Rusia, “vëlla i madh i Serbisë” edhe për Kosovën

22 Shtator 2016, 10:20Rajoni TEMA

Fushatat propagandistike që është duke i drejtuar Rusia në Ballkan gjatë tetë vjetëve të kaluar, që prej Shpalljes së Pavarësisë në Kosovë, janë pjesë e strategjisë së krijimit të opinionit për Rusinë si një fuqi e madhe dhe aleate me ndikim, përmes investimeve minimale në aspektin e donacioneve për shtetet e përfshira.

Retorika ruse nuk është në shpërputhje me retorikën e medieve në Ballkan, pasi në Beograd ekzistojnë 109 organizata që punojnë në promovimin e raporteve ruso-serbe.

Megjithatë, ajo të cilën po e bën Rusia është se po prezantohet si “vëlla i madh i Serbisë”, duke predikuar se si ajo respekton qeveritë në Serbi, Kosovë, Maqedoni, ashtu si edhe në Republikën Serbe të Bosnjës, duke i parë si të barabarta.

Në të njëjtën kohë, shkruan “Washington Post”, një numër gjithnjë e më i madh i serbëve po deklaron se më përpara do të afroheshin me Rusinë sesa me Bashkimin Evropian, ndonëse kjo e para nuk ofron alternativë koherente.

Rusia në të njëjtën kohë po bën fushatë që t’i bindë shtetet e Ballkanit të mos anëtarësohen në NATO, duke nxitur operacione të përbashkëta ushtarake me ushtrinë e saj, derisa një fushatë e tillë kundër NATO-s mund të ketë pasoja negative në operacionet e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Shpërbërja e Jugosllavisë, në Rusi është trajtuar si turpërim i saj dhe nxitje e Perëndimit që ta shpërfillë Moskën, raporton Koha Ditore.

Putini, siç theksohet, kurrë nuk është ndalur që ta shprehë zemërimin për ndikimin e humbur në Kosovë, pas Shpalljes së Pavarësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje