FOTOT/ Fshati që urren policinë! Lazarati, dy vjet pas aksionit që zhduku hashashin

5 Tetor 2016, 20:42Kronika TEMA
FOTOT/ Fshati që urren policinë! Lazarati, dy vjet pas aksionit

Mes zërit të imamit që thërret për besim, ditët në fshatin Lazarat ngjajnë sikur kanë ngecur në vend, aty ku ishin dy vjet më parë.

“Rrëmujë të madhe bënë. Erdhën për të shkulur hashashin, u futën dhe nëpër shtëpira pastaj”, thotë një banor i moshuar i fshatit.

Asgjë nuk ndryshon edhe në mure, sikurse grumbujt e gurëve përtej të cilëve humbi jetën në detyrë efektivi Ibrahim Basha. Por duket se muret në Lazarat janë mënyra më e mirë e asaj që duan të shprehin banorët ndaj policisë. “F*** police”, “F*** Edi”, shkruhet në to.

Dy vjet pas rënies së mitit të Lazaratit, e shkuara duket se është mbërthyer ende fort tek e tashmja. Banorët vijojnë të mendojnë se janë diskriminuar, ndërsa ka nga ata që nuk i kanë hequr fuçitë e përshtatura dikur për mbjellje hashashi në tarracat e shtëpive.

“Vetëm një përgjigje kërkojmë nga shteti, pse nuk zuri të inkriminuarit por i lëshoi dhe ikën? Janë ata që shesin drogën, ata janë të tijët. Pse nuk i kapi, por mori 150 burra e futi në burg duke i dënuar 5-6 vjet”, thotë një tjetër i moshuar.

“Pse s’dënohet shkaktari? Shkaktari është shteti, politika”, shprehet një tjetër.

Përballë një fshati që nuk guxon më të mbjellë drogë në kopështin e Dritë Nurit, një e moshuar nga fshati u kap këtë verë me kanbis dhe për këtë ajo mbahet në arrest shtëpiak. Ajo nuk pranon të flasë, sikurse të gjitha gratë në këtë fshat, që tashmë mendojnë se si ato duhet të heshtin, ashtu si edhe burrat.

Dy vjet më pas hashashi u zhduk nga Lazarati, por po shfaqet në të gjithë Shqipërinë. Një arsye më shumë pse banorët e mbetur në këtë fshat, që dikur konsiderohej mbretëri e drogës, të mendojnë se sulmi ndaj tyre ishte i padrejtë.

“Të nevrikosur jemi. S’ka shpresë, u vra shpresa për të nesërmen. Shpresa për një variant pune”, thotë banori i radhës.

“Hashashin e marrin të tjerët, por ishin të punësuar 3 mijë veta, nga gjithë Shqipëria. Nga Elbasani, Gjirokastra, Tepelena. Tani shikojeni”, thotë një tjetër./ Top Channel

5 komente në “FOTOT/ Fshati që urren policinë! Lazarati, dy vjet pas aksionit që zhduku hashashin”

  1. Bardhyl says:

    Nuk kemi shprese thote ai! Po pse o nuk mbillni domate e patate si gjithe fshatrat e tjera? Jo…epo rrini pra,harxhoni milionat qe keni bere ne 20 vjet. Te gjithe me makina lluksoze ini,ankoheni ju,surretrit tuaj qe keni terrorizuar Gjirokastren per 20 vjet,cdo nate qellonit me automatik.KRIMINELA.

  2. malajzjani says:

    haa haa!!!
    car kombi!
    car populli!
    “duam te bejm krim” thon ata lazot,”por shteti e ka fajin se nuk na le me bo krim”!
    hajde llogjik hajde!.
    dhe do bohet shtet me kta!
    kta s dun Ed Ramen se I thon Fuck!
    ktyne duhet me I pru ate kryeministrin e malajzis,qe ti vrasi si qen ne mes te dites ne mes te fshatit dhe masanej ti thon “aman o tu befsha”!
    edhe mbjellin drog edhe thon ka faj shteti qe s na le!!

  3. zaho says:

    Hajdut keni qene edhe ne kohen e EnverIT por ai ja u vinte koqet ne big ndersa sot thoni prap e ka fajin shteti Dy topa nga buretua nje Mato gruda dhe sistemoheni si fshat

  4. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. says:

    Tani hajdeni dhe hani kete t’emin se ju largon te keqen.

  5. Giasou Janulatos pisoglentis says:

    Shpetimi juaj eshte ky ;
    Vaftisuni ne beqira greko-orthodhokse ! O tu tredhin si fillim por shikoni anen e mire; do merrni pensione edhe hasisi do mbillni ! Atehere sdo guxojne tu kapin me dore pordhicet allvaniqes se do te jeni ne protektoratin e janulles, rrjedhimisht gërrqisë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje