Jahmir Hyka i mungon Kombëtares shqiptare prej një periudhe të gjatë, teksa aktivizimi i tij i fundit datonte më 15 Tetor 2013 në sfidën eliminatore të kampionatit Botëror të Brazilit ndaj Qipros.
Rikthimi tek kuqezinjtë përkoi në një test miqësor, atë ndaj Marokut ku sinjalet e 28-vjecarit ishin pozitive. Në konferencën për shtyp përpara sfidës së parë ndaj Maqedonisë e vlefshme për grupin G eliminator të Botërorit Rusi 2018, mesfushori i Luzernës evidenton ndryshimet tek kuqezinjtë:
“U bënë dy vjet dhe nuk është një periudhë e shkurtër kjo. Gjërat kanë ndryshuar në Kombëtare dhe personalisht më pritën mirë. Më bën përshtypje fakti që lojtarët dinin se cfarë të bënin në fushë dhe u përshtaten shpejt skemave. Arritja e Europianit tregoi që fryma e grupit është e mirë dhe kjo është pozitive.”
Përshtatja me grupin e futbollistëve, por edhe me të gjithë ambientin kuqezi vihet re menjëherë, teksa nga Jahmir Hyka kërkohet një vlerësim për kundërshtarin. 28-vjecari të krijon përshtypjen se ka qënë pjesë e grupit në cdo sfidë:
“Maqedonia është ekip i fortë dhe vijnë këtu për pikë, por nëse tregojmë lojën tonë si në Europian dalim me fitore.”
Ajo që shqetëson në ecurinë e Kombëtares shqiptare është mungesa e golit, teksa trajneri Gianni De Biasi provoi disa variante taktike në miqësoren ndaj Marokut:
“Nuk është e lehtë për sulmuesit, pasi nëse luajmë me një sulmues atëhere duhet të mbështesin mesfushorët. Këtë është munduar të na e shpjegojë De Biasi. Ndjehem mirë me skemat e përdorura teksa jemi gjithnjë në proces mësimi.”
Dëshira e mesfushorit për të ndihmuar sa më shumë skuadrën në fushë është e madhe ashtu si tek cdo lojtar tjetër. Pasi bën të ditur se aktivizimi i tij është detyrë e trajnerit, Jahmir Hyka tregon dhe atmosferën që gjeti në ekip pas debateve të fundit nga largimet e disa kuqezinjve në drejtim të skuadrës së Kosovës:
“Në grup nuk ka probleme midis kosovarëve dhe shqiptarëve, atmosfera është shumë e mirë dhe nuk ka asnjë shenjë negative.”/ SS
Jo me xheste islamike o xhuxh se futbolli eshte sport argetimi se sna plasi trapi per muslumqent.
Jeni të çuditshëm. të gkithë kokmbet tentojnë të bashkohen ,ndërsa ne shikojmë vetëm të ndahemi.Si ka mundësi që një shqiptarë që jeton në Shqipërinë administrative të mos jetë në gjendje të kupton se shqiptarët janë të gjithë njësoj, kanë një gjuhë një kulturë, prandaj edhe përdorimi i termit kosovar është shumë i gabuar.kosovarët që po i quani ju janë shqiptarë.Si do ti quanit ju shqiptarët në Maqedoni, me siguri maqedonca, po ato në Preshevë,, serb, po ata në Mal të zi,,,, malazez, në reqi,, grek, në itali ,,italian e kështu me radhë.Kjo tendencë është shumë e dëmshme për ne o njerëzturp për ata shqiptarë që nuk njohin veten.Më mbushet mendja se më shumë njohin Greqin e Italin se sa Shqipërinë Natyrale.Ky veprim i yni nuk do koment ..