Shqiperia del nga lista e vendeve që pastrojnë para: Ja përparimet e bëra

22 Shtator 2016, 19:23Ekonomia TEMA

Në periudhën nga 2014 e në vijim Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ka bllokuar 45 milion euro në llogaritë bankare të personave të dyshuar, që përfaqëson një rritje të pakrahasueshme (rreth 6 herë) me gjithë periudhën e mëparshme të funksionimit të këtij institucioni të marra së bashku(13 vjetë), që janë bllokuar vetëm 8 milion Euro[1].

Arritjet e këtij institucioni janë certifikuar edhe nga organizmat ndërkombëtarë monitorues konkretisht nga progres raportet radhazi të BE, por edhe institucione të tjera prestigjioze ndërkombëtare sikurse është Instituti i Bazelit mbi Qeverisjen (Basel Institute on Governance), i cili në raportin e vitit 2016 ‘Index AML 2016’[2] për vlerësimin e 149 vende sipas nivelit të riskut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, e klasifikon Shqipërinë ndër 10 vendet që kanë shënuar përmirësimin më të madh në rang botëror, duke e renditur të katërtën.

Pikërisht mbi bazë të këtyre arritjeve, sikurse është bërë e njohur në shtator 2015, Këshilli e Europës konfirmoi efikasitetin e masave të ndërmarra nga autoritetet shqiptare dhe vendosi nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve nën monitorim për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në të cilën gjendej që prej vitit 2011 pas raundit të 4-t të vlerësimit nga Komiteti Moneyval i KiE.

 

1 komente në “Shqiperia del nga lista e vendeve që pastrojnë para: Ja përparimet e bëra”

  1. dhipi toms says:

    Mos u merzisni se po i cojne ne Kanada paret e pista. Qeveri dhe popull rrot kari qe pengojne gjerat ku vendi ne fakt mund te perfitoj. Vazhdoni digjni parcelat me kanabis dhe mbillni miser…yyyyyttttt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje