Shenjtërimi i Nënë Terezës: Roma blindohet nga ajri dhe toka

4 Shtator 2016, 09:03Bota TEMA

Kryeqyteti i Italisë, Roma, blindohet nga toka dhe ajri nën masa të rrepta sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezë që do të mbahet në sheshin e “Shën Pjetrit”.

Përgjatë ditës së sotme, nga ora 08:00-19:00 janë të ndaluara fluturimet mbi Vatikan.Forcat Ajrore kanë përgatitur një sistem për zbulimin e fluturimit të avionëve të paautorizuar. shkruan Oranews. Në gjendje gatishmërie janë ekipet e emergjencës së policisë dhe karabinierët.

Masat e shtuara të sigurisë vinë jo vetëm për shkak të numrit të madh të besimtarëve që pritet të jenë sot të pranishëm në ceremoni, por edhe prania e 13 personaliteteve të huaja, krerë shtetesh e qeverish.

Një vëmendje të shtuar ka edhe për sigurinë e Papa Françeskut, i cili duket mjaft i qetë: “Ne do të kemi një gëzim duke e parë atë të shenjtë, e meriton”.

3 komente në “Shenjtërimi i Nënë Terezës: Roma blindohet nga ajri dhe toka”

  1. st. says:

    ah silur te kishte goje e verteta te fliste…

  2. THOTH says:

    Nuk e di, por ne baze te disa hetimevekjo lokja sikur pastrone parate e Papa Paul…

    Ka shume artikuj online qe e mbeshtesin kete fakt.

  3. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    Nje dite e bekuar kjo nga Zoti per gjithe kristanet shqiptare e jo vetem.Lavdi vepres madhore e N.Tereza,lavdi Vatikanit per nderin e madh qe i ben N.Tereza-s dhe kristianeve shqiptare.
    Sa per sunitet apo shiitet shqipfoles ata te kujtojne 525vjetorin e sulltan Muratit………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje