Ish-badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, duke u nisur nga lajmi i kërcënimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka kujtuar se si ka kërcënuar me jet ëish-kryeprokurorin Arben Rakipi.
Ai ndërkohë ngre dyshime nëse Llalla është kërcënuar vërtet.
Sipas tij, Llalla shoqërohet vetë me mafiozë dhe nuk ka asnjë arsye që ai të kërcënohet, pasi nuk ka goditur asnjë grup kriminal.
Ja çfarë shkruan Izet Haxhia:
“Ka qene viti 2002 mesa më kujtohet.
Muaji nuk më kujtohet me saktesi, por në diten që prokuroret e çeshtjes “Hajdari” dhane pretencen per denimin tim e të vëllezerve të mi, pasi gjeta me ane të nje të njohuri timin numrin e telefonit privat të prokurorit të Pergjithshem Arben Rakipi, e marr në telefon dhe më del vete prokurori.
Pasi i thashe se kush jam, e kercenova me fjalet më kercenuese që mund të perdoren, si do të vras ty, familjen etj.
E mbylli telefonin pa thene asnje fjale.
E bera kete kercenim duke u nisur nga fakti se ky prokuror ishte ai që udhezonte e drejtonte grupin e prokuroreve të çeshtjes “Hajdari”, në unison me Fatos Klosin, që çoi në denimin e padrejte timin dhe vëllezerve të mi.
Duke ditur edhe nje ndodhi të 14 shtatorit me kete prokuror politik e të korruptuar, kur gjate arratisjes se tij nga Tirana, i veshur si grua, i lutej badigardit të tij qe ta shpetonte nga une, a thua se mua po më binte ndermend per Arben Rakipin, të cilin as nuk e njihja, as nuk kisha pasur ndonje kontakt apo perplasje me të me pare.
Duke u nisur edhe nga kjo ndodhi e 14 shtatorit të vitit 1998, diten e grushtit të shtetit, isha i bindur se ky prokuror ishte aktiv në nderhyrjet që beri per denimin tim, duke pasur nje urrejtje ndaj meje, prandaj e kercenova.
E mora per here të dyte në telefon, por kesaj radhe më doli badigardi i tij, sepse Rakipi nuk pati guximin ta hapte vete telefonin.
Mesova se po atë pasdite atij ju shtuan nje dyzine me badigarde dhe beri nderrimin e shtepise dhe shkolles ku mesonte femija i tij.
Kuptohet kercenimi im ndaj prokurorit ishte nje nga ato shperthimet e mia per shkak të padrejtesise që më ishte bere nga nje drejtesi që merrte urdhera nga politika.
E tregova kete ndodhi sepse degjova qe fshatari i Gramshit që kemi per prokuror të Pergjithshem na qenka “kercenuar”’ nga nje grup mafioz të cilin na qenka duke e hetuar.
Duke ditur punen dhe hetimet disavjecare të ketij palo prokurori, e them me bindje që keto të ashtequajtura “kercenime” jane nje loje kryekeput e prokurorit të SHQUP-it, e familjes mafioze Berisha, dhe nuk kane asnje baze reale.
Ky prokuror eshte aleati më i madh i mafiozit Berisha, që kontrollojne e kane mbeshtetjen e shumices se grupeve mafioze me të rrezikshme në Shqipëri.
Ky prokuror që bredh i shoqeruar nga mafioze të lidhur me familjen Berisha e djalin e tij, nuk mund të jete kercenuar nga askush, sepse në kohen e sundimit të tij si kryeprokuror nuk eshte goditur asnje mafioz apo grup kriminal.
Nuk e di po me vjen nje ere e keqe si puna e atyre sajimeve të qytetarit “dixhital” ky sajimi i “kercenimit” të kryeprokurorit më të pafte e të korruptuar që ka patur ndonjehere Shqiperia”.
a te lumte ajo goje!! Ai genjen si derri! e di qe po i vjen koha e hikjes dhe gjarpri si gjithmone e ngriti folen ne gjermani , bleu vilen dhe i ka cu ato kurvat e veta para e sajon kete per te hik dhe vet!!! por amani more njerez beni derman te marre dhe Rovena Gashin me vete !! se nuk ben dot nje hap pa te epileptiku i poshter.,, po ku do futet se ka ba shum zullume ai fshatari qe shkollen e mesme e ka ble diplomen!!! hajduti
Pajtohem me izetin.
Shume e drejte.
Eh mor Izet sa te kam urryer!Sidomos kur te shihja me 14 Shtator me kanatjere,automatik ne duar dhe rrethuar nga nje tufe huliganesh qe te lumtur po e rishkaterronin Shqiperine e sapo dale nga viti 97.
Dhe te them te drejten te besoj per pendesen dhe gjithshka qe thua per bemat e grupimit me kriminal dhe me tradhetar qe ka patur ndonjehere ky vend,nen siglen PD,dhe qe “udhehiqet” nga nje kryegangester,kryekriminel e kryetradhetar i te gjitha koherave me emrin Sali Berisha.
Te besoj mor Izet,te besoj!Per gjithshka!
Dhe te falenderoj qe flet hapur qe populli ta mesoje dhe historia ta shkruaje.Por po te te kisha perballe….nje pellembe te forte do te ta jepja,dhe pastaj do ulesha te pija nje kafe me ty.
Shqipetari i lirise! Bravo! Ke bere nje koment shume te mire.Eshte e vertete,qe Izet Haxhija eshte penduar dhe po i thote popullit ato te verteta shume te çuditeshm,dhe shume interesante.Per kete meriton aq shume respekt,aq sa meriton Sali Berisha aq shume urrejtje.
Plotesisht e sakt. Kudo ku ka qene servil e koke ulur qendronte. Tamam skuth.
Izet,
I lexoj me interes shkrimet e tua se mendoj se ti duhet te dish shume per poshtersite e bera nga grupi ku edhe ti ishe kryesor. Duke menduar se si njeri i penduar , per te qetesuar edhe ndergjegjen tende, kam besuar shume nga analizat dhe faktet qe ti paraqet ne keto shkrime.
Ne shkrimin e sotem thua se kryeprokurori Arben Rakipi, ne ngjarjet e grushtit te shtetit te 1998, i veshur si grua u largua nga Tirana dhe pas kercenimit te dyte te bere nga ti, atij ju shtua nje duzine bodigardesh.
Asgje te vertete nuk ka ne kete refim. Mesoje se ai nuk eshte larguar asnje minut nga Tirana dhe ka qene fare afer vendit ku te gjithe dridheshin nga egersia jote. Meso edhe kete se ai ne kete kohe nuk kishte asnje bodigard veç shoferit dhe se ne ate periudhe nuk mund t’i besoje bodigardeve te takemit tend. Me grupin e tij te punes ai fare i qete mblidhte materialet qe ne mungese te shtetit nuk mund ta bente ne zyren e tij. Kujto se pak dite pas 14 Shtatorit u paraqit nje material i detajuar ne parlament per heqjen e imunitetit atij qe ti i sherbeje ne ate kohe si dhe pese te tjereve. Pastaj ajo qe te gjihe e dime.
Persa i perket asaj qe ti mendon per kryeprokurorin e sotem edhe une kam po te njejten rezerve.
Izet, te shkruajta qe te jeshe me i kujdesshem, te shkruash per ato fakte qe ti vete ke qene prezent dhe jo çfare te kane thene te tjeret.
Ashtu si une qe te lexoja dhe te besoja ne ato qe thoje, kur has nje njarje qe ke qene vete prezent dhe ti e tregon ndryshe, fillon dhe dyshon edhe per ngjarjet e tjera.
PO TE ISHTE E VERTET KY LAJME NUK MUND TE RRINTE PA LLAPUR SALI MORTJA.KJO ESHTE NJE SAJES E TIKUT DHE SB.TIKUT I ERDHI FUNDI TE JAPI DOREHEQJEN DHE SIDUKET SALIU NUK E MBRON DOT ME …SE KA HALLIN E TIJ TASHME.DO KEMI LAJME TE TJERA TE CILAT I KA PARASHIKUAR SPARTAK NGJELA ME PERF.E REFORMES NE DREJTESI.RAMA KISH PARASHIKUAR QE TA HIQTE ME LEZET TIKUN,POR SALIU NUK DESHI.JA SI VIJNE PUNET.DHE TIKU PO SAJON SIÇ E MESON SALIU.DHE SALIU PRITE KUR TE DALI E TE BEJI NAMIN DUKE SHAR RAMEN ME RRENJE E DEGE
Ne disa ngjarje kam qene dhe vet dhe historia eshte krejt ndryshe nga ajo qe tregon ismeti,imagjinojeni ne ato qe nuk ka qene ,ne ato qe i paraqet si histori te vetat kur i ka me te thena nga njerez te tjere.Nuk thone kot nuk ke nevoje ta bejne gropen te tjeret sepse ca njerez si Ismeti ja bejne vetes ………ne rastin konkret ul besueshmerine e tregimeve te tij
Arben Rakipi ka derguar vetem familjen ne France ne 14 Shtator…vete ka qendruar ne shtepi me Petrit Hysin dhe tre djem te tjere, qe ishin te armatosur deri ne dhembe…edhe shtepine e kishin kthyer ne repart ushtarak…kishin nje furgon padritare dhe nje makine te blinduar poshte ne rast emergjence…
Zoti Haxhia mjaftojn vetem e vetem deshmit e tua per te luftuar mafian Shqiptare,po na thuaj a ka prokuror qe ja mban bytha me luftua krimin e ish komandantit tend,mase normale qe prokurori eshte i lidhur me krimin kur nuk eshte ne gjendje ta luftoj ate,dy gjera jan o me krimin o kundra krimit
Shume i sakti shkrimi i Izetit. I sinqerte pasi pranon ato qe ka bere vete dhe me nje logjike te forte spjegon “kercenimin” qe po i behet gjasme prokurorit.Nje skandal i vertete me mediat tona qe i kane bere nje jehone te madhe kesaj çeshtje. Turp e faqe e zeze. Televizione kalamajsh qe ta shpifin qe te gjithe.Kur e sheh Tikun sikur ka hallet e botes.mbi shpine te vjen per te qeshur. Ecje dhe qendrim fshatari te pagdhendur, qesharak dhe aspak bindes.