Sajesa “kombi kosovar”: Ja pse po ndodhin përplasjet identitare shqiptare…

8 Shtator 2016, 11:35Rajoni TEMA

Nga Bashkim Kastrati

Në vitet e fundit në Kosovë është hapur një debat identitar në lidhje me krijimin e një identiteti të ri kosovar dhe kombit kosovar. Pranimi i përfaqësues së Kosovës në UEFA dhe FIF A e ka nxitur ende këtë debat kontraveres, të cilit po i fryjnë disa opinionistë nga Kosova dhe Shqipëria.  Në Kosovë ka një tendencë të disa individëve që për qëllime të caktuara dëshirojnë që në aktivitete sportive të zhvishen nga çdo gjë që është shqiptare, duke promovuar idenë e identitetit të ri dhe kombit kosovar. Kjo tendencë shkoi aq larg sa në Mitrovicë, gjatë një ndeshje të basketbollit ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës, dikush urdhëroi Policinë e Kosovës që të heqë banderolën “O sa mirë me qenë shqiptar!”, një veprim ky sa i çuditshëm aq dhe skandaloz, pasi dhe Kushtetuta e Kosovës e përcakton shtetin e Kosovës si shumëetnik që është i shqiptarëve dhe i komuniteteve tjera. Prandaj ideja për t’u zhveshur nga identitetit shqiptar dhe për t’u dukur kosovar paraqet një tendencë të rrezikshme.

Por kjo ide apo tendencë njëkohësisht, kundërshtohet nga një pjesë e madhe e intelektualëve dhe e shoqërisë. Ky grup konsideron se ka një komb shqiptar në Ballkan dhe shqiptarët i përkasin këtij kombi, ani pse ka organizime të ndryshme politike.

Në lidhje me këtë debat ka reaguar edhe profesori Milazim Krasniqi. Ai thotë se idetë për komb të ri janë tendencioze dhe të rrezikshme.

“Injorimi i shtetit të Kosovës është taktikë dhe politikë serbe. Edhe simulimi i “kombit kosovar” poashtu është politikë dhe taktikë serbe. Duken kontradiktore por nuk janë: të dyjat e kanë për qëllim dobësimin e kombit shqiptar në Ballkan përkatësisht pengimin e bashkimit të Kosovës e Shqipërisë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shkruar edhe në lidhje me debutimin e përfaqësues së Kosovës në ndeshje zyrtare në eliminatorët  e Botërorit Rusia 2018.

“Sonte e kemi premierën e realitetit të ri që kemi, si një komb unik me dy shtete. Dy ekipet tona të futbollit luajnë sonte në të njëjtin termin. Për fillim do të jetë e sikletshme, por edhe shumë frymëzuese. Duhet të mësohemi. Ashtu siç jemi mësuar të jemi komb me dy fe. Siç jemi mësuar të kemi simbol shqiponjen me dy koka. Bile, ky është rast që ta rifillojmë projektin e bashkimit, kësaj here jo si pjesë të krizave rajonale, po si dy shtete të suksesshme. Si fitimtarë”,ka theksuar Krasniqi.

Gjithashtu, edhe profesori i sociologjisë Fadil Maloku ka reaguar me një shkrim shkencor të detajuar për këtë çështje. Ai thotë se etnicitetet, grupet etnike dhe identitetet etnike (si në nivele organizativ si sub-bashkësi ashtu edhe në nivele të identitetit kolektiv si sub-etni) kanë një aftësi çuditshme si të themi të mbijetesës dhe të transformimit edhe në kohërat e sodit. Sipas tij, shembull më të mirë për këtë proces se Amerikën, sot për sot nuk kemi.

“Kur të shikojmë procesin e zhvillimit të shqiptarëve të Kosovës në këto njëqind vitet e fundit (pra pas aneksimit që i bëhet nga ana e Serbisë në vitin 1912), si identitet i ndarë ku rrebeshi i ndikimeve dhe ndërvarësisë ishte evident gjatë tërë kësaj periudhe, kuptojmë që ky proces i ndikimit (më shumë!) dhe i marrjes (më pak!) është në të vërtetë pak a shumë dashtë e pa dashtë ne tani një proces i një natyre me pretendime dalluese. Por jo edhe aq sa tani (nëse i adresohemi botëkuptimit të sotëm perëndimor mbi kombin) të fillojmë procesin e promovimit të kombeve të reja (!?), ashtu siç po trumbeton dikush për interesa të pa identifikuara akoma. Në anën tjetër, meqë po i adresohemi dioptrisë shkencore sociologjike lidhur me këtë problematikë shtrohen disa pyetje kujtojë shumë të rëndësishme lidhur me këtë proces të dhënie marrjes shekullore, pastaj diskursin e ushtrimit të ndërvarësisë si edhe procesin e amalgimit kulturor? Përgjigja në të gjitha këto pyetje është një JO e madhe?!”, thotë profesori Maloku.
Ai konsideron se duhet vënë edhe një distingsion shkencor në mes asaj që shquhet si etni dhe asaj që shquhet si komb, në mënyrë që të mos krijojmë stereotipin e paqenë për njërin apo tjetrin koncept sot.

“Duke u nisur kështu nga këto paradispozitat elementare shkencore sociologjike ne më lehtë e kemi diagnostifikimin e identitetit dhe paradigmave rreth tij, që sot djallëzisht keq përdoren nga jokompetentët për qëllime personale, grupore e klanore. Është e ditur që njerëzit janë krijuar prej një burri dhe një gruaje dhe ndarjet në fise dhe popuj janë rezultat i parallogarive të ndasisë në njerëz të devotshëm dhe këqinj”, ka deklaruar Maloku.

Tendencë për të krijuar një komb artificial

Publicisti Faik Krasniqi ka thënë për tesheshi.com se ky është realiteti që kemi dy shtete shqiptare, edhe pse shumica e shqiptarëve do të donim ta kishim një Shqipëri të Bashkuar.

“Kjo është dëshirë edhe imja, familjes time dhe paraardhësve të mi. E sa i përket një kombëtare dhe një lige të përbashkët, është çështje që mund të rregullohet mes Kosovës dhe Shqipërisë, sepse janë dy shtete sovrane shqiptare dhe është dëshirë e gjithë shqiptarëve që ta kemi një kombëtare, e jo dy të tilla. Por, është ofenduese dhe hipokrizi tendenca e një grushti njerëzish, të cilët mundohen me çdo kush t’ua imponojnë shumicës krijimin e një kombi artificial, kombin ”kosovar”,
thotë Krasniqi.

Ai thotë se Kosova është shteti ynë dhe duhet ta respektojmë edhe përfaqësuesen e Kosovës në futboll dhe sportet tjera, po ashtu edhe simbolet bashkë me shtetin, por jo ta durojmë edhe idiotizmin e pushtetarëve dhe disa qyqarëve, që qytetarët e Kosovës të zhvishen nga çdo gjë që simbolizon shqiptarizëm.

“Këtë poshtërim dhe përçarje shqiptarët e Kosovës nuk do ta durojnë kurrë, pavarësisht tendencës së pushtetarëve dhe disa analistëve”, theksoi Krasniqi.

Tesheshi.com

19 komente në “Sajesa “kombi kosovar”: Ja pse po ndodhin përplasjet identitare shqiptare…”

  1. njeshi says:

    TY je NJESH o vella ZOTI TE BEKOFTE PER KETO FJALE TE MENCURA

    1. €piriiiiii says:

      Sajesa e Kombit Kosovar eshte 1 lloj di Sajesa e Kombit Maqedon. Ca sllave Bullgare Serbë etjetj duan te vjedhin Historinë Antike Maqedone kur dihet qe Sllavet kane mberrita vone ne Gadishullin Ilirik.

  2. katarakti says:

    Plotesisht dakort. Siç e kam thene edhe here te tjera pranimi nga UEFA dhe FIFA i Kosoves, ka pasur si synim perçarjen midis kombit shqiptar. Armiqte e popullit shqiptar u tmerruan nga entuziazmi qe shkaktoi kombetarja jone e futbollit. Ku luanin shqiptare nga te gjitha trevat e Ballkanit si dhe nga diaspora. Dhe filluan te mendojne se si t’i vejne gure ne rrota ketij bashkimi. Dhe ketu po i ndihmojne edhe disa kosovare, qe kane qene dhe jane per Prishtinen te barazlarguar nga Beogradi dhe Tirana. Siç thoshte dikur “kryetari” i tyre Rugova.

    1. kosovari qe i ka dy kokkra tru says:

      Katarakti per ty

      Une biri yt, Kosove, t’i njoh deshirat e heshtura,
      t’i njoh endrrat, ererat e fjetura me shekuj,
      t’i njoh vuajtjet, gezimet, vdekjet,
      t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua te kallura;
      ta di gjakun qe te vlon ne gji,
      dallgen kur te rrahe neteve te pagjumta,
      e te shpertheje si vullkan,
      me mire se kushdo tjeter te njoh, Kosove,
      Une, biri yt.

      1. albaniafirst says:

        Per te gjithe shqiptaret e Kosoves:
        une kam lindur e jam rritur ne Tirane, pra ne Shqiperine zyrtare, por ndjehem po aq shqiptar i Kosoves sa cdo shqiptar tjeter i vertete, kudo qe jeton. Ne jemi nje komb dhe duhet te punojme qe te gjithe, papushim dhe me te gjitha forcat tona per tu bashkuar ne flamurin kuq e zi te Skenderbeut.
        Babai im, po ashtu nuk kishte lindur dhe asnje here nuk arriti as ta vizitoje Kosoven, por gjithmone shpresonte ta shikonte nje dite bashkimin e Kosoves me Shqiperine te ciles i perket. Ai nuk e pa dot shpalljen e pamvaresise se Kosoves, por une, djali i tij e pashe dhe shpresoj ta shoh edhe bashkimin e saj me Shqiperine. Po nuk arrita une ta shoh enderren e babait tim te realizuar, shpresoj qe te pakten djali im ta shohe te realizuar enderren e gjyshit te tij.
        Ne jemi nje komb qe i kemi rezistuar ne shekuj fuqive asimiluese te kombeve me te shumte ne numer dhe me te fuqishem se sa ne. Me kete kemi vertetuar vitalitetin tone te trasheguar brez pas brezi si pjese a ADN-se tone.
        Te rrojme e te shpresojme, por edhe te perpiqemi qe ti realizojme enderrat tona.
        Askush nuk te jep falas asgje. Ne duhet te fillojme te krijojme institucione te perbashketa duke filluar qe nga kampionate te perbashketa per cdo sport. Le te kemi dy kombetare, packa se shumica jone desheron nje te vetme, por te pakten si kampionate, ne duhet ti bejme nje per cdo sport. Unifikimi I programeve shkollore te te gjitha niveleve eshte nje hap tjeter qe duhet ndermarre si pjese e edukimit te brezit te ri. Bashkimi i sistemeve energjitike, kodeve telefonike apo i doganave. Enveri dikur, donte me bashku doganat tone me ato Jugosllave. pse te mos i bashkojme ne me ato te Kosoves. Te hiqet kufiri midis Kosoves dhe Shqiperise. Te paisen te gjithe shqiptaret e Kosoves me pasaporta shqiptare duke ju dhene automatikisht shtetesia shqiptare sic ju takon. Keto dhe te tjera duhet qe te bejme vete se po pritem per te tjeret, asnjehere nuk kemi per te arritur objektivat tona kombetare.

      2. Gjakovari says:

        Kjo vjershë është e qëlluar për vitet deri në vitin 1999. Ndërsa në vitin 2016 Kosovarët e kan trurin sa dy kokrra të grurit ose të orizit.

  3. kombi says:

    Bravooooooo!! Gazetaret idiot qe cfare nuk thane duhet Tee heqin kombesine Shqipetare dhe te marrin ate Serbe ,ssi bir kurvash qe jane . Kane punuar gjithmon per Serbine dhe po me keto aktor Serbia vazhdon percarjen .

    1. kosovari qe i ka dy kokkra tru says:

      Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
      t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
      t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
      t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
      ta di gjakun që të vlon në gji,
      dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
      e të shpërthej do si vullkan:-
      më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
      Unë biri yt.

  4. WEB says:

    Debate boshe!e lagu se lagu bishtin rosaku,,,,po lërini të bejne shtetin e tyre ashtu siç duan o psikopata njerez .Dhe ky i fundit na qenka projekt serb ,,,nuk paskan pasur fund mahnite e kosovarëve për SFRJ dhe komplekset rreth saj ,,se mos i ngeli hatri ndonjërit pse europa e ndau shqiperine apo kemi qenë të bashkuar ndonjëherë ,,,,?pordh vilajetesh post-otomane

  5. kozmo says:

    Njerzit e zgjuar gabojne Ralle , cfare te presesh nga ato Gazetare idiot, qe shiten per hic gje ? E ARDHMJA E BALLKANIT DHE E SHQIPERISE ESHTE NE BE ,POR DUHET PAK DURIM,SEPSE BALLKANI ESHTE NE GJENDJE TE VESHTIRE EKONOMIKE . GJITHASHTU DHE KOSOVA NUK MUND TE QENDROJ JASHTE ,POR AS QE MUND TE JENE DY SHQIPERI NE BE , KOHA DO TE TREGOJE QE DO TE BEHET BASHKIMI YNE .
    MOS FLUTURONI MORE GAZETAR IDIOT, PER CA SPORTISTA , SHQIPERIA KRENOHET ME ATA DHE NUK JEMI ASPAK ZHELOZE . INTERESAT TONA JANE SHUME ME TE MEDHA SE SA SPORTI .
    SHUME TURP PER ATA GAZETARE QE E GBULUAN VETEN SI MEDIOKER .

    1. albaniafirst says:

      kozmo, ato qe jane ne BE duan te dalin nje ore e me pare, ndersa zotrote don mu u fut.
      Futja ne BE e ka avazin mbrapa si puna e gozhdes se Nastradinit.
      Qe te futesh ne BE duhet me pas nje ekonomi qe te konkuroje me shtetet si Gjermania apo Franca. Hyri edhe Greqia ne BE dhe ka ikur per lesh. Po ne keto ujra eshte Portugalia, Italia, Spanja, Rumania, Bullgaria apo te tjere shtete shume me te medha se ne.
      C’e gjeti Zvicren p.sh. qe nuk eshte pjese e BE-se?

  6. Meti says:

    Nuk ka kombe kosovar. Aj eshte pjese e kombit shqiptar por ama kur lexon ca njerz nga shqiperia qe te shajn ne ne cdo gje qe eshte kosovare dhe ta ngjesin islamizmin ateher po krijohet nje rryme perqarje dhe ndarje: ti tenden, une timen. Po cfar eshte e imja apo e jotja kurse te njejten gjuhem kemi, te njetin mentalitet?

  7. Shen Thomai says:

    I kuptoj sllavo maqedonasit qe kerkojne me ngulm te shpikin kombin kukull maqedonas pasi ne fund te fundit skane nga tja mbajne pasi nuk i do askush as serbi, as greku, as shqiptari e aq me pak as vellezerit e tyre bullgar por kur shof te njejten tendece tek shqiptaret e Kosoves me duket nje
    trillim thjesht per qellime politike dhe perfitime personale te pushtetareve kosovare pasi arsye tjeter nuk gjej dot.
    Deri me tani mire kane shkuar shqiptaret nga te dyja anet e kufirit, sigurisht mund te kete patur ndonje moskordinim apo pakenaqesi tek e tuk cka eshte normale pas nje ndarje 100 vjecare por te arrish deri aty sa te krijosh nje identitet te ri eshte qesharake. Sidoqofte ata kane shtetin e tyre tashme paguajne taksat atje dhe kane te zgjedhurit e tyre ne parlament thjesht i uroj fat e te punojne per nje te mire te perbashket pasi ndasite jane shume kollaj te behen…

  8. bahri says:

    Po vertetohet se Shqiperine nuk e ndare armiqte por vete Shqipetaret sepse nuk e dine se cka Jane a Jane vertet shqipetare a cka Jane se per Skenderbeun thone nuk ka qene Shqipetare Nene Terezen e fyejne kur te gjithe duhet te ndiheshim krenare mjere kombi yne sapo vuan nga populli I vete nuk paska patur faj Gjergj Fishta kur deklaron se le ta dije bota mbare se Gjergj Fishta nuk eshte me Shqipetare,pot shpresoj dhe besoj se do te vetdijesohemi nje dite dhe the gjithe Shqipetaret Kudo qe Jane do te ndjehen krenare qe Jane Shqipetare do te kemi nje vend nje kombetare pot kur do vi ajo dite kam dyshime te MEDHA

  9. E verteta says:

    Krijimi i idese se ‘kombit kosovar’ e dobeson shume poziten politike ne rajon te Kosoves dhe te Shqiperise. Shqiptaret do te jene me te fuqishem nese kane dy shtete e nje komb, sesa dy shtete e dy kombe.

    Berat Bubuzheli, eshte nje cope shkerdhate koqevari qe urren Shqiperine deri ne ekstrem dhe vetem e shan e shpif kunder Shqiperise. E ka surratin si gomar dhe si psikopat qe e vetquhet anal-ist e pretendon krijimin e kombit kosovar bashke me slllavo-mutlimanin Mutoshi.

  10. enter"" says:

    hahaha, njera koke e shqiponjes ha tjetren

  11. TE BASHKUAR says:

    NUK EKZISTON KOMBI KOSOVAR APO MAQEDONAS. SHQIPTARET E RJEDHUR DO TI BEJNE NJE PUNE TE MADHE SERBIS DHE EUROPES. TE KENI TURP SE EDHE PAS CLIRIMIT NGA SERBIA JU NUK JENI NE GJENDJE TE BENI NJE SHTET. JO VETM JU POR SHQIPTARET NE PERGJITHESI KANE QENE DHE JANE TE PA AFTE TE BEJNE NJE SHTET TE VETEM. NA LODHET NJE JETE TE TERE O QELBESIRA E ZAGAR.

  12. Aristokrat Viçidoli says:

    “Distingsion” !!!! Duam komb shqipëtar dhe qahemi për këto ndarje. Po ku është DALLIMI ?

  13. Patridioti says:

    Cani derrasa se mir e keni. Sot Kosova dhe Shqiperia kane 2 kryeministra, dy presidente, dy kryetare kuvendi, 2 pale ministra dhe ambasadore kurse Ju thoni qe gjysma e politikaneve qe paguhen nga populli se nuk Kane profesion tjeter te heqin dore nga puna e privilegjet pra 1 krye minister, 1 president, 1 pale ministra. Shihni endra me syhapur. Pse budallenj Jane ata. Vini veten nje poziten e tyre me Mercedes te paguar. Nuk besoj se do ta jepnit vendin e punes e privilegjet. A ka mundesi me u be 3 shtete me 3 president 3 kryeministra etj. Me rrit punesimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje