Drejtori i spitalit të Kavajës dhe njëkohësisht ish-futbollisti Përparim Daiu ka reaguar pas akuzave që i bëri deputeti i Partisë Socialiste për Kavajën, Parid Cara, i cili e quajti atë një pijanec ordiner.
Në një status në Facebook, Daiu ka deklaruar se ajo që pretendon deputeti nuk është aspak e vërtetë ndërsa ka thënë se deputeti ka ndërmend që të ndërrojë parti.
Statusi i Daiut
Më duhet të bëj një sqarim nisur nga denoncimi totalisht i pavërtetë që bëri para pak orësh deputeti në emigrim z.Cara përsa i përket një ngjarjeje që ka ndodhur në spitalin që drejtoj. Loris Maliqati, 13 vjec është paraqitur ne urgjencën e spitalit Kavajë në orën 15-45 në gjëndje kome pas aksidentit automobilistik.
Mjekët, pasi ndoqën me shqetësim gjëndjen e tij e nisën drejt sptialit te Durrësit duke e shoqëruar me personel mjekësor, të pranishëm, zotin Mema dhe me oksigjen të nevojshëm. Kjo procedurë mund të vërtetohet lehtësisht nëse shikoni regjjstrin 97-01 ku janë mbajtur të dhënat.
Pas mbërritjes në Durres nga mjekët atje u pa a nevojshme që fëmija të marrë trajtim të specializuar në kryeqytet ku është edhe në këto momente që flasim në gjëndje kome. Pres me ankth sesi do shkojë gjendja e tij dhe uroj të jetë sa më shpejt mes familiarëve.
Më vjen shumë keq që jeta e një fëmije, bëhet kalë beteje nga një deputet qe flet per korrupsion, flet per zonen e tij qe ka 4 vite që nuk është prezent.
Ti z.Cara me ke propozuar personalisht mua në disa institucione, sot u kujtove ti qe je bo gati me ndrruar parti?
Jam nje njeri i nderuar kam dhenë kontributin tim ne komunitet dhe familjarisht jam biri Xhavit Daiut, Nderi Kombit i shpallur nga Presidenti i Republikes dhe Qytetar Nderi ne Kavajë per kontributet e tij.
Ti biri kujt je qe flet per korrupsion thuaj babait tend te kthej leket njerëzve qe i ka marr per punësim dhe legalizim, nëse do të jap emra. Në fund të fjalës sime do doja të të thoja ty kalama deputet, që jam gati të përballem që tani me cdo kontroll të mundshëm nga ministria, prokuroria etj.
Si një ish mik, të sugjeroj të vish ta bësh politikën këtu ku të votuam, jo nga facebooku se nuk zgjidhen hallet e qytetareve me statuset e tua dhe postimet e luksit nëpër stadiumet e europës.
Foto me poshtë nga kohët kur deputeti hante ne një pjatë me ne, ndërsa sot e pështyu ushqimin.
per Daiun,ish futbollistin e Beses,nuk mund te them qe spitali i kavajes eshte i i korruptuar
por,qe urgjencat i çojne te gjitha ne durres,eshte e vertete.kjo nuk don te thote aspak se
spitali i kavajes eshte inferior nga ai i Durresit.vetem se “larg bythes teme”ka ngel plage
e provova une personalisht sivjet.ne vere………nuk po zgjatem me por megjithe korrupsionin
qe egziston ne shqiperi……Daiu edhe se eshte mediokerr,shpeton.sepse ka nje familje te mire
nga pas.