Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) publikon treguesit kryesor të aktivitetit 8-Mujor (Janar-Gusht 2016).
Treguesi i humbjeve ka pësuar një ulje të ndjeshme në 28.1% për këtë periudhë të vitit. Operatori i Shpërndarjes ka mundur të grumbullojë nga arkëtimet për furnizimin me energji elektrike shumën prej 40,7 miliard lekësh prej të cilave 2,6 miliard lekë janë nga aktmarrëveshjet ndërsa 38,1 miliard lekë nga faturat.
Gjatë këtij 8-Mujori janë kryer 21,342 lidhje të reja të energjisë elektrike ku kryesojnë me këtë tregues Tirana, Durrësi, Fieri dhe Shkodra.
Ndërkaq, rezulton të jenë instaluar në total një numër prej 51,283 matësash të energjisë elektrike ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar ishin instaluar 34,034 matësa.
Gjatë 8-Muajve të këtij viti janë nënshkruar 50,613 aktmarrëveshje të reja prej të cilave 46,238 i takojnë abonentëve familjarë ndërsa 4,375 të tilla me abonentët biznes. Totali i aktmarrëveshjeve te lidhura nga Dhjetori 2014 deri në Gusht 2016 ka arritur në 442,113.
Tani e kuptova pse me ka ardhur dyfish fatura e gushtit. Kujtojne se vetem keta jane te zgjuar dhe te gjithe te tjeret jane budallenj. Nuk shkohet asgjekundi keshtu duke genjyer dhe mashtruar. Shume dhimbje per ata pak njerezit qe e kuptojne dhe nuk kane fuqi te bejne gje. Le te na vije keq sa te duam, jemi vendi i hajduteve dhe krimineleve perderisa kjo klase politike vazhdon dhe ekziston
OSSHE po penalizon banoret e pallateve,ku matesit e energjise,nuk lexohen nga konsumatoret !
Te vendosen kapak te tejdukshem,per ti lexuar cdo konsumator,sasine e energjise qe konsumon.
Ne shume raste,banoreve ju faturohen shuma,nga zyrat e OSSHE-s,per te “tejkaluar” mbledhjen e te ardhurave.
Zotrinje te OSSHE-s keni detyrimin per te qene transparent me te gjithe.
Panvarsisht sponsorizimit,gazeta Tema duhet te botoj paregullsit e OSSHE-s !
ju arketoni dhe keni fitim se faturat jane te kripura, per njerez qytetare.
humbjet ju i mbulonime faturat qe i sillni me 28 te muajit………pa i pare .dhe nje fature ishte ku jeten nje vajze me nenen e vetme i vjen 380.ooo leke te vjetra.
kjo te pallatet agimi shkalla 2,dhe ne kete shkalle eshte nje reklame T, qe ndricohet e vidhet nga ndricimi i shkalles
e vendosur nga qytetari Grigor …………Berati,i cili dhe fiton dyfish nga kjo reklame, nga kontrata dhe lidhja e fshehte,me pagese te banka NBG.
bashkia nuk i shikon me cfare leje jane reklamat.po inspektoret e osshe pse nuk kontrollojne se vidhet energji nga bizneset ne bodrumet e apartamentet, me lidhje te dyta., ap nr 41 biznes stomatollogjie,e ap nr 44, 53,56,57,nga lidhja ne instalimin e pompes.
kjo ndodh edhe ne shkallet 1,3,4,5,6,
Mua personalishte me vjethe shteti 350 leke ne muaje se nuk vijne te lexojne sahatin, dhe njeher ne vite e lexojne sahatin dhe paguajne te tere energjine e konsumuare. faturat po mbushen neper zyrat e osshe dhe kur ankohesh thone muaje i fundit qe ndothe kjo, dhe ky avase ka nje vite qe vazhdone.