Koço Kokëdhima është shfaqur dje në Vlorë para socialistëve, si shpëtimtari i së majtës.
Ai ka thënë se do ta bashkojë të majtën, e cila është e përçarë.
Kokëdhima si duket i referohet LSI-së, parti me të cilën është afruar shumë kohët e fundit.
Ai ndërkohë ka thënë se kandidatët për deputetë nuk duhet të emërohen nga Tirana, pra nga kryeministri Rama, por nga baza.
A thua se vetë Kokëdhima nuk u bë deputet nga Rama tre vite më parë, pa u pyetur fare baza!
“Unë kam insistuar gjithmonë që kjo reformë të thellohet më tej dhe këtë gjë do ta bëj me këmbëngulje deri në fund. Të thellohet që vendimmarrja e PS-së të ndahet me anëtarësinë e thjeshtë për të gjitha çështjet e rëndësishme.
Për aq kohë sa forumet drejtuese të PSsë janë në një gjendje shumë të diskutueshme përsa i përket standardeve politike, kulturore, ideologjike e organizative, nivelit të përgjegjësisë dhe demokracisë së brendëshme, roli i anëtarësisë të partisë duhet të jetë shumë më i lartë në vendimmarrjet politike të PSsë.
Sa figura deputetësh janë të papëlqyeshme për njerëzit, sa shumë deputetë nuk gëzojnë asnjë respekt dhe asnjë vlerësim nga zgjedhësit e megjithatë ata ndërrojnë qarqet çdo katër vjet dhe vazhdojnë të rrinë në parlament.
Si vijnë këta njerëz, si bëhen deputetë këta njerëz? Secili nga ne ka në imagjinatë shembuj të ndryshëm dhe emra që nuk do mund të përzgjidheshin kurrë në lista nqs do pyeteshin zgjedhësit.
Si e bëjnë të mundur këta persona që hop dhe të jenë në krye të nivelit të përfaqësimit të qytetarëve.
Arsyeja është shumë e thjeshtë: sepse nuk diskutohet me bazën e partisë dhe me qytetarët. Ja pse insistoj unë në këtë çështje”u shpreh Kokëdhima gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të PS-së Vlorë.
“Kokëdhima është më i majtë se të gjithë ata që thonë që do shkojë këtej, do shkojë andej, është më socialist se të gjitha ata që predikojnë se në cilën parti do të vejë Kokëdhima.
Unë do të insistoj për ta zhvilluar dhe për ta bashkuar të majtën e Shqipërisë. E majta në Shqipëri i ka të gjitha kushtet dhe të gjithë luksin të planifikojë qeverisje dhe zhvillim afatgjatë të vendit.
Nëse ne bashkojmë dhe modernizojmë të majtën mund t’ja dalim të mos i shndërrojmë institucionet e shtetit si tani, në inkubatorë votash përmes punësimeve partiake e jashtë kërkesave profesionale.
PSja ka detyrimin që t’u japë mundësi qytetarëve që të luajnë rol për fatin e tyre, t’u japë mundësi qytetarëve dhe anëtarëve të thjeshtë të PSsë që të marrin pjesë në politikëbërje dhe në qeverisje“ u shpreh ai.
Ish-deputeti është fokusuar tek reforma në parti dhe tek zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke kërkuar që të jetë vetë baza ajo që do të propozojë kandidatët për deputetë dhe jo të emërohen persona nga Tirana, siç vetë Kokëdhima u emërua në vitin 2013, edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me PS-në.
Fisniku mbetet fisnik!
Cfare nuk thane e cfare nuk thone per ta cfytyruar kete njeri, i veshen lloj–lloj epitetesh, e ben armik te PS dhe te se majtes.
Te gjitha keto , ata qe kane mllefe dhe nuk e njohin mire ose nuk duan ta njohin ashtu si ai eshte: fisnik nga rrenja!
Ky Koqua nuk eshte ne terezi. Ky harroi qe eshte zgjedhur vete per deputet nga vete Rama madje ne momentin e fundit te listave. Tani na hiqet si babaii PS, kur nuk ka asnje merite. Ai e ka hallin gjetke sepse i iken nga duart te gjitha kompetencat qe ai kishte ne Jug sidomos per bemat e tij ne lidhje me pronat, pronaret, hipotekat, emerimet ne struktura te ndryshme, ne parti e kudo aq sa nuk pyeste as koleget e vete deputete ne Jug te vendit. Madje me ata ka qene ne konflikt te hapur, por Rama e kuptoi me vonese se kush ishte ai. Dhe tani ai do te bashkoje Partine. Pika qe ste bie o Koqe. Ky eshte nje burre shume i lig, i poshter, pervers dhe hajdut me cizme me gjithe kompanite e tij qe nuk paguajne as punonjesit. Ikm Koqo Kokedhia dhe rri rehat se jua shpife edhe socialisteve edhe njerezve.
Kokedhima eshte vizonar politikan i shkelqyer, ideolog e jep zgjidhje per cdo sitat te komplikuar.
O njerez po perse n uk merreni me faktin e mesazhit qe ai transmeton? Kur nuk keni asnje gje per te shkruar mbi argumentat e tij filloni e sulmoni personalisht. A ka mundesi qe kjo qeveri, antaret e kujtdo Partie te fokusohen ne thelbin e gjese? Perse mos te zgjidhen kandidatet per deputet nga vet baza e Partise?
Aq bie ere politika shqiptare sa kur gjerat vene ne rrugen e duhur duken dhe percillen si paradokse. KK po ben nje pune qe eshte inovatore dhe do ngelet ne dekadat e fundit .
Problemi eshte i thjeshte, ne listat e zgjedhjes se cdo partie te futen me shume kandidate dhe perzgjedhja ti takoje votuesit-e ka shprehur dhe Merua kete variant. Keshtu eshte e pamundur qe deputetet te jene zgjedhje e kryetarit.
Eshte nje nder idete dhe parimet me te rendesishme zgjedhja e deputeteve nga baza. Vetem nepermjet zgjedhjes se deputeteve nga baza qytetaret dhe anetaresia e thjeshte mund te jene me prane qeverisjes dhe politikave qe do te hartohen. Nuk duam nje deputet i cili nuk interesohet per votuesit e tij por nje deputet i cili te degjoj problemet e qyetetareve dhe te ndihmoj ne zgjidhjen e tyre si Kokedhima.
Kokdhima ka folur siç flet gjithmone kryekrimineli i shqiptareve.
Sa per zgjedhjen e kandidatit nga baza nuk eshte nje kerkese e re e Kokdhimes se, popullii gjithmone e ka pasur si objektiv zgjedhjen e kandidatit nga baza. Ndryshimi i ligjeve te zgjedhjeve qe bene politikanet pa miratimin e qytetareve i ka çuar te thellojne korrupsionin ne instancat me te larta.
Nese socialistet vlonjate lezetojne te bejne delen,,,hallall e pacin Koco-bariun.
Nga gjitheshka qe trajton zoti kokedhima, me mbetet si kerkese realiste menyra sesi duhet te perzgjidhen kandidaturat per deputete.Te tjerat? Jane nje permbysje e praktikes se derisotme ne punen e tij si deputet me partine ne jug. Me shume se kaq,nje hipokrizi,pasi ai ka vepruar krejt ndryshe nga c’thote tani.
po jepi vetes o mik,se ti nuk ke asnje lidhje me socialistet,po per nje kategori si puna jote ka te drejte saliu qe ju ka federuar nga ana tij,ju beni mire qe te largoheni sa me shpejt nga kjo force politike.Problemet qe ke ti nuk jane probleme te partise socialiste,prandaj p.s nuk ka pse te paguaj fature per ju.Qe te provoni veten se sa vlere keni,ju mund te konkuroni vete me ndonje formacion te ri politik dhe votat qe do merrni do ju prcaktojne dhe vleren tuaj.
Koco , nuk te njoh , per zgjedhjen e deputetve nga baza ke plotesisht te drejte , por duhet ta kishje thene ne parlament , kur ishe deputet ,e jo mbas pilafit , e per kete ti nuk je burre , por nje sahan lepires , (ku ti kerkojme principet e tua o Koco), si te gjithe deputetet ne parlamentin shqiptar.
reagim per tu vleresuar i Kocos, jane individa te caktuar ne parti ndonjiher qe jane parazit e nuk e bejne punen qe duhet dhe keto bien ne llogari te partise. eshte i nevojshem nje reformim i gjith strukutres se PS per tu beshkuar fort me me te miret, per te pasur mundesin e nje qeverisje afatgjate, nje qeverisje me te mire te pretenduar ndonjiher si dhe te mbjame larg kriminelet e PD qe e shkaterruan vendin e lan ne kaos
Ehoqen si deputet e kerkoi leglizimin e hashashit,ah ,si mund te lejohet hashashi te veje ne cmimin e cigares,me se do luksjetojne ministrat deputetet kryetaret dhe shefat,mero baze per keto hesht
ma fshite mesazhin
pse
mbase ka te drejte