Shakaja e rrezikshme: babai fut fëmijën në lavatriçe, por pendohet nga ajo që ndodh më pas...

21 Shtator 2016, 12:21Sociale TEMA

Këto janë pamjet e një familjeje, e cila ka shkuar në një lavanteri për të larë rrobat, por edhe për të “luajtur” me fëmijët, gjatë kohës së pritjes.

Në pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë, duket babai, i cili për të bërë shaka me të birin e fut atë brenda njërës prej makinave larëse. Megjithatë, sado argëtuese mund të jetë dukur në momentet e para, gjithçka ka ndryshuar kur dera e makinës larëse është mbyllur dhe ajo ka nisur të kryejë procesin e larjes, duke e rrotulluar pa pushim fëmijën brenda saj.

Në video, duken familjarët e shqetësuar, të cilët përpiqen të fikin makinën larëse për të nxjerrë djalin, i cili rrezikonte jetën. Në fund, ata kanë arritur ta nxjerrin dhe fëmija nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz, me përjashtim të disa plagëve në këmbë dhe krahë. Megjithatë, familja duhet të gjejë metoda të tjera argëtimi në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje