Vihet në punë hidrocentrali i Banjës, rritet me 5% prodhimi i energjisë në vend

22 Shtator 2016, 09:44Ekonomia TEMA

Këtë të premte, kompania norvegjeze Statkraft përuron nisjen e prodhimit të energjisë elektrike në hidrocentralin e Banjës në lumin Devoll, teksa HEC-i ka nisur prodhimin në testim prej ditësh.

Banja është hidrocentrali i parë që është kompletuar ne kaskadën e Devollit në respektim të Marrëveshjes së Koncesionit, e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2009 për ndërtimin e 3 HEC-eve.

Sipas kësaj marrëveshje, Statkraft do ta shesë energjinë në tregun e lirë me çmime të parregulluara.

Ndërtimi i HEC Banja ka filluar në qershor të vitit 2013.

Statkraft bën me dije se më shumë se 2000 punëtorë kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj vepre.

Kapaciteti i instaluar i HEC Banja është 73 MW, duke ndikuar në rreth 5 për qind në shtimin e prodhimit vendas të energjisë, raporton Monitor.

Diga ka një lartësi prej 80 metër dhe rezervuari me një volum total prej 391 miliardë litra ujë, të cilat  mbulojnë një sipërfaqe prej 14 km 2.

Në përputhje me Marrëveshjen e Koncesionit, e nënshkruar dhe miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2009, Devoll Hydropower do të zhvillojë, ndërtojë dhe operojë edhe 2 hidrocentrale të tjera në kaskadën përgjatë lumit Devoll, në juglindje të Shqipërisë.

Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i këtij projekti do të jetë përafërsisht 280 MW, kur të gjitha HEC-et të përfundojë më 2019.

Ky projekt përbën një pikë referimi të rëndësishme, tërheqjen e investimeve të huaja në sektorin energjetik shqiptar dhe përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit të sistemit elektroenergjetik të vendit.

Devoll Hydropower, pasi të përfundojë tërësisht investimin, do të rrisë prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri me 17% .

5 komente në “Vihet në punë hidrocentrali i Banjës, rritet me 5% prodhimi i energjisë në vend”

  1. Eri says:

    Saliu e ka fajin dhe per kete. Dmth ai maloku i Vicidolit beri ca autostrada kombetare e dy-tre hidtrocentrale per 8 vjet. Ne per 4 vjet kemi per Rilindjen Urbane te Prrenjasit dhe Librazhdit. Pikaaa

    1. Nesti says:

      Kete se beri Saliu por e filloi Enveri dhe e perfundoi gjermani. Ato autostradat qe akoma nuk kane perfunduar,na thuaj pak me leket e Zenit apo te Argites i beri? Pikaaaaa vertet.

    2. bimbashi says:

      Mos bej si koqe: hidrocentralet dhe autostradat me leket e tua e te miat po behen, problemi eshte se kush nga keta qe na drejtojne ka marre nga keto leke dhe i ka futur ne xhepin e tij. Bravo Bashes qe beri 60 km rruge dhe futi 220M euro ne xhep??? Kesaj i thua llogjike ti?

  2. LTB says:

    A do na ulen cmimet e energjise ne fateren perfundimtare me qe prodhojme me shume energji hibride, apo te fala kush t’pysi….

  3. casperas32 says:

    Duke i lene menjane debatet politile, projekte te ketilla ndihmojne ne ekuilibrat e import-ekportit te vendit tone, disa miliona euro qe do blinim energji ne serbi apo bullgari, te pakten qendrojne ketu, keshtu qe pas gjithe atyre problemeve qe ka ky vend, ndoshta keto tip lajmesh duhet te na gezojne te gjitheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje