FOTOT/ Miliarderi Musk ofron transport në Mars, por ndoshta dhe s’ktheheni më!

28 Shtator 2016, 13:48Lifestyle TEMA
FOTOT/ Miliarderi Musk ofron transport në Mars, por ndoshta dhe

Ai është një miliarder plot ide, por kjo e fundit duket më shumë si një çmenduri se sa një ide e prekshme dhe e realizueshme.

Shefi i kompanisë “SpaceX”, Elon Musk, ka prezantuar projektin e tij për të kolonizuar Marsin. Ai thotë se në sajë të këtij projekti do të shkojnë 1 milion njerëz në Planetin e Kuq.

“Ajo që dua të arrij unë, është që të bëj Marsin një alternativë të mundshme për të jetuar” tha ai.

Por Musk tha se udhëtimet e para mund të jenë të rrezikshme dhe kandidatët duhet të përgatiten edhe për të papritura.

“A jeni të përgatitur për të vdekur? Nëse po, atëherë jeni kandidati i duhur”.

Ai pranoi se edhe vetë do e ndërmarrë këtë udhëtim një ditë, por pa përcaktuar se kur.

Musk tha se realizimi i këtij projekti do të jetë një sfidë, pasi janë të paktë njerëzit që dëshirojnë të rrezikojnë kaq shumë. Nëse gjithçka shkon mirë për të, projekti mund të nisë të zbatohet në 2020.

4 komente në “FOTOT/ Miliarderi Musk ofron transport në Mars, por ndoshta dhe s’ktheheni më!”

  1. fatja says:

    a ka ndonje vend per salen tone……………..

    1. Gryka says:

      Atje ka shpella. Merrni shpellarin.

  2. braho kaleci says:

    Edhe ne si shtet mundet ta ndimojme miliarderin,te japim dhe ne kontributin tone. Te pakten te marim plerat e Marsit, gjithmone si lende e pare per industrin tone ekologjike.

    Si import,se si eksport hashashin ta gjejn vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje