribuna E5, ku mendohej të qëndronin tifozët e Maqedonisë, do të jetë e boshatisur.

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka konfirmuar se nuk do të ketë mbështetës në Shkodër. Ndërkohë, mësohet se 4 mijë bileta janë rezervuar kohë më parë nga tifogrupet që janë gjithnjë prezente në ndeshjet e Kombëtares. Interesimi ka qenë i madh, teksa një pjesë e konsiderueshme e biletave është shitur “online” që disa javë më parë.

1 komente në “Interesim i çmendur, shiten 15 mijë bileta të Kombëtares për ndeshjen me Maqedoninë”

  1. Donbosko says:

    Ore gazetar!! Po perse qenka “i cmendur” interesimi per ndeshjet me kombetaren? Mjaft me me keto tituj ekstreme dhe jo racionale! Tregon se sa te pavertete jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje