Mund t’ju duket e pabesueshme por është e vërtetë, Kina po projekton trenat e gjeneratës së ardhshme me shpejtësi 500 kilometra në orë.
Mësohet se trenat në fjalë do mund të jenë të përshtatshëm për pasagjerë, dhe do të jenë të pajisur me rrota që mund t’u përshtaten pistave të ndryshme në botë.
“Kina do të provojë eksperiencën e operimit me shpejtësi të lartë në relieve të ndryshme të botës dhe në kushte klimaterike ekstreme, që nga shkretëtirat në alpe”, tha Jia Limin, professor në Universitetin e Pekinit.
Projekti është pjesë e një plani ambicioz të Pekinit, që po ndërton një seri trenash që përdorin një sistem hibrid-shtytës I cili lejon shpejtësi të lartë, transmeton shekulli.
Aktualisht hekurudhat e trenave të shpejtësisë së lartë në Kinë mbulojnë 20.000 kilometra, ose 60 për qind e të gjithë rrjetit botëror të hekurudhave të trenave të shpejtësisë së lartë. Projekti i ri synon ta rrisë numrin në 30.000 kilometra në vitin 2020 dhe 45.000 në 2030.
Ju lutem mos hypni ne keta trena se nuk do ju gjejne as kockat. Kines per vete ja ndertoj Gjermania hekurudhat per shpejtesi te larte. , tani me teknologjine e vjedhur duan te shkojne 500 km/ore….?
Ledio,faleminderit qe na njoftove,se e kishim planifikuar te shkonim ne Kine e ti provonim.
Ledio,
Faleminderit se une jeton ne Pekin dhe kam udhetuar disa here ne keto trenat e Kines…
po nuk e dia rrezikun e tyre…
Po ato aksidentet hekurudhor ne Amerike keto vitet e funnit i ke pare? Pardje ne New Jersey…
Ti kishin ndodhur Kines keto do kishit bere propagande te tmerrshme sic bejne cdi dite Amerika dhe Europa…kurse Kina po i le mbrapa sic le ky treni ato trenat e vjeter te Amerikes.
Ik pi ndonje raki tani, se Kinen nuk e ndalon dot as zoti.
aha!
prandaj donte te ringjallte sala ate “rrugen e mendafshit” me kinen.!
qe te vinin ne shqipni kta trenat kinez ufo.
Ne 20-30 vitet e fundit kina po ben cudira. Perendimi po ngel mbrepa i zhytur ne luftra dhe shpenzime ushtarake. Kina duket si planet tjeter me perendimin e prapambetur
Ne vitin 1999 e kam vizituar Kinin dhe me ka habitur. me te vertet.