“Si mafia shqiptare po shkatërron turizmin e Greqisë”

11 Shtator 2016, 15:49Kronika TEMA
“Si mafia shqiptare po shkatërron turizmin e Greqisë”

Grupe mafioze shqiptare qëndrojnë pas trafikimit të alkoolit të rrezikshëm që këtë verë vuri në rrezik jetën e të rinjve britanikë që ndodheshin me pushime në Greqi.

 

Në këtë mënyrë e nis artikullin e saj e përditshmja britanike “Mirror”, që si shembull sjell rastin e 20 – vjeçares Hannah Powell, e cila humbi shikimin pas një nate duke pirë me miqtë e saj në ishullin Zante të Greqisë.

Vetë gazeta bazohet në një investigim të “Sunday People”, që thotë se grupet kriminale shqiptare po venë në rrezik jetën e shumë personave, pasi qëndrojnë pas trafikut të alkoolit me përmbajtje metanoli.

Sipas “Mirror”:

Grupet kriminale importojnë shishe alkooli me çmim të lirë që kontrabandohen nga fabrika në Bullgari.

Kamarierët servirin alkool vdekjeprurës për të cilin nuk kanë dijeni se çfarë përmbajnë.

Spitalet në Zante ishin të tejmbushur nga një numër i madh britanikësh, të cilët ishin vetëhelmuar me alkool këtë verë.

“Mirror” sjell rrëfimin e një banori të zonës, i cili thotë se të paturit kontroll mbi lokalet dhe klubet në këtë vend është një biznes me rëndësi. Por në të njëjtën kohë, ai thekson se janë shqiptarët ata që kontrollojnë tashmë gjithçka.

“Tashmë janë grupet kriminale shqiptare që drejtojnë gjithçka. Çelësi qëndron tek kush ofron pije me çmimin më të lirë të mundshëm. Nëse dikur një koktej kushtonte 6 euro, sot na thonë që ta shesim për 2. Pijet janë më të lira sepse kursehet para duke importuar alkool nga Bullgaria. Ato janë kaq të lira sa ata kanë përfitime marramendëse. Këto grupe kanë bashkëpunëtorë në Bullgari, të cilët e përgatisin alkoolin në fabrika sekrete, të fshehura nëpër banesa dhe më pas i sjellin këtu për t’ua shitur turistëve. Është shumë e rrezikshme, pasi ata nuk janë profesionistë. Nuk kontrollojnë përmbajtjen e metanolit dhe i gjithë procesi mund të shkojë keq. Kjo bën që jetë njerëzish të jenë në rrezik të madh”.

Alkooli në fjalë, shpesh njihet me emrin “Raki bullgare”. Ai kontrabandohet nga Bullgaria në të gjithë Europën.

Shitet dhe serviret me shishe në pamje të rregullta për pushuesit.

Por duke qenë një alkool aspak i përshtatshëm për njerëzit, metanoli është një substancë industriale tepër toksike dhe përdoret në produkte si açetoni, si hollues bojërash e në disa lëndë djegëse.

Në të shkuarën, pronarë të ndryshëm baresh nëpër Greqi në mënyrë të jashtëligjshme e kanë përdorur metanolin, i njohur ndryshe si alkool metilik, apo alkool druri. Ai ka të njëjtin efekt si alkooli normal dhe është shumë më i lirë.

Por konsumimi i qoftë vetëm 4 mililitrave metanoli mund të çojë në humbje të përhershme të shikimit, nëse prek nervat optikë.

Efektet e tjera përfshijnë dëmtime në tru dhe probleme me memorien.

Duke folur për këtë problem, një burim për “Mirror”, punonjës i një bari tha: “Gjatë tre – katër viteve të fundit, për shkak të krizës financiare këtu në Greqi, mafia shqiptare ka marrë nën kontroll pjesën më të madhe të ishullit, përfshirë furnizimin e bareve të frekuentuara nga turistët, ashtu sikurse tregtinë e drogës dhe prostitutave. Atyre nuk u intereson për njerëzit, për pasojat apo se çfarë ata bëjnë. E vetmja gjë që u intereson është që të bëjnë para, sa më shpejt të jetë e mundur. Rreth 5 vite më parë, çmimi i alkoolit nëpër lokalet e turistëve ishtë rreth 6 euro. Por pasi u fut në lojë mafia shqiptare dhe nisi të ofronte alkool të lirë, çmimi nisis të bjerë. Baret e tjera u detyruan të ulnin çmimet dhe të blinin tek ata, në mënyrë që të mos falimentonin. Të njëjtat pije që dikur kushtonin 6 euro sot kushtojnë 2.”

Më tej, punonjësi i barit shton:

“Lokalet e kanë të lehtë që të mos zbulohen pasi pjesës më të madhe të vizitorëve nuk i intereson se çfarë pijnë. Ata kërkojnë për pijen më të fortë që mund të konsumojnë dhe prioritet është që të dehen sa më shumë. E kuptoj që nuk është faji i klientëve nëse në pijen e tyre ka metanol, pasi në fund të fundit e vetmja gjë që ata kërkojnë është që t’ia kalojnë mirë. Por shoh sidomos vajza nga Britania që vijnë këtu dhe shpenzojnë nga 300 – 400 euro për alkool në javë dhe vetëm 20 euro për ushqim. Nuk është habi që sëmuren”.

Javën e shkuar, “Sunday People” zbuloi se 20 – vjeçarja Hannah Powell, nga North Ormesby, Teesside, pësoi dëmtim akute të veshkave dhe humbje të shikimit tek të dy sytë, për shkak të helmimit nga metanoli, në udhëtimin e saj në ishullin grek. Ajo u dërgua me avion drejt Britanisë në fillim të javës që shkoi. Aktualisht e reja ndodhet e shtruar në spitalin James Cook të Middlebrough, ku po lufton për të rifituar shikimin.

Duke folur për luftën kundër krimit të organizuar në ishullin Zante, për “Mirror” punonjësi i barit shton: “Janë rreth 10 – 15 oficerë policie që përpiqen të mbajnë nën kontroll kriminelë të këtij kalibri. Kjo është tepër shqetësuese. Kishte vite që nuk shihnim një problem të tillë nga metanoli, por siç duket tashmë ky problem është rikthyer. Shqetësohem për mënyrën sesi mund kjo mund të ndikojë në reputacionin e ishullit. Ne varemi nga turizmi dhe duhet bërë menjëherë diçka përpara se dikush tjetër të lëndohet”.

Në Mars, një operacion i përbashkët mes Interpol dhe Europol, i koduar “Opsom V” çoi në sekuestrimin e sasisë më të madhe të ushqimit dhe pijeve kontrabandë të kapura ndonjëherë më parë në Greqi, raporton Klan.

Operacione të koordinuara në të gjithë vendin çuan në mbylljen e 3 fabrikave që prodhonin alkool të jashtëligjshëm dhe sekuestrimin e më shumë se 7400 shishe alkool kontrabandë.

Në pranga ranë disa persona ndonëse operacionet dhe hetimet vijojnë.

14 komente në ““Si mafia shqiptare po shkatërron turizmin e Greqisë””

  1. Ledio says:

    Po policet , doganieret, tatimoret e shtetit grek ku jane, apo shqepen me uzo edhe me p… nga parate qe marrin nga keto grupe qofshin edhe shqiptare? Po te presim tfgs …:)

    1. Turi says:

      Pse jo mafia bullgare? Apo ju pelqen me teper mafia shqiptare! Historia e verdhe italiane behet me terheqese per lexuesit italiane. Pijet alkolike pergatiten ne Bullgari me nje treg te percakttuar, Greqine. Pastaj nese dihen keto mafie shqiptare kaq te rrezikshme ku eshte shteti grek? Perse nuk i arreston!? Te gjitha keto historira i thoka nje punonjes bari. Gazetari italian duhet te kontaktonte atoritetet greke te mesonte qe perse u lejuaka kjo mafia kaq e rrezikshme shqiptare te beka kontrabande dhe te shkaterroka turizmin e bukur grek? Vete gazetari thore qe turistet femra britanike harxhokan me qindra euro pije dhe hengerkan vetem 20-25 euro ushqim. Kush ja u beri llogarine turisteve dhe xhepave te britanikeve? Menjehere sapo nje problem zbulohet fajin na e paska mafia shqiptare? hahaha Njerezit sigursht qe e besojne me mire nje histori te tille. Eshte si ato perrallat per kalamaj qe tremben me gogol dhe me shtriga Salemi.

    2. arbereshi says:

      Po te ishin fabrikat ne shqiperi do ta besoja, por fabrikat jane ne bullgari. Gjithashtu do ta besoja qe malli i prodhuar ne bullgari shitet ne shqiperi dhe halabaket shqipetare bejne ate qe bejne me kanabis cigare etj. Por kjo qe cojne mallin nga bullgaria ne greqi me duket e tepert sepse si ka mundesi te mos e bejne greket apo bullgaret te cilet jane shume here me halabake se shqiptaret

  2. Mo says:

    Veri ne mur ata qelbesira dhe nga nje plumb ne koke- Hargjimet minimale, buje 3 dite dhe me kaq ngelet

  3. tfgs1 says:

    ne mbare boten dihet se per cfare soi gjaxoresh mbahen sunitoshqipfolesit………………

    1. arbereshi says:

      PUCOFAGO po te mblidhet rripi me duket, ti qe pi UUZZOO shume ishalla i ngre komet e nuk ngelesh sakat (qorr pershembull) se do te me vinte me gjithe mend keq qe nuk do te mund te shkruaje dhe te lexoje gazetat Shqipetare se ato greke e dime qe nuk i lexon. Te jap nje keshille meze nga ndihmat qe shperndajne tek omonia te shoqeruar me uzo stop miku im se do te na mungosh shume

  4. A says:

    Kudo qe po futen shqiptaret nuk ndigjon fjale, pune dhe vepra te mira, por vetem pisllik dhe kudo leshojne era qelbesire. Ku muti te merr shalet. Keto lloj tipash po i xjerrin namin e keq te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen dhe po na shikojne si tipa pervers, negativ, injorant qe paraja ja ka erresuar site dhe mendjen duke te bere te pabemen pa problem. Del qe keto lloj veprimesh i bejne si te papergjegjshem dhe te pandergjegjshem qe jane.
    Prej kesa “rrace” na kane dalur edhe politikanet tane mafioze dhe gangstera. Po vazhdoj keshtu, me date 9 NENTOR 2016 shqiptaret te na gezojne vizat edhe njehere.

  5. Adrenalin says:

    Turp gazeta qe boton keto gomarlliqe.
    Turistja angleze shkon ne greqi ben plazh ne ishullin grek shkon e toksikohet ne lokale greke me pronar dhe punonjes grek, eurot i fusin ne xhep greket , dhe fajet na i paskan shqipetaret.
    I them kesaj gazete se kjo historia e mafies me shqiptar eshte e vjeter dhe nuk i ha me njeri , keshtu qe te gjejne ndonje gje tjeter por pa shqiptar
    Hajvan historik.

  6. Kuq e zi says:

    Plasi lufta kunder distilerive bullgare se skane me treg pijet e perendimit
    fusim dhe faktorin shqiptar qe ta bejme skandalin me te besueshem dhe ja bullgaria nuk duhet te eksportoje me
    Po atyre pijaneceve anglez ska kush ja shpjegon cdo lloj superalkoli qe pihet po te ndryshoje ambienti ku je ndryshon dhe efekti???
    Nqs ata ne angli jane mesuar te pijne nje shishe alkol ku temperaturat ja shume te ftohta po ajo shishe ne ishujt grek me 40 grade jep efekte te tjera vlen tre here me shume
    E moret vesh???
    Palla k…

    1. Lugati says:

      Si ze gjumi pa permen shqiptaret

  7. Arsam says:

    Ja dhe politikat antishqiptare britaniko-greke. Dmth “kamerieret e pafajshem grek” nuk e dinin cfare po shisnin? hahahah
    Une ne gjithe artikullin s’shoh asnje fakt po thjeshte mashtrime dhe genjeshtra. Rakia bullgare, lokali pronari e kameriri grek, kjo vajza qe qenka dendur me alkol eshte britanike e na del mafia shqiptare? Po ik mor pirdhuni. Ngelet me mashtrime si ordiner. Vazhdoni akoma me mentalitet kolonial, po ne te na vini anash, se s’kemi bere genocide e s’kemi shfrytezuar popuj sic keni bere ju. Qelbesira.

  8. Dasareti says:

    Akuzat fallco te grekeve,ndaj shqiptareve nuk kane fund! Perse do n’a akuzojne ne te ardhmen?Do ti akuzojne shqiptaret edhe per borxhin 500 miliarde,se edhe per kete jane fajtore shqiptaret?!

  9. DinPak says:

    Na eshte kthyer tani TemA gazete per te na furnizuar me lajme te gatshme antishqiptare. Shkrimi thote se jane organizuar operacione nga Europoli e Interpoli, jane kapur dhe sekuestruar sasira kolosale ushqimi dhe pijesh kontrabande, jane mbyllur fabrika alkooli ne Bullgari e arestuar persona, dhe gazeta nuk citon ndonje nga Interpoli, Europoli apo policia, por shkon e gjen nje turkofagos ne nje cep te humbur te Greqise qe thote se te gjithe kete pune e bejne shqiptaret dhe me shpejtesi e boton me titull sensacional. Duhet te kesh trute e dekompozuar te turkofagosit te besosh kete lloj gazetarie.

  10. Pelasgian says:

    Kte e thote agjenti special gerrkopedhja kamarier!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje