Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shpërndarë një video në profilin tij në Facebook nga momenti i surprizës që i ka bërë sot djalit të Ardian Kodrës, efektivit të vrarë pak ditë më parë në një operacion në Lezhë.
Suardi, sot i kishte kërkuar një shokut të babait të tij që ta shoqëronte në ditën ë e parë të shkollës.
Por, për ta bërë surprizën me të këndshme, si dhe për t’i dhënë mbështetje dhe ngrohtësi kanë menduar ministri Tahiri dhe ish-kolegët e të atit, të cilët së bashku kanë shkuar tek shkolla e tij duke e pritur për ta shoqëruar më pas në klasë.
Kanë qenë momente vërtet prekëse, si për Suardin po ashtu edhe për efektivët e FNSH-së të cilët humbën kolegun e tyre në krye të detyrës.
Një nga momentet më emocionuese ka qenë plotësimi i dëshirës së Ardianit për djalin e tij, Suardin. Ai i kishte premtuar një laptop, por që kurrë nuk mundi që t’ia blinte.
Këtë amanet i’a kanë plotësuar shokët e tij të FNSH-së, të cilët i kanë dhuruar Suardit laptopin që i kishte premtuar i ati.
Ardian Kodra humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen David Qoses, person ky që kishte terrorizuar fshatin duke qëlluar me armë. Vetëm më ndërhyrje e forcave speciale RENEA u bë i mundur arrestimi i tij.
…jepi 1 vit leje te korra per hashash dhe jepi nja tre polic roje….
Hipokrizi krimineli
Bravo Sajmir, te lumt ke bere gjestin me te mir qe mund ta bente nje zyrtar i lart. Babane smund tja kthesh atij cunit simpatik por per nje moment e gjithe shqiperia madje dhe kosova ju ben familje djalit te policit te vrare. Dhe iher, bravo sajmir.
Show banal i nje ministri te brendshem si ky palaco Tahiri per te mbuluar bemat e tij te korrupsionit, droges dhe krimit te organizuar qe menaxhon. Turp per gazeten TemA qe promovon nje plehre te tille per shenjtor!
Ishte nje dite qe i duhej nje percjelles ne shkoll per ate jetimin. Dhe aj beri gjest shume te mire. Cja fut kot korrupcion e i korruptuar. Te ishe ti je vendin e tije do ishe dhe ke i keq se aj. Gjesti qe beri sajmiri eshte per tu lavderuar dhe leri per nje moment hajdutlleqet e pislleqet e tjetrit. Kur dicka eshte per tu vlersuar ateher vlersoje
Respekte per shoket e efektivit te vrare dhe ministrin ! I perjetshem kujtimi i tij !
Respekt per shoket e te ndjerit!
Mallëngjyese????!!!!!!! Një shfaqje e fëlliqur para shtypit e tv!
Dhe ju keni guximin te shkruani “mallengjyese”, nuk keni turp. Bythëlepirës!
Eshte nje gjest shume human dhe prekes shoqerimi ne shkolle nga koleget e babait i djalit te oficerit te policise qe humbi jeten ne operazionin per kapjen e atij krimineli. Por ai djale dhe familja e tij kane nevoje per kujdes dhe mbeshtetje nga shteti, dhe jo per nje show mediatik , ne vend qe te gjendet pergjegjesi per urdherin e gabuar per vendosjen e forcave policore . Te Shpresojme qe te mos harrohet si shume familje te tjera te policeve te rene ne krye te detyres.
Vjeshta! Turp per ty! Ti vetem ndjenja qe ske! Kafshe! te ruajt zoti!