Arben Dehremi në petkun e At Zef Pllumit në një skenë ndryshe dhe më pranë veprës “Rrno për me tregue”. Një vepër që aktori i mirënjohur dëshiron ta përmbledhë me një thënie të Ismail Kadaresë: “Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë “rrëfenjë”, për ata që kanë jetuar në atë kohë, e po aq në mos për më tepër ata që nuk e kanë jetuar atë kohë”. Me personazhet e tjerë që ka luajtur, e përbashkëta, filli që i lidh është një tip sanguin dhe Beni është Rebeli, në kuadrin e dëshirës që ka njeriu për të gjetur komunikimin me njerëzit, me kafshët me bimët…
“Unë do të vazhdojë që të jem i tillë, sepse e ndiej, që vetëm në këtë mënyrë mund të realizohem si njeri, vetëm duke luftuar”- u shpreh aktori. Dëshirën e tij për të përmbushur emocionalisht publikun me këtë vepër, e arriti më së miri në Katedralen “Shën Pali” ku interpretoi për rreth një orë At Zef Pllumin. Derhemi dhe regjisori Milto Kutali me këtë monodramë dëshirojnë që të zhvendosin publikun drejt të zezës, drejt burgut, që kanë përjetuar dhe ne si komb, drejt asaj që kanë përjetuar këta martirë. Por, edhe në atë skëterrë 45- vjeçare mund të gjendet e bukura ose të pandehet se është gjetur…
Në premierë “salla e improvizuar” ishte plot, reagimi i publikut në fund miraton gjetjen e përsosur me Derhemin për të komunikuar At Zef Pllumin dhe për të nënvizuar rrëfenjën e tij e sidomos thelbin e saj ku në fund shprehet: “Unë nuk di a jemi të sigurt a është liri e vërtetë ajo atje jashtë? Por, megjithatë unë do ta vazhdojë rrugën time, vetëm për me tregue, sepse dikujt mund t’i hynë në veshë fjalët e këtij plaku të mjerë edhe diku, dikur në jetën e tyre diçka mund të ndryshojnë, sepse ata njerëz edhe pse atje jashtë, asnjëherë nuk kanë qenë të lirë”.
“Rrno për me tregue” do të vazhdojë udhëtimin e saj në mbarë Shqipërinë dhe jo vetëm, në kisha dhe xhami. “Gjithçka është e pavarur dhe e lirë, ndaj do të shkojmë edhe në Parlament”- shprehet Beni në lidhje me këtë.
Sa e vështirë ka qenë të futesh nën petkun e personazhit, të At Zef Pllumit?
Vështirësia qëndron në gjetjen e një karakteri për të arritur që të japësh atë që, ne mendojmë se është ndryshe në jetën normale. Kjo nuk do të thotë të gjesh një karakter, por të rrëfesh një njeri, të rrëfesh një histori, të rrëfesh një periudhë dhe një tmerr që ka ndodhur në këtë vend. Të rrëfesh këtë katarsis, që duhet të ndodhë nga shoqëria shqiptare. Problem i kësaj nuk është nëse gjen një karakter, vështirësia qëndron në rrëfenjën e madhe të të thënit. Kur gjen një karakter futesh brenda tij dhe e çon deri në fund atë. Kjo është një gjë shumë e thjeshtë, të paktën për një aktor që ka përvojë dhe talent. Ndërsa, për të rrëfyer diçka është shumë e vështirë. Vështirësia qëndron te normalja, sepse gjithë kohës duhet të jesh në një stabilitet intelektual për figurën e priftit dhe për realitetin, që shumë njerëz nuk e dinë.
Njerëzit mund të jenë shumë më të këqij se shtazët, (nëse ata mund t’i zbusësh). Në këtë situatë që zhvillohet ngjarja merr përmasa gjigante të dhunës fizike dhe shpirtërore. Po sot a janë zhdukur ato forma dhune apo thjesht janë tjetërsuar?
Nuk kanë ndryshuar format. Unë kisha dëshirë që sot (30 shtator, pas premierës) këtë monodramë ta bëja në Parlament, por ne nuk kemi kaq fuqi. Ne kemi fuqinë, që ta bëjmë në sheshe të hapura për ta dëgjuar njerëzit. Por, ata që duhet ta dëgjojnë nuk kanë dëshirë ta bëjnë një gjë të tillë, ose më mirë ata që duan të vijnë ta dëgjojnë për hir të “një lloj pafytyrësie ose një lloj politike” vijnë e dëgjojnë, por dhe përse ndiejnë diçka tjetër përbrenda, fytyra nuk i tradhton asnjëherë.
Miqësia me një thithëlopë. Kjo duket sikur vjen kur njeriu është i izoluar nga shoqëria, është i zhgënjyer nga padrejtësitë, që i bëjnë njerëzit e tij. A është kjo një përpjekje për t’u larguar nga diçka e rrezikshme, por që në fakt mund të jetë me pak të rrezikshme sesa njeriu, që po i bën këto gjëra?
Ai e ka thënë aq bukur: “Ju mund të mendoni, se është përrallë apo histori e vërtetë, por çfarë rëndësie ka, jeta që po jetojmë është e tillë”. Jeta që po jetojmë sot vazhdon të jetë e tillë, vazhdon që të jetë e tillë, sepse pas 25 vjetësh asgjë nuk ka ndryshuar.
Kozmai dhe Memheti janë myslimanë, kjo nuk ndikon në miqësinë e tyre me At Zef Pllumin..
Ekzotika e kishës i jep një tjetër vlerë, pavarësisht problemeve teknike. Në Shqipëri ndodhin këto gjëra dhe kjo është gjëja më sinjifikative e bashkekzistencës sonë.
Shpresa, që simbolizohet me masën, që përpiqen ta vrasin në të gjitha mënyrat mirëpo ajo rikthehet, sepse dëshira për të parë njerëzit e zemrës është më e fortë…
Ai vazhdon që për hatër të atyre që e prisnin jashtë, por dhe për hatër të atyre që ka lënë brenda, në arkivolet që ishin vetëm nga 1 metër e njëzet centimetra.
Si vjen kjo shpresë sot tek ti si artistë?
Vjen si te Beni, sepse edhe Beni në një lloj mënyre është rebel në llojin e vet. Unë do të vazhdojë që të jem i tillë, sepse e ndiej, që vetëm në këtë mënyrë mund të realizohem si njeri, vetëm duke luftuar.
Fali ata o Zot…
Fali o Zot se nuk dinë çfarë të bëjnë, por ne duhet që të vazhdojmë luftën, sepse nuk mundet që të bashkëjetosh me këtë lloj realiteti.
E ke gjetur lirinë për vete?
Unë personalisht e gjej herë pas here.
Si e gjen?
Tek fëmija im, e gjej tek natyra dhe tek njerëzit që herë pas here duhet që t’u besoj, sepse kam dëshirë vet që t’u besoj.
Por, në cilat ambiente të privohet më tepër kjo liri?
Në Shqipëri.
Edhe sërish në Shqipëri vazhdon të luftosh?
Është një jetë, është një investim, por është dhe një kënaqësi. Është një profesion, me të cilin nuk mund të bësh kompromise në rast se e do, në rast se e ke si bashkudhëtar nuk mundesh.
At Zef Pllumi jetoi dhe shkroi vetëm për me tregue. Por sa njihet kjo e kaluar?
E çfarë rëndësie ka kjo. Ai ka shkruar edhe çdo kush nga ne duhet që të bëjë aq sa bëri ai, për të pasur një shoqëri që nesër apo pasnesër të kemi mundësi, të jemi njerëz në radhë të parë.
Revista Bordo
Te pyetja: “Kozmai e Mehmeti jane myslimane …” nuk kam degjuar deri tani qe ndonje mysliman te quhet “Kozma”!
Derhemi ky Derdimen aktor ? Po kur pretendon se do e shfaqe kete “monodrame” ne kisha e xhamija,a e di ky TRAP se ne xhami eshte e ndaluar jo vetem teatri,por edhe fotografia dhe ne pergjithesi ikonizimi i figures njerezore (prandaj ka ne xhami vetem lulka).
A mund te behet “hero” nje prift idiot,qe e vetmja “merite” te ka eshte se eshte burgaxhi!? Nje prift (apo hoxhe) qe ne krye te heres,paraprakisht eshte nje mashtrues. Dikush qe predikon zotin ne shek 21,eshte nje mashtrues,maskara dhe sharlatan! Mashtrimi eshte veper penale, eshte i denuar me ligj dhe nje prift (apo hoxhe) e meriton burgun,sepse vetem keshtu nuk behet i demshem per shoqerine njerezore! Mashtrimi me zot e fe, eshte shkalla siperore e mashtrimit,pasi kthehet ne sundim shpirteror te njeriut,eshte KRIM HISTORIK qe se shpejti do marre denimin e merituar. Ne emer te ketij mashtrimi,i quajtur “dashuri ne zot”,i perhapur nga punonjesit e mashtrimit (prift e hoxhe) i kane ndodhur gjema te medha njerezimit! Dhe vazhdojne ti ndodhin sot e kesaj dite! Fundi i “dashurise” fetare do jete fillimi i dashurise se vertet njerezore,por dashuria nuk eshte e lehte te clirohet,sepse forcat e erresires e pengojne,e vrasin,e torturojne e MASHTROJNE! Prandaj dashuria e vertet do linde nga dhimbja,ashtu sic lind femija!
“Rrno per me tregue” MASHTRIMIN e madh te njerezimit,se denimin e kishte hak ky Zefi dhe gjithe “zefat” e tjere,opostuj te mashtrimit ?
Te lumte Arben dhe suksese te metejshme per te TREGUAR jeten tone . Nuk perputhem me ty qe nuk ka ndryshuar asgje. Ne Shqiperi tashme njerezit jetojne me mire materialisht, jane me te lire te flasin ndersa te mendojne nuk munden. Ndermjet tjerash shume prej tyre paraja po u merr qetesine e shpirtin, u ka zene driten dhe nuk mund te shikojne me tej. At Zef Pllumbi nuk e humbi asnjehere rrugen dhe pasurine shpirterore, pasi ishte shqiptar i vertete e i edukuar me vlerat e stergjysheve tane. Ai e shikonte realitetin e hidhur qe e rrethonte me dashuri, falje e dhimbje, por pa humbur asnje shpresat. Ti Arben, qe je rritur ne nje familje tiranese te vjeter e patriotike. Stergjyshi yt Derhemi erdhi e luftoi ne 1913 si vullnetar ne mbrojtje te Shkodres te rrethuar ku edhe u plagos rende, por nuk u pagua per kete. Luftoi per nje Shqiperi me te mire dhe te bashkuar. Edhe ne recitimin tend, sikurse edhe ata qe te ndoqen me vemendje, ndihesh shqetesimi per te ardhmen e vendit, per te jetuar por jo vetem per te treguar. At Zef Pllumbi kurdohere na porosiste, LUFTONI PER SHQYPENINE.
Ky Zefi dhe gjithe te tjeret si ai “luftuan” per zotin dhe per rehatine e tyre,asgje nuk bene per atdheun ?
…dhe ju luftuat per parane ?