VIDEO/ Ulja e avionit në zonën mes Laçit dhe Krujës, policia: Nuk ka drogë

15 Shtator 2016, 15:44Kronika TEMA

Një avion i vogël është ulur këtë të enjte në zonën mes Laçit dhe Krujës, në grykëderdhjen e Ishmit, në fshatin Godull.

Sipas burimeve policore, avioni është ulur për shkak të një defekti dhe nuk rezulton të ketë qenë me drogë në bord. Megjithatë, uniformat blu po kryejën verifikimet dhe veprimet proceduriale, thonë burimet.

Nga të dhënat rezulton se avioni është i tipit “Piper” dhe drejtohej nga një pilot italian, i cili ka deklaruar se ka bërë ulje të detyruar për shkak të një defekti.

Por, fakti që në vendin e ngjarjes ndodhen edhe prokurorë të Krimeve të Rënda ekzistojnë dyshime serioze se avioni mund të jetë përdorur për aktivitete kriminale.

Piloti është dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë trajtim mjekësor. Ai është identifikuar si Guido Andrea Guidi, 69 vjeç.

Referuar Gjykatës së Lartë Italiane, Andrea Guidi së bashku me një bashkëpunëtorin e tij, janë hetuar lidhur me një aksident ajror të ndodhur në qershor 2003 në Milano, ku humben jetën dy persona, raporton TCH.

Sipas hetuesve italianë, Guidi dyshohet se ka premtuar dhënien e 125 mije euro ryshfet një tekniku, në këmbim të hartimit të një raporti në favor të kompanisë “Eurojet”, e cila drejtohej prej tij.

Njoftimi zyrtar i policisë për ngjarjen

Durrës. Rreth orës 08:45, Policia e Durrësit ka marrë një njoftim se në fshatin Godull, Njësia Administrative Ishëm është parë të ulet një avion i përmasave të vogla.

Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar i dëmtuar gjatë uljes një avion i përmasave të vogla, ndërsa piloti nuk kishte pësuar lëndime gjatë uljes.

Piloti i avionit është një shtetas italin, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç. Në shpjegimet e para që jep ky shtetas thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë.

Për shkak të kohës së bukur ka vendsour të kryejë një fluturim mbi det. Në lartësinë 4 000-5 000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni.

Ka parë nga lartësia një tokë arë të punuar, të cilën e ka konsideruar vendin më të përshtatshëm për t’u ulur. Është përpjekur të ulet dhe gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime.

Piloti është shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar dëmtime. Është njoftuar Prokurori i gatshëm.

Gjate kontrollit në brendësi të avionit nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm. Të gjitha Shërbimet kanë kryer krehjen e vendit ku është gjetur avioni dhe zonës përrreth. Policia po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave  e rastit në fjalë.

4 komente në “VIDEO/ Ulja e avionit në zonën mes Laçit dhe Krujës, policia: Nuk ka drogë”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    AVIONI I REXUAR MUND TA KETE SHKARKUAR DROGEN.
    PO QE SE NUK GJENDET SHENJA DROGE,KEMI TE BEJME ME NJE AVION TE PAGUAR,PER TE “DEDROGUAR” FITOREN E ZGJEDHJEVE NE DIBER.
    DY HERE AVIONET JANE REXUAR,NE TE DY RASTET,PERKOJNE ME AKUZAT E BERISHES.

  2. Qejfliu says:

    Çja futni pordhes dhe ju ❗️ Aty ka qene rrogat e parlamentit dhe jo droge. Mos i ngaterroni gjerat o gazetare se perhapni kot panik. ???????? se mezi i presin gjynafqaret.

  3. Prec Ulaj says:

    Zona ku eshte ulur, jane bosat e transportit te Droges, ish bodyguardet e Berishes, Nokes, Kulicit, Xenit.
    Mamurras quhet, qe aty filloi vrasja e Santos, vjedhja e Rinasit, dhe shume vrasje te paguara nga Berisha.

    Aty eshte edhe straha e krimineleve te fshehur nga Kosova… Qarkullojne te lire.

  4. Arben says:

    KUSH THA DROGE MORE VLLA,

    AI KA ARDHUR PER HASHASHIN.

    HAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHSHASHI.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,

    RROFTE REPUBLIKA E HASHASHIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje