Një TV hapi lajmin se Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë është kërcënuar me jetën, dhe kjo, sepse ka në hetim një çështje shumë të rëndësishme. Në kushte të tjera të Shqipërisë dhe në vende të tjera, përveç Shqipërisë, ky lajm do të bënte shumë zhurmë e bujë. Dhe jo më kot: kërcënohet personi më i lartë i organit të akuzës, dhe jo se, bie fjala, “më pa shtrembër”, apo “më shkeli brezin”, por për shkak të detyrës.
Ky lajm duhet të kishte ngritur në këmbë të gjitha segmentet e organeve ligjzbatuese dhe të shpalleshin në kërkim urgjent ata që e kanë kërcënuar. Por, çfarë po ndodh? Askush, madje jo vetëm, organet e sipërcituara, përfshi edhe vetë organin e akuzës, nuk e kanë marrë seriozisht, por as njerëzit e thjeshtë, ata që quhen “të rrugës”. Edhe ata, në bisedat midis njëri-tjetrit, nënqeshin me shpoti kur hapet biseda e “kërcënimit”. Ndër këta njerëz jam edhe unë, që nuk e besoj. Dhe më poshtë po radhis pse nuk e besoj.
Së pari, sipas lajmit të shpërndarë, prokurori paska disa muaj që kërcënohet, aq sa është detyruar të largojë edhe familjen. Si është e mundur, pyesin njerëzit, që kërcënohet Prokurori i Përgjithshëm dhe vetë prokuroria hesht përgjatë disa muajve, ndërkohë që duhej të kishte filluar hetimet, ashtu si për çdo krim tjetër?
Po të ishte i vërtetë kërcënimi kështu edhe duhej të kishte ndodhur, pasi kemi dëgjuar që kërcënohet një qytetar me më pak rëndësi nga Prokurori dhe fillojnë menjëherë të merren masat përkatëse ligjore për mbrojtjen e personit në fjalë.
Së dyti. Sipas lajmit, kërcënimet vijnë me telefon, madje nga burgjet. Po mirë, pyesin sërish njerëzit, si është e mundur që, kur të gjithë telefonat e shtetasve shqiptarë janë të rregjistruar në shoqëritë përkatëse telefonike, madje jo një herë prokuroria vetë është bazuar në ato rregjistrime, dhe në tabulatet që ndodhen atje, për të identifikuar keqbërësin, ose kriminelin, kur është fjala për “kërcënimin e shekullit” (na pëlqen t’i quajmë disa ngjarje kështu), rri dhe vështron se, kushedi, bie nga qielli ndonjë informacion?
Njerëzit e thjeshtë thonë gjithashtu se, “qeni që leh nuk të ha”. Kështu që, kur një kriminel mendon të të marrë jetën, për sebepet që i di ai, nuk të paralajmëron, por, fatkeqësisht, e kryen krimin. Për ta vërtetuar këtë nuk ka nevojë të kërkojmë shumë, pasi ka fakte edhe këtu tek ne, por edhe në Botë.
Por gjithsesi pritja e Prokurorisë për të gjetur fajtorin nuk shkoi kot. Informacioni i erdhi, jo vetëm atyre, por të gjithë opinionit publik dhe, jo nga ndonjë burim dosido, por nga vetë Ai “dixhitali” (emrin e goditur të të cilit e ka gjetur bukur poeti i shquar Arben Duka) i Sali Berishës. Madje janë vënë edhe emrat e personave që e kanë bërë këtë si dhe mënyrën si e kanë realizuar. Nisur që këtej organit të akuzës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të shkojë në mesnatë (siç bëhen këto punë zakonisht) të trokasë në derën e tyre dhe t’i dërgojë prapa hekurave. Kështu edhe Tiku do të qetësohej dhe do të sillte familjen që po i sfilitet nëpër Gjermani, por edhe Berisha do të fërkonte duart nga kënaqësia që, më në fund doli një njeri dhe ia mori seriozisht Atë dixhitalin e tij.
Duke lënë mënjanë Saliun me dixhitalin e tij, asgjë nga ato pistat e mësipërme nuk është ndjekur nga prokuroria, por vetëm është mjaftuar me një njoftim të thatë dhe absurd se “po vazhdon punën normalisht”.
Shkaqet e këtij deklarimi të bujshëm, thonë njerëzit, janë krejt të tjera. Dhe pikërisht. Z. Llalla ka pesë vjet që ndodhet në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, disa herë ka deklaruar në media se ka në hetim personalitete të larta të politikës dhe, në fund të fundit, “mali i mbarsur” nuk ka “pjellë asnjë mi”. Në ndërgjegjen e Z. Llalla rëndojnë mbulimi ose mbyllja dhe mos-hetimi i krimeve nga më të përbindshmit, siç ishte krimi shtetëror i Gërdecit, krimi i Rrugës së Kombit, i vrasjes së katër njerëzve krejtësisht të pafajshëm më 21 jannar 2011, në bulevard etj., por edhe mos-hetimi i akuzave që opozita po i lëshon si dallgët e detit në fortunal mbi qeverinë aktuale, dhe sidomos mbi Kryeministrin Rama, akuza që ose duhej t’i hetonte, ose duhej të merrte të pandehuar ata që i derdhin lumë ato.
Të gjitha këto, thonë njerëzit e thjeshtë, janë manovra të Z. Llalla dhe të mentarit të tij Sali Berishës për t’u shpëtuar përgjegjësive që ka ai ngaqë kanë mbetur rrugës hetime tejet të rëndësishme, përfundimi me sukses dhe në kohë i të cilëve, jo vetëm do të kishte forcur stabilitetin në vend, por do të kishte krijuar në botë një imazh shumë më të mirë, gjë që do të përkthehesh në investime më të shumta dhe në luftë më të madhe kundër varfërisë.
Shkurtimisht të gjitha këto janë manovra për t’u shpëtuar masave që vijnë nga miratimi, ndonëse i vështirë, i Reformës në Drejtësi. Rrethi po ngushtohet, prandaj Berisha i dërgoi sinjalin dhe i dha drejtimet pinjollit të tij se ku duhet të mbështetet për të mundur t’i shpëtojë ndëshkimit të padiskutueshëm, duke krijuar alibinë që të marrë azil politik në Gjermani.
Veprimi i Kryeprokurorit është pjesë e skenarit ogurzi të PD për të zvarritur sa më shumë ligjet që do ta bëjnë vepruese Reformën e Miratuar, siç është Vetingu etj.
Kështu flasin njerëzit, Z. Llalla.
Po une qe sjam krye prokuror cfare strategjie te ndjek per te perfituar azil ne gjermani??
Me nderet qe i detyrohet krimi llalles keto 5 vjet jo kercenuesit nuk do ishin gjalle por as qente e tyre nqs kane do kishin ikur per lesh
Z krye prokuror e kupton sa vite drite je prapa ina rames ku politika e luftoi 360 grade gjersa ja arriten qellimit ndersa ty te mbrojne me shpate???
Ka nevoje per shkolle ketu me kuptuar se kush eshte i krimburi
Mekot lodhesh largimi yt do jete pa nder
Komplimenti koment i goditur. Kapot e krimit bertasin kunder krimit.
Gjithshka logjike. Shqetesimi i Llalles eshte manover per shpetim.
Njoh ish kryetarin e bashkise te qytetit tim! E kote te shtoj anetar i Partise se Doktor Mortjes! Mbaroj mandatin me sukses te “plote”, dhe sapo dorezoi detyren u gjend me shtepi ne Tirane!
Vellain e la pas, ne qytetin tone te kthyer ne germadhe nga bandat e Doktor Mortjes, perfshire dhe biblioteken e qytetit!
Por vellai na u be xheloz per ish kryetarin qe u be me Lek . Nuk vonoi e u perfshi ne biznes droge . Policia e hetoi dhe ne rrethana te pasqaruara vdes ne burg. Kjo ngjarje ndodh kur ne pushtet kishte ardh Banda tjeter!
Ish kryetarit dhe Tirana fillon ti duket e vogel, leku ishte mbaru! Cfare me be???
Aty e ne BE e kerkon strehim politik! Normal qe ja miratojne, i japin dhe asistence nderkohe qe vetem shtepia ne Tirane kap te vleren e 80 milioneve!
Iken nga pushteti Banda PS rikthehet Banda tjeter, i famshmi Doktor MORTJA! Ne kete kohe, nje nga shkollat e qytetit pagezohet me emrin e vellait te ish kryetarit te bashkise, rene deshmor ne “krye te detyres”!!
Perralla ne lesh e shendet ndermjet nesh!!
Dhe historia vazhdon…. O sa mire me qene Shqiptar o heeejjjjj!
Permes kercenimit te rrejshem ne te cilen eshte i frikesuar kryeprokurori i pergjithshem Adriatik LLalla nga reforma ne drejtesi po kerkon ikjen nga Shqiperia ne kerkim te azilit ne Gjermani…poashtu vlen te theksohet se me heret ka blere shtepi ne Gjermani e cila nuk i dihet prejardhja e Lekeve per blerjen e shtepise ne Gjermani qe kushton me mijera euro ne te cilen nuk dihet se prej nga i ka fituar Leket z.Adriatik Llalla per blerjen e shtepise ne Gjermani…!
Po e zeme sikur e kane kercenuar. Kur ky nuk eshte i afte te mbroje familjen e tij, si do me mbroje mua?
ORE KY ESHTE NJE MASHTRIM RRADHE I LLALLES…LE TE MARRI APARATIN E SAJE QORRIT DHE TA GJEJE…SHIKU KA APARAT…NUK E ZBULON LIKJA I SHIKUT..KUR NUK MBRON VETEN SI DO NA MBROJE NE…..AI LE TE SHKOJE POR DO TE KTHEHET ME PAS
Po filloje bashkpuntoret e krimeve me te renda tja u mbathin….. por jp mo jo……. ti Llalla je nje nga kryekriminelet…. dhe je ne mos i pari ( se i pari eshte Berisha me familjen e tij ) por te siguroj je pothuaj aty mgjitur me te. Shko futu ku te duash…. kerko cfare te duash… te jesh i sigurt qe ketu do te te kthejne. Krye kriminel
Fshatarit jepi token,dhe lere te tretet bashke me te..!
Ne vargune e shume alibive, genjeshtrave, mashtrimeve, presjoneve, shantazheve, qe ben Saliu dhe pd, eshte edhe presjoni apo hakmarja e sajuar ndaje Adriatik LLalles dhe familjes te tije. Me qene se po i vjen fundi dhe largimi nga kolltuku i kryeprokurorit, ka dale me teorira te ketilla , vetem e vetem te mare azil politik, te largohet familjarisht ne gjermani. Kjo eshte metoda me moderne dhe e sofistikuar per keta soje mafjozesh. Na u mbure disa here qe kame ne shqyrtim dosje ministrash e pushtetaresh te larte dhe deri me sote ska hetuar asnje, vece nje minoritai qe e zuri KLSH. Keta soje jane rufjane politike, cfrytezojne kariken.
Nese e gjithe shpura e politikaneve prokuroreve dhe gjykatesve qe dihet ose dyshohet se kane bere veprimtari kriminale kunder interesave te popullit dhe shtetit shqipetare, do tu krijohen nga kushdo vend evropian lehtesime te strehoen si azil kerkus ne keto vende ahere cfaredo ligjesh e ventigjesh te krijohen me ndihmen e ketyre vendeve ,per denimin e tyre dhe per ta future drejtesin tek ne ne rrugen e funksionimit si ne cdo shtet normal, do te ishin ne fakt nje bllof ,pa vlere ,e pa shpres, dhe pa asnje drite ne fund te tunelit………..duke vrare edhe me tej shpresen per nje shqiperi me te mire aq shume e mirepritur…….