Etja për fitime po zgjeron me hapa të shpejtë investimet në institucionet jobankare

28 Shtator 2016, 12:13Ekonomia TEMA

Interesat e ulëta po orientojnë gjithnjë e më shumë kursimet e qytetarëve drejt formave më fitimprurëse të investimeve.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, tregu i fondeve të investimeve u zgjerua edhe me 7.3%, ndërsa fondet e pensioneve u zgjeruan me 19.8% në gjysmën e parë të vitit, raporton Monitor.

Në sistemin financiar shqiptar bëjnë pjesë dy fonde investimi aktive, aktivet neto të të cilave (rreth 72 miliardë lekë) arrijnë në rreth 5% të PBB-së.

Në krahasim me fundin e vitit 2015, aktivet e fondeve të investimit u rritën me 7.3%. Fondet numërojnë rreth 32,435 investitorë, pjesa më e madhe e të cilëve janë individë.

Aktiviteti i tyre dominohet nga investime në titujt e borxhit të qeverisë në rreth 83.8% të aktiveve dhe pesha e këtyre investimeve ndaj PBB-së llogaritet në 4.1%.

Në gjysmën e parë të vitit 2016, në Shqipëri veprojnë tre fonde pensionesh private vullnetare.

Të dhënat tregojnë rritje të aktivitetit të fondeve të pensionit me 19.8% ndaj fundit të vitit 2015, në nivelin 1.1 miliardë lekë. Aktiviteti i fondeve të pensionit dominohet nga investime në titujt e borxhit të qeverisë me rreth 1 miliard lekë, në rritje me 18.6% ndaj fundit të vitit 2015.

Në fund të tremujorit të dytë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve të pensionit ishte rreth 14,840. Ky numër ka shënuar një rritje në krahasim me fundin e vitit të kaluar, por një rritje të konsiderueshme prej rreth 38% në krahasim me një vit më parë. Megjithatë ky segment mban një peshë të vogël në ndërmjetësimin financiar në vend.

2 komente në “Etja për fitime po zgjeron me hapa të shpejtë investimet në institucionet jobankare”

  1. tina says:

    Institucionet financiare si min. Finacave etj.., po kontribuon mese miri per menaxhimin e financave ne vend

  2. al says:

    pavaresisht disa problemeve eshte e dukshme qe financat dhe ekonomia kane nje ndryshim pozitiv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje