Ahmetaj në fabrikën e riciklimit: Si funksionon procesi i përpunimit të mbetjeve

25 Shtator 2016, 16:46Ekonomia TEMA

Në një fabrikë riciklimi që punon vetëm 2 ditë në javë për shkak të mungesës së lëndës së parë ishte sot Ministri i Financave Arben Ahmetaj për të sqaruar opinionin publik për ndryshimet e reja ligjore.

Kjo fabrikë e riciklimit të plastikës është një investim prej 4 milionë eurosh, me teknologji gjermane të vitit 2009, e cila punon nën kapacitet. Drejtuesit e saj i thanë Ministrit të Financave se aktualisht punojnë vetëm 25% të 8 orëshit, në ditë.

E gjithë sasia e produktit që del nga kjo fabrikë eksportohet në Greqi, Bullgari, Itali, Kinë, Austri apo Turqi. Është një fabrikë që 100% të produktit e eksporton.

Me ligjin e ri drejtuesit e saj thonë se do të trefishohet numri i punonjësve, por edhe do të rriten eksportet pasi një pjesë të kërkesës dhe të kontratave kjo fabrikë nuk e realizon dot për shkak të mungesës së lëndës së parë.

“Ky produkt futet në industrinë e paketimit të frutave, dhe e shumta shkon në industrinë e tekstileve, prodhojnë fibër, për mbushjen e lodrave për fëmijë,” thotë drejtuesi i fabrikës.

Ai madje ndan edhe një shqetësim që e ka prej disa vitesh “Pse ata marrin në Shqipëri dhe ne s’marrim dot nga ata? Pse grekët marrin këtu dhe ne nuk marrim dot nga greku. Tani është diçka që nuk e di ku ta vendos veten time, te ata që janë më të zgjuar apo te ata që duan të bëhen më të zgjuar.”

Lidhur me ligjin e ri Ministri Ahmetaj shpjegoi: “Ligji që ne kaluam para disa ditësh ka ndryshime thelbësore nga ajo që ne frenuam në 2013. Pra, jo depozitim, jo djegie, por lëndë e parë dhe import i kufizuar për ata që prodhojnë, i lidhur me kapacitetet prodhuese. Kemi lidhur importin me nevojat tuaja. Pra jo çdokush mund të importojë. Konsiderohet lëndë e parë për procesin e riciklimit. Do të importojnë vetëm ata që kanë instalacione apo fabrika si kjo të përputhura me kuotat në bazë të kartës teknologjike, pra në bazë të kapacitetit. Në qoftë se të duhen vetëm 30 ton ti nuk mund të importosh dot më shumë se 30 ton.”

Drejtuesi i Fabrikës vuri theksin edhe në faktin se ky cikël prodhimi nuk krijon mbetje: “Nuk mbetet asgjë. E gjitha largohet për eksport. Edhe gjatë procesit të punës kjo është diçka që nuk ka mbetje.”

Ministri Ahmetaj lajmëroi edhe një vendim qeverie që po përgatitet, i cili i shërben transparencës në dobi të informimit të publikut:  “Ne e kemi kufizuar edhe hyrjen e mbetjeve në 3 pikat doganore, ku realisht shumë shpejt do të kalojmë dhe në një vendim qeverie në përputhje me ligjin ku grupe ambientalistësh, apo njësi ambientalistësh, siç ndodh në të gjithë botën mund të vijnë të certifikojnë importin vetë.”

Keto granulat qe duken ketu ne foto, jane produkti final qe eskportohet ne vendet e BE dhe Turqi. Keto ata i perdorin ne industrine textile, behen mbushjet e jastekeve dhe lodrat per femije.

8 komente në “Ahmetaj në fabrikën e riciklimit: Si funksionon procesi i përpunimit të mbetjeve”

  1. Kazani i plehrave" Ahmetaj" says:

    Po ti sishe as student i mire. Qekur ke 5 universitete ti. Je kthyer ne nje ushtar i verber i Rames qe po mundohet te laje m..tin me shu..e, apo jo. Dmth, Ahmetaj, Italia skishte mundesi por Shqiperia kishte, vertet?


    Mafja politike gjithmone ndihmon ate ekonomike dhe anasjelltas, apo jo Ahmetaj?

  2. vlora.al says:

    Oh po c po na ben reklam mor legen ?

  3. goni says:

    Per deri sa jeni ne gjendje te siguroni kontrollin s’ka problem.Persa i perket kontrollit ,Shqiperia ka eksperience,ka siguruar kontrollin e ushqimeve ,karburanteve,droges, kundrabandes,prostitucionin ,ka siguruar e cfare nuk ka siguruar,por mbi te gjitha ka siguruar ,mbi kete vend ,politika te beje cfare te doje ,te shes ,te bleje te vjedh,…..

  4. mirel says:

    Nuk ka gje me irrituese se ky legeni evgjit i Gjirokastres te japi leksione inxhinieresh.
    Ky muti qe rrinte si plere hoteleve per turiste dhe prostituta.
    Ky shyrra qe vetem anglishten mezi e mori tani behet dhe shkencetar.
    Asgje nuk tha cfare lende e pare hyn.
    Cfare procesi parashikon, dhe cfare produkti prodhon.
    Ne boten e rregullave cdo lende kimike ka emrin e vet te koduar, qe parashikon transportin perpunimin dhe produktet finale.
    Asgje nga keto nuk ofron qeveria pervec “teknologjise” gjermane .
    Nje pisllek me teper nga qelbesirat e plerave

  5. Raimond vlonjati says:

    Ky artikull me Ahmetaj , besoj esht vene gabimisht ketu

    Kam pershtypjen se ky artikull ka qene per Kroniken :..” Antena brenda familjes” Lol

  6. Zigur Qarri says:

    “Makinerite duken qe jan te kohes”!
    Ky,pasi i menderosi financat (deri ne fyt me borxhe),na doli tek industria e riciklimit te plehrave!
    Pastaj do te na japi leksione per ullinjt,ndersa Ministri i bujqesise leksione per financat!
    Riciklim vetem mbetjet plastike dhe te letres?!Po mbetjet tejet helmuese,baterite dhe metalet e renda qe jan gjithashtu ne
    ne listen e importit te plehrave,perse nuk i tregojn se si do ti riciklojn?
    Ju nuk jeni ne gjendje te kontrolloni importet e ushqimeve dhe te ilaçeve,do te kontrolloni mijëra tonelata plehra!

  7. aleks necaj says:

    Del Arben Ahmetaj e flet per zhvillim te ekonomise qe do te sjellin plehrat?! Dhe hedhe poshte fjalet e Roberto Sabjano qe pati thene se mafja e mbeturinave eshte nder me te rrezikshmet, pasi ndikon ne jeten e te gjitheve. Ai pati thene gjithashtu se ajo tenton gjithnje e me eger te kape pushtetet. Siç duket tentakulat tani me i ka shtrire thelle ne vendin tone, ne vendin me te varfer e me administraten e politiken nme te koruptuar ne Evrope e me gjere. Fat i keq per shqiptaret, ne kete legjeslature me ministra injorant… Qe nuk marrin vesh nga ekonomia? Vetem dine te zhvatin kete popull te semure pase partise.

  8. lili says:

    faji eshte i joni Eshte pse ky ia bâ nje fabrique jashte mundesite te lendese se pare?e per hesap te nje njeri duhet te shkaterohet shendeti i mija shqiptareve?
    Va fan… Bashke me investi min tend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje