Ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë i miratuar më 30 gusht me votat e mazhorancës pritet të kalojë në heshtje nga ana e presidentit.
Sipas Kushtetutës Presidenti ka 21 ditë kohë për tu shprehur me dekret për një ligj dhe deri më sot kreu i shtetit nuk është shprehur ende, ndërkohë që afati përfundimtar skadon më 20 shtator.
Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se presidenti nuk do të shprehet për këtë ligj deri në fund të afatit kohor, gjë e cila sjell miratimin e tij në heshtje.
Aktualisht presidenti Bujar Nishani gjendet në Nju Jork, ku po merr pjesë në asamblenë e përgjithshme në OKB, me fokus krizën e refugjatëve.
Ligji i rivlerësimit që do të hyjë në fuqi në datën 5 tetor, do të garantojë kontrollin e pasurisë, figurës dhe integritetit profesional të gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Kjo nuk është hera e parë që Presidenti Nishani zgjedh heshtjen për të kaluar ligjet të mazhorancës aktuale, pasi të njëjtin qëndrim mbajti edhe për ligjin e procedurave tatimore.
Si mund ti dekretoj ligjet nje president qe nuk eshte konsensual??!! Si ka fytyre PD-ja te kerkoj konsensus kur Presidentin nuk pranuan ta zgjidhnin konsensual.???!!!
Po pse cfare prisni nga toger nishani ai buk e kos po ha nuk ngacmon njeri jo se nuk do ai por se pjerdh kush eshte saliu ai qe ben ligjin ne presidence.Nishani vetem per nje gje do mbahet mend qe hyri me mustaqe ne presidence dhe do dale pa to.
Rrota e jarit,ai presidenti shqup-s kaq dem-vonese mund t’i bente “Vettingut”,,,dmth fatmiresisht nuk ka me bir kurve te pengoje reformimin qilizme te sistemit shqiptar te drejtesise,per te ngritur me dinjitet me kembe shtetin e shqiptareve.
ha, ha , ha qenka ne USA per te dhene zgjidhje per refugjatet atehere do te permbyset bota kur i kekojne dhe ketij torrobelli mendje per probleme nderkombetare.
Jari “flet duke heshtur” ?