FOTOT/ Jaht, helikopter dhe vetura luksoze, por selfie-t e marrin më qafë!

17 Shtator 2016, 09:47Lifestyle TEMA
FOTOT/ Jaht, helikopter dhe vetura luksoze, por selfie-t e marrin më

Levi Watson ndalohet nën dyshimin se është i përfshirë në një rreth të shitjes së drogës. Ai thotë se bën jetë të qetë në West Midlands të Britanisë së Madhe. Por, nuk kaloi shumë kohë dhe 29-vjeçari bie në pranga, pasi llogaria tij në Instagram zbuloi të vërtetën.

Mijëra ndjekësve të tij, ai ua kishte dëshmuar jetën luksoze që bën, përfshirë ‘larjen me para’, udhëtimet me jahte dhe helikopterë, transmeton Telegrafi.

Kanë mjaftuar imazhet ku shihen paratë, super-veturat, shampanjat e shtrenjta dhe armët, që Policia të ngreje dyshime ndaj tij.

Pas një intervistimi të detajuar, Watson e ka treguar rolin që ka në grupin kriminal që shet dhe kontrollon trafikun e drogës, si dhe përfitimet e deritanishme.

Ndaj tij është ngritur akuza për shitje të substancave të ndaluara, fshehje dhe posedim të materialit të përfituar jashtëligjshëm, ndërsa pritet që së shpejti të dalë para drejtësisë.

2 komente në “FOTOT/ Jaht, helikopter dhe vetura luksoze, por selfie-t e marrin më qafë!”

  1. AC|DC says:

    njerez me komplekse,tamam si trimat shqiptare.

  2. maximus says:

    nuk thone kot, kur bytheziu gjeti kos, pasi hengri dhe u ngop ,filloi te lyente edhe bythen,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje