Kompania turke tërhiqet nga Skavica; mister arsyeja reale

25 Shtator 2016, 16:20Ekonomia TEMA

Pas sulmeve të njëpasnjëshme të opozitës dhe vonesës së qeverisë, konsorciumi turk që mori përsipër të ndërtohte hidrocentralin e Skavicës është tërhequr nga tenderi.

Vizion Plus e ka bërë të ditur këtë duke cituar burime pranë ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Qeveria shqiptare vendosi dhënien me koncesion të ndërtimit të Katundit të Ri në 7 janar të këtij viti, 2 javë pasi kompania turke Suzer bëri një ofertë të pakërkuar, ku Këshilli i Ministrave i miratoi asaj edhe një bonus prej 8 pikësh si shpërblim për hartimin e projektit.

Ky ka qenë një nga koncesionet më të sulmuar nga ana e opozitës, e cila akuzoi kryeministrin dhe ministrin e ekonomisë në atë kohë, Arben Ahmetaj për favorizim të firmës turke, pasi projekti ka qenë i studiuar disa herë, madje datonte që prej vitit 1960. Skavica është menduar si një hidrocentral i cili do të kishte të instaluar një fuqi prej 350 MËH dhe përveç ndërtimit të HEC-it do të krijonte një liqen të ri i cili do të shërbente për rritjen e efiçencës së prodhimit të gjithë kaskadës së Drinit.

Në 2007-ën, kompania TKG bëri një studim për korporatën elektroenergjitike dhe i dha asaj 3 alternativa zhvillimi. Qeveria shqiptare zgjodhi atë të ndarjes në dy HEC-e, katund i ri dhe Skavica 385, ku vlera e investimit shkonte në 110  milion euro dhe fuqia e hidrocentralit 70 MËH.

Por edhe pse njoftoi ambicien e saj për këtë vepër edhe në faqen e internetit, bashkimi i firmave Suzer dhe Nurol nuk ka dhënë asnjë detaj për tërheqjen nga ky projekt,

1 komente në “Kompania turke tërhiqet nga Skavica; mister arsyeja reale”

  1. Mentari says:

    Korrupsion gjigand e Qelbesirav qe kryesojne qverine,korrupsion dhe vetem korrupsion.I kane kerkuar Turkut 20 milione euro,turpi I zotit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje