Pse do dështojë sërish Reforma Zgjedhore?!

25 Shtator 2016, 20:07Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Për një arsye të thjeshtë sepse megjithë artikulimet kinse pozitive pro tij, të tre kampet kryesore politike në vend, deri më tani s’kanë bërë pothuaj asgjë për Reformën Zgjedhore, duke u fshehur pas intensitetit të punës në Reformën për Drejtësi. Me çfarë kuptohet, tre partitë kryesore në vend, PS, PD dhe  LSI as nuk e kanë ndërmend të thellohen në këtë reformë, përveçse diçka më shumë në javët e ardhshme kur do fillojnë të bëjnë mbledhje gjithnjë e më të shpeshta për propozimet e ngurta të njëra-tjetrës.

Ngërçi i parë do jetë pa asnjë dyshim pasardhësi i kryetares aktuale, që me të gjithë gjasat ka të ngjarë të jetë politik. Në këtë rast, nuk duhet të harrojmë banalitetin e politikës shqiptare: kryetarët e fundit të këtij institucioni përfunduan në politikën e sotme. Që këtu mund të kuptosh sesa vështirë është ta ngresh një proces, që do të monitorojë dhe menaxhojë zgjedhjen e politikanëve të ardhshëm.

Ka një regjistër nga ku mund të fillohet dhe debatohet dhe kjo ka të bëjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR, të cilat duhej të punohej që të reflektoheshin sa më mirë në Kodin Zgjedhor. Por sa e vështirë është kjo sot e kësaj dite, kur megjithë akuzat e ndërsjella, të përpiqesh të kuptosh e të bësh transparencën e burimit financiar dhe mbështetësit në hije të partive, pasi zyrtarët administrativë partiakë jo vetëm nuk t’i japin, por të vendosin para gjërave thjesht fiktive. Një element tjetër i ngërçit është kur e provon sesa e vështirë është të ndryshosh administratën zgjedhore dhe pastrimin nga militantët e frikshëm, që konvertohen në zyrtarë pas zgjedhjeve. Është e pakuptueshme për të huajt në Shqipëri sesi komisionet përfshijnë një grup njerëzish partiakë që kacafyten në shumicën e rasteve, duke e penguar hapur procesin. Shembulli i shumë vendeve me standarde të larta demokratike, ku komisionerët janë jashtë partiakë është ai i duhuri, por jo në rastin tonë, mbushur me një përvojë të dhimbshme në këtë drejtim.

Ndërkohë shtyrja e punës së komisionit së Reformës që donte kohën dhe konsesusin e nevojshëm është një detaj jo pa rëndësi, që tregon se vendimet e këtij komisioni do jenë të minutave të fundit dhe të diktuara. Dhe më e lodhshme është rituali i zakonshëm se gjithnjë Reforma Zgjedhore shtyhet më shumë nga partia që është në Opozitë. Kurse ajo që është në Pozitë, duket shumë pak e interesuar dhe më shumë bën retorikë

Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, me shumë gjasë do përballemi me para të sjella nga droga, që për hir të së vërtetës në Shqipëri kanë plasur keq, por edhe nga ndërfutja aktive e administratës shtetërore. Të mos harrojmë në rastin e fundit Dibrën, kur deri krerë të lartë u kujtuan zgjedhësve se ata ishin në qeveri, e me ta lidheshin fondet.

Duhet se shtyrja bën të duket që thjesht palët të mos jenë të interesuara për procesin e zakonshëm të shitblerjes së votës, që bëhet rëndom tek ne dhe shumë shëmtuar, si edhe mungesa e interesimit për votimin elektronik, që duhet thënë se ka pak gjasa të ndodhë sërish në vend, kur mungon hapur vullneti politik për ta çuar para.

Me pak fjalë, jemi në një gjendje, që për një nga reformat më të nevojshme, të jemi në këtë gjendje pasi nuk jemi hapur të interesuar. Me fare pak gjasë, Reforma Zgjedhore do të ndryshojë ndonjë gjë, si gjithnjë, kushtet do mbeten gati të njëjta, pa votim elektronik, pa mundësi frenimi të shitblerjes së votës, shtuar edhe me një administratë zgjedhore krejt politike e më shumë e interesuar për fitoren e tre partive kryesore dhe si zakonisht nëpërkëmbjen e të vegjëlve, sesa mbarëvajtjen e zgjedhjeve reale. (Javanews)

5 komente në “Pse do dështojë sërish Reforma Zgjedhore?!”

  1. Kazani i Plehrave"Reforma ne Drejtesi" says:

    E para, per cfare reforme behet fjale?
    e dyta, e ashtuquajtura reforme po votohet me ndryshime pas ndryshime nga vete ata qe duhet ti tremben asaj
    e treta, kush do ta zbatoje reformen, Ilir Meta apo EdcobarRama?
    e katerta, me reforme Edi Rama kupton heqjen e disa gjyqtareve dhe zevendesimin e tyre me rroga te majme
    e pesta, kurre si ka shkuar ne mendje Edi Rames apo Ilir Metes, qe reforma do filloje nga pasurite e Ilir Metes apo Milionat e Olsit.
    e pesta, korrupsioni eshte aq i thelle sa ricciklimi i ketyre politikaneve vetem ne Shqiperi mund te behet.
    e gjashta, nuk e kuptojne keta apo mileti qe gjyqesori, drejtesia duhet te jene te pavarur,po keshtu dhe presidenti
    e shtata,mos valle keta do reformojne sistemin e drejtesise qe drejtesia ti bjere ketyre ne koke nje dite? JO.

    Rofte PPSH

  2. grer says:

    I dashur gazetari Andoni!
    Jam dokort me ty,qe reforma do deshtoj! Ne fakt ajo ka deshtuar! Ate dite kur votuan 140 deputet pro! Ndekohe….
    Ka nje fakt te thjeshte, qe nese perendimi nuk e merr parasysh, ajo (reforma) mund te quhet e deshtuar tani!
    Perpjekja e JUDES shqiptare IM gjoja per konsesnsus dhe miratimi i saj me 140 vota, ishte funerali dhe kryqezimi i reformes! Fundi saj! Kujdes ambasadori Lu, Vlahutin,etj. Ne populli “Budalla” qe e duam reformen ne masen 91% e dime qe 60 % e deputeteve nuk e kane dashur kete reforme. Pra 60% e deputeve te popullit realishte nuke duan perball popullit me 91%. Analizoni. IM eshte krye i pari qe nuk e done!
    FLM

  3. Fshatari says:

    Eshte Mero Baze gazetar,eshte edhe Ben Andoni…o Ben po pak me kreativ mor jahu se je bere i palexueshem me stilin tend te njetrajtshem deri ne merzitje ufffffffffaaaa

  4. kleptofagos says:

    Ligji aktual eshte kopsitur per te perjetesuar privatizimin e partive (bandave) politike. Asnje nga kryetaret e partive nuk ka vullnetin per te hequr dore nga monopoli i pushtetit. Shqiperise i duhet nje ligj pergjithesisht maxhoritar per deputetet dhe nje ligj tjeter per kufizimin kohor te gjithe mandateve drejtuese, qe populli te rifitoje sovranitetin dhe te ruaje veten nga krimet dhe vjedhjet e politikaneve aktuale.

  5. taipi says:

    tema eshte per reformen zgjedhore , jo per reformen ne drejtesi, se e paskan keqkuptuar komentuesit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje