Kombëtarja shqiptare ka zbritur tre pozicone në renditjen e re të publikuar nga FIFA për muajin shtator.
Kuqezinjtë nga vendi i 37-të, tashmë e shohin veten në vëndin e 40.
Shkak i kësaj zbritje ka të bëjë pas humbjes së pësuar kundër Luksenburgut në tavolinë. Por fitorja kundër Maqedonisë për eliminatoriet e botërorit bëri që Shqipëria të mos ketë rënje drastike.
Ndërkohë përfaqësuesja Kosovare ka pasur një ngritje mjaft të mirë në këtë renditje.
Ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaki ka fituar 22 pozicionë duke u klasifikuar në vendin e 168.
Dy paraqitjet mjaft të mira si ndaj ishujve Faore dhe barazimi ndaj Finaldës bëri që Kosva të ketë një rritje të lartë. Ndërsa sa i përket vendeve të para, Argjentina renditet në vënd të parë e ndjekur nga Belgjika dhe Gjermania./f.b