Të gjithë deputetët të cilët duan të hyjnë në ambjentet e burgjeve në vend për të takuar persona të dënuar apo të paraburgosur, duhet të marrin më parë miratimin e Ministrit të Drejtësisë, pasi ta informojnë këtë të fundit për arsyet dhe qëllimin e vizitës.
Media ka siguruar urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Miklovan Kopani, drejtuar vartësve të tij, që të mos lejojnë asnjë deputet apo funksionar të lartë që të kryejnë vizita apo takime në burgje, pa qenë të pajisur me leje nga Ministri i Drejtësisë. Vetëm nëse ligjvënësit, kanë marrë më parë miratimin nga ministri, atëherë mund të realizojnë vizitën dhe takimin.
Në fonogramin e siguruar nga ‘BalkanWeb’, i cili iu është dërguar institucioneve thuhet se “Nuk do të lejohen të kryejnë vizita e takime deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe funksionarë të lartë publikë, pa paraqitur më parë arsyen dhe qëllimin e vizitës te Ministri i Drejtësisë për miratim. Pas miratimit, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të krijojë kushtet e nevojshme me qëllim zhvillimin e takimeve”, – citojmë nga fonogrami i siguruar nga ‘BalkanWeb’
Urdhri iu është bërë me dije gjithë drejtuesve të Burgjeve e paraburgimeve në vend, të cilët tashmë kanë vetëm detyrën që t’iu mundësojnë deputetëve kushtet për të kryer vizita apo takime në ambientet e vuajtjes së dënimit.
Urdhri vjen menjëherë pasi kreu i Komisionit të sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, zhvilloi një takim me një të paraburgosur që ndodhet i izoluar në burgun Mine Peza. Vizita e deputetit ngjalli jo pak reagime, ndonëse zyrtarisht drejtoria e Burgjeve konfirmoi se Spartak Braho takoi në burg Iljas Labin, ish-drejtues i lartë në burgje, i cili dyshohet për akuzën e korrupsionit.
Ky Urdher i Drejtorit te Pergjithshem shkel ligjin. A ka pergjegjesi per kete shkelje ky drejtor?!
LIGJ
Nr.8328, datë 16.4.1998
PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË
PARABURGOSURVE (i ndryshuar)
Neni 43
Hyrja në institucion
(Ndryshuar me ligjin nr. 9071, datë 22.5.2003) (Ndryshuar me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008)
Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen pa autorizim nga:
Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Zëvendëskryetari i Kuvendit, Zëvendëskryeministri, Ministri i Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, deputetët, Zëvendësministri i Drejtësisë, Avokati i Popullit, komisionerët dhe ndihmëskomisionerët e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe zëvendësit e tij, Drejtori i Policisë së Burgjeve, drejtori dhe inspektorët e kontrollit të brendshëm të burgjeve, anëtarët e komisionit mbikëqyrës të ekzekutimit të vendimeve penale, gjyqtarët dhe prokurorët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, si dhe avokatët e të burgosurve dhe të paraburgosurve.
ME NJE FJALE NE TE GJITH KETO VITE DEPUTETE MUND TE HYNIN NEPER BURGJE DHE MUND TE TAKONIN CDO TE DENUAR ME KRIME NGA ME TE NDRYSHMET,SI TRAFIK,VRASJE ETJ,,,,PRA KRIMI NE SHQIPERI NUK ESHTE NDALUR NE ASNJE CAST,,,,AFARET KAN VAZHDUAR SI BRENDA BURGUT DHE JASHTE,,,,PRA ME PAK FJALE KRIMINELET E LIRE ME PETKUN E POLITIKES TAKOJNE NEPER BURGJE KRIMINELET E TRAFIKUT PER TE VAZHDUAR AFATRET E TYRE,,,,KY ESHTE ALBANISTANI YN I DASHUR,,,_
Ja dhe Regullorja e Burgjeve cfare thote. Askund, as ne ligj as ne rregullore, Ministri i Drejtesise nuk leshon leje, por eshte Drejtori i Burgjeve qe i jep. Dhe nuk behet fjale per ministra, por per persona qe nuk perfshihen ne nenin 43 te ligjit. Atehere, ku e bazon Drejtori i Pergjithshme i Burgjeve urdherin qe ka nxjerre ku ndalon deputetet te hyne vetem me leje te Ministrit, ne burgje?
RREGULLORE E PËRGJITHSHME E BURGJEVE
Neni 49
Hyrja në institucion
1. Subjektet e përmendura në nenin 43, të ligjit nr. 8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar, kanë të drejtë të hyjnë pa autorizim në IEVP.
2. Drejtori i Përgjithshëm lëshon autorizime për hyrje në IEVP për subjektet e tjera pas depozitimit të kërkesës me shkrim.
Ne nenin 43 nuk fliet per deputete.
LSI duhet te ndahet nga ky Spartaku sic e perzuri Ps ate kokedhimen