Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar në lidhje me propozimin e kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka për lejimin e kanabisit për nevojat farmaceutike.
I ftuar në emisionin ‘Të bësh ekonomi’ në “News24”, Ahmetaj i cilësoi qesharake këto deklarata.
Duke i kthyer një përgjigje Jakës, ai shtoi se do ishte mirë që të fliste për qumështin dhe jo për hashashin. Ahmetaj shtoi se droga nuk i sjell të mira ekonomisë.
“Realisht ato që tha Nikolini. Nikolini është prodhues qumështi. Po prodhon qumësht dhe jo hashash. Ajo që them unë dhe ajo që thoni ju shkon në drejtime të ndryshme. Interesi i Ministrit të Financave për atë që thotë Nikolini është i kundërt.
Ne jemi beteje pa asnjë kompromis ndaj kanabisit. Ministri i Brendshëm ka dal herën e fundit dhe ka treguar se hashashi ka qenë i përhapur në gjithë Shqipërinë. Beteja ndaj hashashit dhe kapjet dhe prodhimi janë të gjitha në trendin e kësaj qeverie. A është një problem që duhet zhdukur?
Unë jam i bindur se hashashi nuk i sjell të mira ekonomisë. Hashashi nuk e rrit kurrë ekonominë, e deformon strukturën ekonomike. Jam i bindur jo vetëm si ministër i Financave, por edhe si person. Jam gati edhe t’ua kalkuloj që këto elementë të kësaj natyrë, për një ditë, ose një muaj, shkëlqimin për një ditë të tij që e mbjell. Këto deklarime janë qesharake.
Ai është një nga prodhuesit më të mirë me kuti, ndaj të flas për qumështin, se e ka fantastik më thonë.”, tha Ahmetaj.
Jaka deklaroi gjatë një konference për shtyp për projektligjin e Plehrave, se duhet të zbatohet formula për legalizimin e hashashit, ashtu sikur në vendet europiane, si Hollanda, Italia dhe Greqia.
Edhe pse i ngjason nje majmuni afrikan, Ahmetaj per koeficient inteligjence vjen pas majmunit.
Sidomos kur kerkon te fshihet pas moralizmave sociale dhe batutave prej bylmezi – tipike te trafikanteve te veshur me pushtet.
Nuk ka zgjidhje me te mire per ekonomine shqiptare se L E G A L I Z I M I! Me te Shqiperia s’ka me nevoje per Europe dhe krimit te organizuar i bien breket pertoke.
Andrea Radi
Ju a ba menja Hashash, pushtave. Aq shume po prodhohet sa nuk dine sa po fitojne apo ku po perfundon.
Nderkohe, per ta kjartesuar situaten Edrama do te na mbyse dhe me plehrat e Italise, per te mbuluar fushat me hashash.
problemi eshte i kjarte propozimi eshte qd te legalizohet ashashi njesoj si ne hollande.te besh kete legalizim nuk do te thote qe buqesia te meret vetem me ashash por do te thote qe dhe kete kulture ta administrosh.do shtohet pak puna e ministris financave por legalizimi eshte i domosdoshem dhe rentabel per ekonomine
Tiranë:
Arrestohen funksionarë të lartë të ekzekutivit për shpërdorim detyre dhe korrupsion
Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë funksionarë në Ministrinë e Transporteve, të caktuar nga Partia Demokristiane në ndarjen e pushtetit mes saj dhe partive të tjera të koalicionit të djathtë qeverisës.
Të arrestuarit janë zëvendësministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Nikolin Jakaj mbi të cilin rëndon akuza e korrupsionit pasiv. Pas tij vjen Drejtori i Përgjithshëm i rrugëve Kujtim Kamberi, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit për t´u ndjekur nga juristë, sekserë dhe pronarë kompanish ndërtimi.
Hetimet u kryen nga TASK FORCE dhe Drejtoria e Krimit ekonomiko- finaciar pranë Prokurorisë së Tiranës. Të arrestuarit akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën në 15 tendera të zhvilluara gjatë këtij viti.
Hetimet u hapën kur një pronar i një kompanie ndërtimi, që nuk fitoi tenderin e rrugës Has- Kukës tradhëtoi të tjerët. Çfarë ndodhte mes tyre dhe funksionarëve të lartë të Ministrisë së Transporteve? Në bazë të një marrëveshjeje mes tyre këta të fundit merrnin nga kompanitë e ndërtimit 10 përqind të vlerës së tenderave. Një sërë provash si përgjime telefonike apo dokumenta të tjera e vërtetojnë këtë.
Zëvendësministri i brendshëm, Genc Strazimitri tha se të tjera arrestime mund të vijojnë ditët e ardhshme nëse Prokuroria ka prova .
Pjesa më e madhe e të arrestuarve jane funksionarë në Ministrine e Transporteve, te caktuar nga Partai DemoKristiane ne ndarjen e pushtetit mes saj dhe partive të tjera të koalicionit të djathtë qeverisës.
I
Arestimi i funksionareve të lartë të Ministrisë së Transporteve u krye në kuadër
të një operacioni të koduar Duart e pastra.