Prokuroria e Tiranës ka zbarkuar në Federatën Shqiptare të Futbollit duke seksuestruar raportin e UEFA-s pas akuzave ndaj Skëndërbeut që ka trukuar mbi 50 ndeshje futbolli.
Në ambientet e FSHF-së janë paraqitur dy oficerë të policisë gjyqësore të cilët me urdhin e lëshuar nga kreu i Task Forcës i prokurorisë së Tiranës ka sekuestruar raportin e plotë të publikuar nga UEFA.
Prokuroria i ka kërkuar institucionit të futbollit shqiptarë që ti japë dy oficerëve të policisë të gjithë raportin dhe vendimet e masave të disiplinës në lidhje me takimet që skuadra e Skëndërbeut akuzohet që i ka trukuar.
Pas hetimit të raportit Prokuroria pritet që të nisë marrjen në pyejte të të gjithë të akuzuarve që u ka dalë emri në raport. Uefa ka akuzuar drejtpërdrejt Skëndërbeun, financuesit e saj, Ridvan Bode, Agim Zeqo dhe Ardjan Takaj si dhe dy futbollistë të cilët kanë fiksuar ndeshje duke fituar miliona euro të paligjshme. /Fatjon Baze, TemA TV