Zbulohet punishtja e drogës në njësinë administrative Rukaj, në Mat. Më shumë se 3 tonë kanabis sativa, një pjesë e kultivuar e tjetra në proces tharjeje, u asgjësuan dje pas një operacioni antidrogë të organizuar nga Policia e Shtetit. Blutë kanë shpallur në kërkim shtetasin Shpëtim Lika, i cili administronte një banesë të braktisur.
Ndërsa afër banesës së tij është zbuluar edhe një hangar i konsiderueshëm, në të cilin bëhej tharja e bimëve narkotike. Ndërkaq, burime nga Prokuroria bënë të ditur se ka dyshime se pronaret e parcelave janë zyrtarë policie, administrate gjyqësore dhe të pushtetit lokal, të cilët i kanë dhënë këto parcela me qira. Por kjo hidhet poshtë nga ana e Policisë, e cila thotë se nuk ka të shpallur në kërkim asnjë punonjës policie apo administrate në lidhje me këtë ngjarje.
Mësohet se Policia kishte zbarkuar në zonën e thellë prej tri ditësh në operacionin antikanabis. Operacioni mësohet se është zhvilluar bazuar tërësisht në informacionin policor të marrë në rrugë operative. Në operacion kanë marrë pjesë Policia e Matit dhe FNSH-ja.
Sipas Policisë, bima ishte në proces tharjeje, gjysmë e thatë. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani del se autori i dyshuar i kësaj bime narkotike është shtetasi Shpëtim Lika, 45 vjeç, lindur e banues në fshatin Rremull, Njësia Administrative Rukaj, Bashkia Mat, i cili është shpallur në kërkim.
Mësohet se Lika ka qenë kryetar i PD-së në ish-komunën Rukaj, shkruan “Panorama”.
“Sqarojmë se operacioni është zhvilluar nga Policia dhe bazuar në informacionin e grumbulluar nga vetë Policia. Gjithashtu sqarojmë se s’ka asnjë punonjës policie apo punonjës të administratës të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje”, bëri të ditur dje Policia në lidhje me këtë operacion.
Edhe per kete rast luli,sali berisha dhe kazani PD do te thone se ai eshte i Rames dhe i Tahirit,siq po thone tash e dy vite per Lazaratin,pasi ne vitin e apre sa skishte hyre policia Lazarati eshte yni thoshin,edhe per ate biznismenin qe u kap ne Durres me qindra kg ska asnje fjale tash e sa dite,po ai i vogli salijanji ku eshte,po alibeaj çfar po ban eshte ndoshta duke u konsultuar me vllaun e arrestuar ne Gjermani si ekspert i PD-s ne krim,pra jane vetem kazani PD qe jane “engjuj” por qe fale kundermimit te flliqt qe bajne populli ua ka treguar vendin,e dashte ZOti qe sa me shpejte e jene atje ku e kan evendin,ku kendon bilibili……….
Ta gezoje PD-ja edhe kete mashtrim me publikun, qe i doli huq per turp!