Një fragment letre që At Gjergj Fishta i dërgonte një oficeri italian në vitin 1939, ku ndër të tjera thotë se Duçja i dëshiron të mirën Shqipërisë, botuar disa ditë më parë nga studiuesi dhe shkrimtari Nasho Jorgaqi, nuk ka lënë pa trazuar publicistë, botues e historianë, të cilët kanë nxituar t’i përgjigjen.
Një ndër ta është edhe historiani Romeo Gurakuqi, drejtor i Shkollës Doktorale, pranë Universitetit Europian të Tiranës, i cili, pasi e quan Jorgaqin “gegofob”, “persekutor të njerëzve të letrave”, shprehet se qëndrimi i klerit katolik dhe i shtresës intelektuale shqiptare në përgjithësi, ndaj Italisë fashiste nuk mund të kuptohet e shkëputur nga realiteti, jashtë konteksteve të Shqipërisë së vitit 1939, të pellgut të Mesdheut, por edhe gjithë Europës së asaj periudhe.
“Historia, zoti denigrues permanent i kontributit të Françeskanëve të mëdhenj shqiptarë, sot shkruhet si një sistem i tërë, si Histori e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri 1939-1945, dhe jo më si një histori e përbërë vetëm nga një copë, ose copa të shkëputura”, shkruan Gurakuqi.
Studiuesi boton letrën, që poeti i dërgon “një oficeri të lartë fashist”
Fishta flirtoi me fashizmin: Duçja i do të mirën Shqipërisë
NASHO JORGAQI
Për fat të keq, kleri katolik shqiptar, që trashëgoi një traditë të shkëlqyer në historinë tonë kombëtare, në prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk u gjend me ato forca që u hodhën në luftë kundër pushtuesve fashistë.
Përkundrazi, kleri katolik, në një mënyrë a në një tjetër, i hapi rrugën pushtimit italian, e mirëpriti ushtrinë agresore, duke i cilësuar legjionet e saj “pëllumba të Krishtit”, e mbështeti “rendin e ri fashist” dhe u vu në rolin e bashkëpunëtorit të tij. Për këtë flasin qartë arkivat, dokumentet e viteve 1939-1944.
Ndryshe ka ndodhur me klerin katolik në Poloni, i cili jo vetëm u radhit në anën e popullit të robëruar, por, madje, u vu në udhëheqje të rezistencës klandestine e partizane. Jo rastësisht, një ndër partizanët antifashistë polakë ishte dhe Karol Vojtila. Është në nderin e kombit polak dhe të Kishës Katolike të tij që disa nga prelatët e saj luftëtarë u shpallën heronj kombëtarë. Çfarë mrekullie do të kishte qenë sikur edhe një prift katolik shqiptar të ishte flijuar për kauzën e lirisë gjatë luftës kundër fashizmit në Shqipëri!
Meritave kulturore dhe atdhetare të katolicizmit në këtë vend do t’u shtoheshin vlera të reja, ndaj të cilave, sido që të ishte sjellë sistemi totalitar, sot do t’u referoheshim me respekt, duke i parë si monumente të historisë kombëtare. Por, duam, s’duam, prapë duhet të themi, për fat të keq, nuk ndodhi kështu.
Megjithatë, për hir të së vërtetës, nuk duhet të harrojmë se i vetmi prift katolik që u bashkua me forcat e rezistencës antifashiste ishte Dom Luigj Pici, famullitar i Kishës së Reçit, i cili qe një nga ata që ngriti në këmbë dhe u priu besimtarëve të tij në luftë kundër fashistëve. Madje ai do t’u qëndronte besnik idealeve të luftës deri në çlirimin e atdheut. Por fundi i tij, pavarësisht nga aktivizimi antifashist, do të ishte tragjik.
Pushteti i ri që erdhi në fuqi nuk do ta kursente dhe prifti patriot do ta pësonte si kolegët e tij klerikë. Po ky është një kapitull më vete, me një problematikë të gjerë, që lyp pa dyshim një studim objektiv shkencor. Një nismë serioze që duhet përshëndetur është edhe botimi kohët e fundit i studimit monografik të Dom Nik Ukgjinit “Kisha Katolike në trevat shqiptare” (Nga shekulli XI deri sot).
Është hera e parë që një nga klerikët katolikë shkruan një vepër për historinë e Kishës Katolike shqiptare, të dhënë me dritat e hijet e saj, duke përfshirë edhe vitet e Luftës së Dytë Botërore. Nën këtë prizëm e vështron dhe e shqyrton pushtimin fashist të Shqipërisë, marrë në raport me klerin katolik shqiptar. Ai e pohon hapur se “Kisha Katolike, e kushtëzuar dhe nga nevojat e mëdha financiare, përkrahu si partner të mundshëm shtetin fashist”.
Ndaj dhe një nga arsyet kryesore të këtij qëndrimi e gjen te fakti se Gjergj Fishta, Anton Harapi, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja etj., duke qenë të grupimit intelektual proeuropian shqiptar, largimin e Zogut e shohin si shpëtim për Shqipërinë. Sipas tij, kleri katolik është nostalgjik ndaj pavarësisë së humbur, por është më i kënaqur me një autonomi (?) të kufizuar sesa me një Shqipëri të shkatërruar ekonomikisht e të qeverisur keq, si ajo e mbretit Zog.
Për të dhe për gjithë klerin katolik armike nuk është Italia fashiste, por Zogu dhe komunistët. Siç vërehet, problemi është kompleks. Dom Ukgjini thotë të vërtetën dhe duke marrë shkas prej kësaj, do të sjell një dokument për qëndrimin e Gj. Fishtës gjatë pushtimit fashist. Por para tij, do të evokoj një moment nga kujtimet e At Zef Pllumbit. Këto janë kujtime që të prekin për sinqeritetin e tyre, për devocionin me të cilin janë shkruar, ato përbëjnë një ndihmesë të vyer për të plotësuar e qartësuar portretin e Fishtës si njeri dhe si artist.
Por ajo që tërheq vëmendjen e studiuesit është mënyra si evokohet figura e poetit në ditët tragjike të prillit të 1939-s, siç është mospajtimi i tij kalimtar me pushtimin, tronditja që ai pësoi etj. Duam ta besojmë sinqerisht At Pllumbin. Duam ta besojmë se një poet i përmasave të Fishtës, vepra e të cilit kishte për kryefjalë fatin e Shqipërisë, s’kishte si ta përjetonte lehtë dramën kombëtare të pushtimit të huaj. Ai me siguri është tronditur thellë si atdhetar dhe si artist.
Dhe fakt është që ai nuk shkroi asnjë varg për “pëllumbat e Krishtit” që shkelën tokën shqiptare. Por Fishta, si prelat i lartë i klerit katolik shqiptar, nuk mundi t’i shpëtojë tundimit që i bëri fashizmi. Këtu ndodhi dyzimi i tij tragjik, gjë që solli pasoja që hedhin hije në figurën e tij politike. Ka shumë të ngjarë që ai të ishte i ndërgjegjshëm se zgjedhja si anëtar i Akademisë së Italisë qe më shumë një akt politik, që u shërbente qëllimeve të mbrapshta të demagogjisë fashiste.
Ndryshe ndodhi me Çabejn, i cili refuzoi shpalljen e tij anëtar i Institutit Italo-Shqiptar, duke e vlerësuar atë si një vepër “joshkencore”. Fishta s’kishte nevojë për ndere të huaja, aq më shumë prej dhunuesve të lirisë së Atdheut. Nderin më të madh atij ia kishte bërë populli i vet. Vargjet e Fishtës i dinte përmendësh jo vetëm rinia shkollore, por i dinin edhe malësorët analfabetë, të cilët “Lahutën e Malcis” e kishin kthyer në abetare të identitetit kombëtar. Megjithatë, Fishta, dashur pa dashur, flirtoi dhe u kthye ose u përdor si ithtar i pushtuesve.
Do të dëshmojmë vetëm një rast që e pohon këtë qëndrim, një dokument që flet me gjuhën e së vërtetës. Sepse është gjuha e dokumentit ajo që nuk e manipulon historinë, siç ka ndodhur në të kaluarën. Dhe, nëse flasim me gjuhën e tij, u pritet rruga ripolitizimeve, subjektivizmave, tendenciozitetit të çfarëdo natyre qoftë. Kështu edhe Fishtës i jepet ajo që i takon dhe nuk preken ato momente që s’i bëjnë nder poetit tonë. Themi kështu, sepse, në rastin e artistëve të mëdhenj, gabimet dhe shkarjet në jetën politike nuk duhet të mjegullojnë vlerat e tyre madhore.
Dokumenti që po botojmë është domethënës për problemin që po trajtojmë, sidomos për vlerësimin e drejtë të atyre figurave, jeta e të cilëve paraqet probleme. Është fjala për një letër të shkruar në gjuhën italiane, që Gjergj Fishta ia dërgon nga Shkodra më 10 gusht 1939 një oficeri të lartë fashist. Në përkthimin shqip, ndër të tjera, ai shkruan: Shumë i shkëlqyeri dhe shumë i dashuri zoti kolonel.
I kthyer mbas gjashtë javësh nga Italia në Shkodër më 8 të këtij muaji kryej një detyrë të ngutshme dhe të dëshiruar t’ju falënderoj nga zemra për përgëzimet dhe urimet që keni pasur mirësinë të më drejtoni për emërimin tim si akademik i Italisë – gjithë mirësia e Duçes, i cili, ashtu si Ju, do të mirën jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të shqiptarëve. Kam lexuar, ose, më mirë, kam rrufitur, në “Resto del Carlino”, artikullin tuaj magjistral “Bregu i pestë”.
Them magjistral pikë së pari se në të kam gjetur gjithë personin tuaj, me shpirtin tuaj fisnik, të fortë; me inteligjencën tuaj të shkëlqyer; me zemrën tuaj të madhe sa kambana e madhe e Shën Pjetrit, që, edhe duke paraqitur plagët e kombit tonë të shumëvuajtur, gjen fjalë dhe fraza aq të sjellshme dhe njëkohësisht fisnike e të peshuara, që këshillojnë mëshirë dhe jo urrejtje në sytë e popullit italian shumë të qytetëruar; me shprehjet e një poezie të lartë dhe të vërtetë, me të cilat është mbushur i gjithë artikulli, megjithëse qëndron në zotërimin e plotë të prozës, që është më e vështirë.
Së dyti, them magjistral për artikullin tuaj se në të ju shënoni rrugën e drejtë që duhet të ndjekin qeveria dhe populli italian për të ngritur nga mizoria shumëshekullore popullin e mjerë shqiptar. Me një fjalë, artikulli juaj është një kryevepër e vërtetë… Çdo gjë është e qartë dhe s’ka nevojë për komente. Dihet se historia nuk të fal kur e fsheh dhe e dhunon të vërtetën. Përndryshe, ajo hakmerret keq. Në rastin konkret, edhe Fishtës vetë i bëhet dëm, në qoftë se figurën e tij nuk e paraqesim në dritën e saj.
(Titulli i autorit: A flirtoi Gjergj Fishta me pushtuesit fashistë?)
“Nasho Jorgaqi është gegofob, persekutor i njerëzve të letrave”
ROMEO GURAKUQI
Një ish-konviktor i Gjimnazit të Shtetit në Shkodër (po e përdor termin “konviktor”, sepse në Shkodër ky grupim i posaçëm, që erdhi në qytet nga viti 1945, ishte ndërtuar enkas nga të ashtuquajturat “Batalionet e Mbrojtjes Popullore”, për t’iu kundërvënë gjimnazistëve shkodranë dhe një pjesë nga ata, ende sot, kujtohen në qytet, për veprën e tyre famëkeqe të shkatërrimit të rinisë disidente shkodrane të asaj kohe), një ish-sekretar i një anëtari të Byrosë Politike të PPSH, më vonë studiues dhe shkrimtar, por sipas meje edhe një gegofob i famshëm, zoti Nasho Jorgaqi, paska botuar këto ditë një letër të Poetit Kombëtar Atë Gjergj Fishta, shkruar në vitin 1939, dhe drejtuar një oficeri italian (ky “shkencëtar” nuk bën dot dallimin në mes Ushtrisë Italiane dhe forcave të milicisë së Partisë Fashiste Italiane), sot në vitin 2016.
Më duhet të them që në krye, se janë me qindra letra të tilla, dokumentacione, skeda nga më të ndryshme, që gjenden në AQSH (Tiranë), në ASDMAE (Romë), në ACS (Romë), të cilat ky persekutor i mirënjohur i njerëzve të letrave shqipe nuk ka për t’i parë ndonjëherë; sikurse ka po aq të tilla, por ama krejt kriminale, edhe për “fitimtarët-çlirimtarë” të 29 nëntorit 1944, të cilat ai i ka parë dhe nuk bzan. Le të heshtë, ato janë në vendin e sigurt.
Letra e Fishtës, drejtuar një koloneli të Ushtrisë Italiane, është një letër e zakonshme dhe shkruar thjesht, në stilin e klimës së rëndë politike të Shqipërisë së nënshtruar dhe të një klase të tërë intelektuale, të tulatur nën presionin dhe frikën e makinës fashiste të vitit 1939.
Por botuesi, goditës tradicional i kulturës gege dhe i shkrimtarëve katolikë, me metodën staliniste të shpjegimit, duke e lexuar në shkëputje nga realiteti, jashtë konteksteve, e nxjerr atë dokument privat për të rindërtuar, për të ripërcaktuar gjithë skemën e ridenigrimit të njeriut më të madh të elitës shqiptare të asaj kohe dhe së bashku me atë, të të gjithë klasës shtetformuese, të gjithë forcave liberal-demokratike kundërshtare të Mbretit Zog, që mbase në këtë moment të historisë së Shqipërisë dhe jetës së tyre intelektuale dhe sociale, janë gjendur në kurthin e një skeme përplasjesh të fuqive të mëdha në Mesdheun Lindor, dhe kanë dashur të përftojnë në mënyrën e tyre, Shqipërinë e tyre të mohuar.
Por kjo skemë arsyetimi nuk bën pjesë në njohjen e “shkencëtarit”, e Gegofobit të Famshëm, as të botës së tij të fantazmave dhe të qyqeve të enverizmit, prandaj ai përpiqet të ushqejë nostalgjikët me kasketa, të shumuar dhe ringjallur nga Edi Rama dhe Blloku i tij i Aventurierëve Kanabistë, e të helmojnë publikun me aksiomat paranojake të diktatorit.
Të lexuara dhe shpjeguara në kohë, me vërtetësi, me strukturën e mendimit, të pajtimit me të keqen, të arsyetimit të qëndrimeve dhe të gabimit njerëzor e intelektual, ato letra mund të kuptohen dhe analizohen më drejt.
Nuk ka dyshim ndër studiues seriozë, se ka pasur një impostim kompromisi, deri edhe servitor, ndaj Italisë dhe më pas ndaj politikes së ndjekur nga Wehrmachti në Shqipëri, nga pjesa më e rëndësishme e elitës shtetformuese dhe ajo liberal-demokratike, të cilët u përpoqën që fatalitetin e pushtimit fashist, të cilin e konsideronin të përkohshëm dhe të pashmangshëm, ta amortizonin utopikisht, duke mos e lënë të përplasej egërsisht mbi shtetin dhe shoqërinë.
Jashtë këtij impostimi nuk ka mbetur as gjuhëtari ynë i madh Eqrem Çabej, ministër i Arsimit në një prej qeverive kuislinge. Ndryshe nga sa falsifikon “shkencëtari”, ai ka qenë pjesë e rëndësishme e Institutit të Studimeve Shqiptare, kuvendeve shkencore të organizueme nga kjo njësi studimore e paarrirë, që nuk i shërbeu fashizmit, por para së gjithash shkencës albanologjike.
Pse e keqpërdor faktin historik ky “shkencëtar” i ish-Kastës?! Shpjegimi i pushtimit fashist si produkt i një ofrimi të gatshëm nga shqiptarë të caktuar, për Mussolinin dhe Cianon, jashtë shpjegimeve të mirënjohura të shkencës, të studiuesve intencionalistë dhe kryesisht atyre funksionalistë, mbi kazusin shqiptar të vitit 1939, siç përpiqet të bëjë serish dhe djallëzisht i mbeturi i parafundit i kastës së “shkencëtarëve” të vjetër komunistë, do të shënonte sërish kthimin mbrapsht në kohë, në pjesën më të kalbur të historiografisë dhe të intelektualëve shërbenjës të diktaturës kriminale të PPSH. Duhet të kujtoj se më 7 prill 1939, Italia Fashiste do të invadonte ushtarakisht Shqipërinë e vogël, shtet sovran, me sistem qeverisës Mbretëri Kushtetuese, e i qeverisur, drejtuar nga Mbreti Zog.
Italia Fashiste e kreu këtë akt, e bëri këtë pavarësisht se sovrani shqiptar kishte bërë çfarë ishte në dorë të tij, për të kënaqur kërkesat italiane, por pa pranuar pushtimin. Por, duke e vendosur Shqipërinë plotësisht nën protektoratin e vet, diktatori italian do të mund të kontrollonte vetë, jo përmes Zogut, Ngushticën e Otrantos, hyrjen për në Detin Adriatik dhe kontrollin mbi gjithë bregun lindor të këtij deti ndaj sulmeve të mundshme kundër Italisë nga rivalët perëndimorë.
Kontrolli i ngushticës dhe detit e pajiste Italinë me mundësinë për të monitoruar dhe mbajtur nën rreth kontrollin ndaj lëvizjeve të flotës jugosllave dhe tregtisë ndërkombëtare, në dhe jashtë Detit Adriatik. Kësisoj, pushtimi i Shqipërisë nuk ishte i rastësishëm dhe as i shmangshëm nga një vend dhe një mbretni e vogël si ajo e Shqipërisë.
Aq më pak pushtimi do të ishte produkt i mikpritjes së njerëzve që formuan Shqipërinë, shtetin shqiptar, themeluan alfabetin, shkollën dhe strukturat ma të randësishme të kulturës shqiptare, siç pretendon “shkencëtari” ynë. Në nxitjen e pushtimit italian të Shqipërisë, duhet të ketë luajtur një rol edhe ambicia konkurrenciale fashiste e Mussolinit ndaj Gjermanisë naziste.
Xhelozia e Mussolinit ndaj ekspansionit gjerman në Europë, e preokupoi shumë atë që dëshironte të mbante një pozitë të barabartë brenda Bllokut Qendror, të pamundur në fakt, në rrethanat e disproporcioneve ekonomike, ushtarake dhe të organizimit shtetëror që ekzistonin në mes dy vendeve fashiste. Pushtimi fashist i Shqipërisë e futi vendin në një spirale trazirash që do shkatërrojnë në mënyrë të pakthyeshme të ardhmen e një kombi të vogël dhe ende në formim e sipër.
I gjithë harku kohor 1939-1946, në fakt, përbën një thyerje historike, një sekuencë historike, të ndarë nga dy pragje fragmentimi historik për Europën, Ballkanin dhe Shqipërinë në rastin tonë, pas të cilave kemi përmbysje të thella që shoqërohen me prishje të qëndrueshmërisë pararendëse.
Mirëpo a e ka të qartë “shkencëtari” dhe sivëllezërit e tij, se ndërtimi i strukturës historike të periudhës përfshin, para së gjithash, studimin e strukturës diakronike, përmes së cilës lëvizi shoqëria, politika, institucionet, vetë lufta, kultura, arsimi dhe udhëheqësia shqiptare, gjatë rrjedhës së ngjarjeve mjaft intensive në periudhën e Luftës së Dytë Botërore?!
Jeta shqiptare lëvizi në këtë periudhë kohore nëpër disa pika të larta ndarjeje, që hapen fillim periodash, përfshirje në peripeci gjithnjë e më të ndryshme të vendit dhe të familjeve shqiptare, kriza të rënda të vogla që iu bashkëngjiten krizës së madhe të shtetit e shoqërisë dhe një numër alternativash që përvijohen në këtë rrjedhë kohore. Kushtet dhe faktorët e jashtëm, rrethanat e brendshme të një vendi të prapambetur agrar me shoqëri analfabete, përcaktuan në mënyrë të dukshme sekuencat gjegjëse të ngjarjeve, duke u dhënë atyre strukturën e tyre diakronike.
“Shkencëtari” duhet ta ketë të qartë se shpjegimin e historisë 1939- 1946, një studiues serioz duhet ta bazojë në pikëpamje metodologjike, mbi faktorët determinues funksionalë. Kjo do të thotë se strukturat nuk mund të shpjegohen si zhvillime të izoluara të brendshme shqiptare, si tradhti e një letre apo e një akti, jashtë kohës europiane të Luftës së Dytë Botërore, por para së gjithash, si pjesë e një procesi shumë më të gjerë europian, pjesë e ndryshimeve që ndodhën në Europë në kohën e aventurës fashiste dhe komuniste që prodhoi konfliktin dhe balancën e re të fuqive të pas saj.
Karakteri procesual i kësaj pjese të historisë sonë nuk do të mund të kuptohej, në qoftë se ne nuk do të bënim shpjegimin reciprok të ngjarjeve, përmes këtyre strukturave tërësore. Parakushtet e pushtimit fashist të Shqipërisë, rrëshqitja dhe përkulja graduale që pësoi regjimi i Zogut në Italinë fashiste, nuk mund të shërbejnë si shpjegime të plota pa kuptuar kontekstin e gjerë të relacioneve ndërkombëtare të krijuara në atë kohë në Mesdheun Lindor në mes Italisë Fashiste dhe Mbretërisë së Bashkuar, paktin mes këtyre fuqive dhe pa kuptuar tipet e marrëdhënieve të aleancës dhe xhelozive të krijuara në mes dy fuqive fashiste me qendra në Romë e Berlin.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe me strukturën e fitores e partizanëve komunistë, që vendosën diktaturën e tyre të plotë, në harkun kohor 29 nëntor 1944 deri më 11 janar 1946: çlirimi i Shqipërisë u bë një simbol për historiografinë komuniste dhe për politikën e PKSH, por ajo ngjarje ka qenë produkt i një numri faktorësh, kryesisht të jashtëm dhe jo më pak edhe të brendshëm:
Balanca e vendosur mes Fuqive Aleate me Marrëveshjen e Përqindjeve (Moskë, tetor 1944) dhe mungesa e një interesi të drejtpërdrejtë britanik dhe amerikan në këtë kohë për Shqipërinë, që dogji mundësinë e një zbarkimi në bregdetin adriatiko- jonian të Shqipërisë, ndikimi i fuqishëm i interesave komuniste jugosllave për kontrollin e Tiranës së pas Luftës së Dytë Botërore, për të eliminuar e varrosur çështjen e vështirë nacionale shqiptare në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni;
raportet e veçanta britanikohelene, që zhvendosën vëmendjen e Londrës zyrtare në situatën shumë të ndërlikuar të luftës civile në këtë vend, që u përplas me një forcë të paparë edhe mbi minoritetin shqiptar të Epirit të Jugut e posaçërisht të Thesprotisë;
mosnjohja e Mbretit Zog dhe legjitimitetit të kthimit të tij në Shqipëri nga ana e britanikëve, mungesa e një qeverie shqiptare jo komuniste në emigracion dhe përçarja e thellë në planin e brendshëm të forcave politike të Shqipërisë tradicionale; mungesa e një orientimi të ftilluar të klasës së vjetër politike në rrethanat shumë të ndërlikuara të tërheqjes gjermane nga Shqipëria dhe Ballkani; demaskimi që pësuan një pjesë e forcave politike shqiptare nga bashkëpunimi me humbësin e luftës.
Megjithëse në pikëpamje epistemologjike, ky është një rindërtim i historisë së luftës në Shqipëri, ex post, pas një injektimi total historiografik nga komunizmi dhe historiografia që ai krijoi dhe shoqëria shqiptare është ende e “infektuar” rëndë nga shabllonet strukturore marksiste dhe staliniste, studimi i një game shumë më të gjerë të dokumentacionit arkivor që historiografia e vjetër shqiptare as që e imagjinonte në kohë, përfshirë edhe atë që zotërohej në arkivin qendror shqiptar, ka rrëzuar gjithçka që pretendon “shkencëtari” i Shqipërisë së kalueme.
Historia, zoti denigrues permanent i kontributit të françeskanëve të mëdhenj shqiptarë, sot shkruhet si një sistem i tërë, si Histori e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, 1939-1945, dhe jo më si një histori e përbërë vetëm nga një cope, ose copa të shkëputura. Publiku ka nevojë sot të dëgjojë jo më pallavrat e “studiuesve” që arsyetuen rënien e Shqipërisë tradicionale, që i bijnë të njëjtit fyell, por të njohin strukturën e mendimit dhe arsyetimin e vendimmarrjes së atyre që nuk u lejuam kurrë t’i njohim vërtetësisht, atyre që shkruan këto letra, atyre që mbajtën fjalimet e inaugurimit në postet kryeministrore dhe të Regjencës.
Duke qenë se në harkun kohor 1939-1946 kemi të bëjmë me një ballafaqim të personazheve me formacione kulturore të ndryshme, me ekzistencën e strukturave sociale dhe kulturore të ndërtuara në kontekste të ndryshme, të krahinave etnografike të Shqipërisë, të veçantive religjioze të vendit, nuk mund të arrish në konkluzione të atilla si ju i nderuar “shkencëtar”, pa përdorur një metodë gjenetike për kuptimin e jetës së gjallë të popullit shqiptar në çdo segment të territorit, fiseve dhe krahinave, duke iu shmangur shpjegimit në bllok të Shqipërisë, shpjegim që deri më tash ka aplikuar historiografia e këtij vendi.
Kjo linjë arsyetimi në vlerësim, është impostuar për të lehtësuar analizën tonë, nga klasifikimet e ndërmarra apriori nga historiografia komuniste ndaj personazheve më në zë të botës shqiptare të kohës, përfshirë Fishtën e madh, që u prozhmuan dhe u harruan për gati 70 vite, si dhe për të realizuar një njohje më të drejtë dhe të saktë të botës shqiptare në tërësi. Është koha për të rishkruar një pjesë shumë të debatuar të historisë së vendit tonë, dhe për të ndriçuar drejt atë çfarë është shkruar shtrembër për luftën e “çlirimtarëve” dhe për “luftën e spiuneve të mërgimtareve”; për rishkruar drejt dhe pa ekzagjerime historinë e fitimtarëve dhe në mënyrë të ndershme historinë e të mundurve. Foucault e konsideron këtë të dytën, “një ëndërr fisnike:
t’u japësh më në fund fjalën atyre që deri më sot nuk e kanë marrë dot kurrë, atyre që u detyruan të heshtin nga historia, nga dhuna e historisë, nga tërë sistemet e sundimit dhe të shfrytëzimit”. Sot, 20 deputetë majtistë, me një nga ideologët e shtypjes së Shqipërisë Tradicionale Politike dhe të Letrave, priren të bëjnë të kundërtën:
Duan të varrosin të vërtetën, së bashku me përjetësimin e veprës së tyre kriminale, të shtypjes dhe martirizimit të një pjese të popullsisë së Shqipërisë. E bëjnë në kohën e Edi Ramës, kohë që, në qoftë se nuk ndalet dhe autori i saj politik nuk vendoset para përgjegjësisë së shkatërrimit të Shtetit, Ligjit, Rendit dhe Kombit, do t’i sjellë popullit shqiptar vuajtje të reja, largime të pafundme, në ciklin e tij të ecjes së mbrapshtë.
(Titulli i autorit: Pader Gjergji asht i gjithë Shqipnisë)
Marrë nga Panorama
Ti Gurakuqi gjynah qe je historian , me aq sa te kam ndjekur ti nuk je realist dhe te flasesh ne baze te dokumentave qe jane me boollek . Ty sikur te kane urdheruar te mohosh te vertetat .Nuk do te harroj kur i bije ndesh dokumentave qe shfaqte profesori i madh Kristo Frasheri .
Guraziu jo kuqi perdor nje gjuhe gjarpri dhe pa fakte. Vetem zi, zi dhe zi per Jorgaqin dhe pastaj kalon edhe ke Edi Rama, e per gjithcka qe shkruan. Po me Edi Ramen cfare pate more rrugac? C’lidhje ka Edi Rama me shkrimin e nje personi qe ska lidhje me te. I thua gegofob por ti qenke nje burre i lig. E clidhje ka gegofobia? Na perdorde tezat e kopilit serb Sali Pashe Toptanit per ndarjen e Shqiperise ne veri dhe jug. Per fat te keq Franceskaneve ju jane gjetur arme te fshehura ne kishat e tyre menjehere pas clirimit. Dhe kjo i dha fund lirise se tyre. Mos me thuaj qe komunistet i futen ato ne kisha sepse ka patur deshmitare qe i kane gjetur armet te fshehura neper kisha! Lere pastaj qe sherbyen si baza per gjithe diversantet. Nese ben gjera te tilla atehere duhet te jesh gati edhe te pushkatohesh e vritesh sepse po sherben per permbysjen e nje pushteti, qe ne fund te fundit erdhi me gjakun e mijra deshmoreve qe rane ne luften anti-fashiste dhe anti-naziste. Gjaku i atyre qe rane nuk mund te c’behet me bashkepunimin e klerit katolik me fashistet. Nuk ka te beje fare feja. Ka te beje se ne ckrahe u renditen kleriket. Zgjuaresia e donte qe ata te mos renditeshin as pro fashisteve dhe as pro komunisteve, por te ruanin neutralitetin. Kisha nuk ka pune te fute hundet ne politike. Nese e ben atehere pranoji edhe pasojat. Ne fund te fundit komunistet shqiptare, ideali i asaj kohe dhe i atij konteksti, u renditen ne krahe te frontit te madh boteror antifashist dhe dolen fitimtare. Franceskanet u renditen gabimisht ne krahe te fashisteve dhe e pesuan. Perseri nuk ka te beje fare veriu apo jugu. Qemal Stafa ishte nga veriu, nga Shkodra loce, por u rendit me komunistet.
Laje gojen kur t flasesh E.P.toptonin o tonin se e keni huq ju ekmeret e kuq te 2016..njerzit qi kan kap pushket per ket ven i keni bo tradhtare te gjithe ato qe skane bo asigjo i keni bo heronj..kur t flisni shkoni lexoni mire se ka shume libra..nuk bohet historia me te ngjume po me te lexume..ju keni lexu vetem historine qe nxorri m.popovic e.hoxha.e d.mugosha
Patriotizmin e E. P. Toptanit ja tregoj Avni Rusemi me plumb ne balle ne 1920-en, dhe te gjithe e dime se si Esati e nipi i tij Zogolli bashkepunuan me Serbine. U erdhi ne ndihme serbeve dhe grekeve dhe coj ne vdekje trima shqiptare me luftimet e tij pro-greke e pro-serbe. Shko lexo historine njehere ti spurdhjak dhe gjakprishur i Toptanajve. Nuk ka te beje fare Avni Rustemi dhe shoqata ‘Bashkimi’ me komunistet apo me regjimin e Hoxhes ne vitin 1920. Prandaj ti ta lash gojen me sapun e jo une. A e din ti more ‘Lugat’ qe gjykata franceze e la te lire Avni Rustemin edhe pse e vrau Esatin si qen ne mes te rruges? Sepse, gjykatesi konkludoj se Esat Pasha shihej si tradhetar i interesave te vendit te tij. Edhe Sali Pashe Toptani vazhdoj te njeten rruge te paraardhesve te tij Toptani e Zogolli, tradhetar ne dobi te Serbise. Saliu, ashtu sic edhe e shpjegon Izet Haxhia, eshte nje kopil serb dhe s’ka dyshim qe i ka sherbyer dhe do ti sherbeje babait te tij serb. Mallkuar qofshin tradhetaret dhe ata qe u shkojne prapa si Gurakuqet e Gurazijte.
Po shkrimtari duhet te fuse hundet ne politike?
Po,shkrimtari eshte qenie politike! Nese se di, shko ha mut mor koktrash ?
O anonim!!!! A ben dot dallim ndermjet vetvetes dhe Gjegj Fishtes????????????????
O pensionist fshatar qe di me shkrue por jo me kendue.
O injorant qe gjen vkere etem ne erresiren e sllaveve, sereve, rusee, grekere.
Or budall,ketu s’behet fjale per kengetare! POR GJERGJ FISHTA ISHTE FASHIST DHE KOLABORACIONIST,kjo s’ka asnje dyshim nga pikepamja historike. Dokumentet jane te shumta dhe te padyshueshme! Ty te vjen inat se pse ai ishte kolaboracionist fashist!? Kujt i plasi,po pate inat shko hidhu nga kati i peste ?
Nder 100 konviktoret spiune komuniste qe shkuan en Shkoder ne vitin 194 ishte edhe agjenti i vjeter i sigurimit NASHO JORGAQI me psudonimin SEMANI.
Hapni dosjet dhe do e lexoni aty.
Mos kini frike te hapni dosjet.
Ky Romeo Gurakuqi qenkerka historian ?
Nga menyra dhe mllefi me te cilin shkruan, ai nuk ndryshon nga nje sharlatan !
Po kush ta Ta rrasi me siguri ne goje
Bashkpuntor i fashizimit dhe spiun i vatikanit ka qene!Te verteten ka thene ,tradhtia ndaj atdheut nuk fale.
O hajvan, po a ka pase ma tradhetar se enver hoxha komunisti rusoserb ?
Po! Te gjithe anti-enveristet ishin dhe jane TRADHETARE,i pelqen apo jo surratit tat prej katunari ?
Ne nje shtet normal ,ky shkrimtar i realizmit socialist ,duhet te dali jashte loje dhe jo te na filozofoje per te madhin Fishta . KY NGA ENVERI KA MESUAR VETEM METODA SHKATERIMTARE PER NJERZIT E MEDHENJ .
Po Kadareja cfare mesoj nga Enver Hoxha? Shkrimtari eshte shkrimtar e nuk ka lidhje me komunizmin apo fashizmin. Eshte njeri i letrave dhe po flet per nje person tjeter te letrave qe ka shkruar poezi dhe ka bashkepunuar me fashizmin.
ky lokalizmi verior i ktij pseudo intelektualit shkodran eshte i peshtire shume.gurakuqi, je nje njeri frustruar nga origjina veriore dhe ky eshte skandali me i madh sepse nje verior ska pse te jete i frustrum. mesa duket ti ke dhe probleme te tjera qe nga kohe te largeta po nejse.dukesh tamam si qen i rrahur qysh ne vegjeli.
Ne si popull i vogel qe ishim nuk kishim mundesi te medha per te vendosur per ceshtje madhore. Dhe ne mes te dy te keqijave, asaj italiane (fashiste) dhe asaj serbo- malaziase, ata qe e zgjodhen italine i konsideroj me pak te demshem per kombin tone!
Ke shume te drejte ne ate qe thua ne mes te dy te keqijave me mire me italianin se me shkaun !
Ko vetem gjate pushtimi por dhe me pas duket qarte qendrimi pro fashist i klerit katolik
Me 8 mars 1941, Akademia Mbretërore e Italisë, organizoi në Ministrinë e Jashtme (Farnesina) një takim perkujtimor laik, për Akademikun e Italisë At Gjergj Fishtën. Drejtori I Qendrës të Studimeve Shqiptare në Itali Francesco Ercole, lexoi fjalën kryesore dhe këtë e bëri me shumë respekt dhe emocion. Ndemjet tjerash ai per At Gjergj Fishten tha:
“…e donte shumë Atdheun dhe me këtë ndjenjë të pafund shqetësohej për ndërhyrjen e diplomacisë europiane në Shqipëri, dhe shpresonte të arrinte dita kur vendi të rilindëte i bashkuar dhe i pavarur, në një rregjim civil, të punes dhe të përparimit moral.”
Ky ishte vleresimi i Italise zyrtare fashiste per At Gjergj Fishten.
Po mir more pinjolli i kolaboracinisteve me ane te asaj letre do shpetonte Fishta kanalin e otrantos more fashist.Gjergj Fishta la ber shume pune te mira por antaresimi ne akademine fashiste ja erresojn te gjitha per kete nuk ka justifikime.
Romeo Gurakuqi nje sharlatan qe e mekon me m.. tre here ne dite Henri Cili, cfare mund te presesh nga ky hajvan, qe mezi pret te popullarizohet per shkak te sharlatanizmit te tij.
O NASHO, AS ARTIST NUK QUHESH, POR NJE PROPOGANDIST PARTIAK.
AS TE THOI NUK I AFROHET VEPRA JOTE, ASAJ QE KA BERE GJERGJ FISHTA.
DUHET TE LASH GOJEN PER GJYSEM ORE RRESHT, PARA SE TE MUND TE THUASH DICKA PER GJERGJ FISHTEN.
Gurakuqi cdo te thoshte ,qe kleri katolik ,bekoi armet dhe veprat e fashisteve dhe te nazisteve-ta akuzoje Nashon,qe tregon nje te vertete historike.Gurakuqi nuk gjen rast,per te mburur fashistin e ri shqiptar- Sali kriminelin.Turp o Gurakuq!
E pabesueshme!!
Eshte e palejueshme per kedo qe e quan veten shqiptar
te dilet ne vitin 2016 me terma te tilla percarese si “kultura gege” a “kultura toske” a “kultura kosovare a came”!
Jo zoti Gurakuqi, shqiptaret kane nje kulture te vetme e te perbashket. Serbet e greket mund te flasin keshtu, jo shqiptaret.
Turp e faqe e zeze per te tille “edukues” te brezit te ri shqiptar. Shkrime te tilla bien ndesh me misionin e shkolles sone per edukimin atdhetar te rinise shqiptare.
Gjergj Fishta pervec se nje POET i Madh, ka qene Presidenti i Kongresit te Manastirit per Alfabetin e Gjuhes shqipe ,ka qene ne delegacionin e qeverise shqiptare ne Konferencen e paqes ,ne Paris ,pas Luftes se pare boterore. ,pra ka patur nje veprimtari te gjere per ceshtjen shqiptare dhe kombin shqiptar.Ne kete rast vlen Filozofia e kinezve:Ka tete te mira dhe dy te keqija.Po cdo figure duhet te diskutohet ne kontekstin e kohes.Mendoj se ne kete rast Z.N.Jorgaqi ka gabuar duke tundur nje leter te shkruar nje Gjerarku fashist.,gje qe nuk ia ul madheshtine Poetit te Madh.
Kleri Katolik ka bashkepunuar me pushtuesin Nazi-Fashist.Ne Shqiperi,Kroaci,Itali etj.Kjo dihet Boterisht.Romeo Gurakuqi ka argument Gegofobine.Argument qesharak.Gjergj Fishta ishte Fashist Kemishezi.Ka me dhjetra e qindra fakte te pakundershtueshme qe faktojne kete te vertete.Ciao Romeo.Stami bene.A e pe Sanremon kete vit qe shkoi?
Oj kafshe islamike, ne Shqiperi qe nga viti1942 ka pase shum egersira qe bashkepunuan me komunizmin, dhe qka eshte me e keqja ata u bene komunist…dmth 1000000000000 here me keq dhe mi flliqt se fashizmi……..
Pra nuk ka qene problem fashizmi por komunizmi oj egersire islamike…..
Fashizmi dhe nazizmi vrau miliona ne Europe e ne bote plus me mijra e mijra shqiptare te pafajshem. Dogji shtepi, vodhi gjithcka kishim deri tek gjithcka kishte mbi toke e nen toke. Skulpturat e ilirise tani shfaqen ne muzeumet e Europes, te vjedhura nga Shqiperia. Edhe komunizmi i shpronesojn te pasurit dhe burgosi e vrau ata qe i dolen kundra por nuk mund te krahasohet me fashizmin qe rrafshoj Europen. Po ashtu a mendon se kapitalizmi nuk ka vrare e burgosur? Ishte nje perplasje midis dy filozofish. Shume njerez u persekutuan ne te gjithe Europen Lindore dhe Perendimore kunder atyre qe mendonin ndryshe. Prandaj ‘Superthiu’ leri idiotizmat islamike sepse ne Shqiperi, me perjastim te disa idioteve turkolinj, nuk e cane bythen njeri per islamin. Gurakuqi perdor nje gjuhe gjithe helm dhe nzit ndasite veru jug. Kjo eshte hipoteza e serbeve e grekerve qe duan ti shikojne shqiptaret te vriten e ndahen me njeri tjetrin. Ne duhet te dime gjithcka per figurat tona ne letersi apo fe. Nese Fishta ka qene pro-fashizmit kete duhet ta dijme e jo ta fshehim. Nese ka fakte duhen nxjere. Nuk do te thote qe Fishta ka qene pro-fashist dhe gjithcka e tij e mire duhet flakur. Le te diskutojme me gjak te ftohte e koke te ftohte. Gjuha e Gurakuqit eshte jo e duhura.
A nasho k. Bolshevik mutit tradhtare jeni ju me kliken komunisto jugore qe e late vendin te brengosur ne 50 vjet. Ta mbante italia fadhiste do ishit lule sot. Shih qendren e tiranes ka shenja te dukshme per aaq sa ndenjten apo jo? Fishta kishte te drejte dhe me thuaj nje gje te vetme qe skishte te drejte per ate cka thene e vepruar. Dulla juaj visionar i madh bunkeret dhe shpirtin e tij sterra la.
Patriot me Te math Se Fishta nuke ka pasur ndonje here Shqiperia, Po ky Nashua nuk eshte ndonje shkrimtar i math si mund Ta mbaj veten, ky ka qene nje sherbetor I devotshem i komunizmit, dhe vazhdon me iditizma dhe tash, duke hedhur balt mbi figure Te larta kombetare.Me mergaten e qyqeve qe shkroi i frymezuar Nga nje spiun mashtrus genjeshtar Cufe mullai, qe e Kam njof personalisht , Cfare thoshte cufe trimi vetem genjente asgje skishte Te vertet. Prandaj nasho ben mire Te heshtesh , ne qofte Se nuke shkruan dishka qe të Kete vlere kombetare , jo anti kombetare.
Këtë Gurakuqin e kam ndeshur nja dy herë në debate televizive por jam detyruar të ndryshoj kanalin televiziv pasi ishte i padurueshëm në llomotitje të përçartura dhe të shpifura. Helm e kishte gojën ky sharlatan. Edhe nga ky artikull, me sforco lexova nja 3-4 paragrafe pasi nuk durova dot megallomaninë e këtij krimbi ndaj kollosit Nasho Jorgaqi. Sa për të madhin Gjergj Fishta, ai nuk ka nevojë për lajka të këtij hiçi.
Historia e “shqiperise”si shtet i krijuar ne fillim te shekullit te 20te dhe pikerisht ne vitin 1912te tregon me se miri se sa e “nderlikuar”eshte te vleresosh nje komb si i yni i ndare ne tre ndergjegje,Fe,identitete qe nuk mund te jeme te shkeputura nga ndergjegja,kultura,lufta per egzistence.
E para qe ketu ne vendi e quajture Shqiperi ka vetem nje Minoritet Autokton ai Greke qe per shekuj ka mbijetuar nga keta agjente me qellime te caktuara ne interes te Italise dhe Turqise, te tjerat nuk i perkasin ketij populli te vuajtur dhe Autokton,as Sllavet,as Fashistet,as Osmanet
Ne qofte se ju nuk kini “aftesine”te krahasoni emertomet e Toponimeve dhe qyteteve te Lashta ne historine e ketij populli,emrat e njerexve si ky Nashua apo Kocua qe duhej ta kishin Athanas jo Nasho dhe Kostandin dje jo Koco,tregon qe ky vend ka persekutuar dhe persekuton Autoktonet,sa kane patur frike te tregonin identitetin
E njeh njeri Lasgushin me emrin e tij Llazar?Pse me pseudonim? Se kush nuk ishte musllumane dhe kush kishte emer Oethodoks konsiderohej Greke perpara se te krijohej ky protektorat i Turqise me emrin Albania apo Shqiperi.
E njejta edhe me Aleksander Stavro Drenova Asdreni!
E njejta edhe me Andonin Zaho Cajupin,kurse Naimin e njohim Naim,Avdullahun (Avdyl) dhe Samiun Sami.
Ne fund te fundit kur flasim per komb nuk eshte hapesira gjeografike por identiteti,emrat,Feja,Martesat,kultura.
Historia ka treguar qe te ashtuquajturit Arvanitas luftuan per Fene e tyre Greke Ortjodokse,per nje komb Ilyro Epirote larg nga Turqia,Sllavet,Fashistey,kjo eshte nje e vertete e padiskutueshme qe njerez te ligj,spiune te shteteve qe si humanizem dhe redpekt nuk duhej te lejonin te shkelnin Okupatoret gjoja ne emer te Shqipetarizmes.
Emrat e Toponimeve te Lashte sic thashe edhe me larte jane Greke,pse?A nuk jua mbushim ne syrin qe kemi 2000 vjet ketu me kulture,gjuhe emra,Fe Greke?
Varet se si e konceptojne keta bashibozuke me emra Sulejmane,Ramiz,Ismail,Mahmut qe nuk i perkasin ketij kombi,kaq e thjeshte.
Italia zoti autor i ketij shkrimi me qellime antikombetare nuk vrau me mijera Epirote nga Thesprotia qe ty te dhimbset kaq shume?
Varet se si e kuptojne keta spiuna te ketij Kombi qe nuk mund te jete i shkeputur nga Identiteti para Osmane Fe dhe Kishe Greke per 1000 vjet ku ishin Franceskanet,apo kur ra Bizantios gjeten shesh dhe ben pershesh kete popull heroik.
Une di qe kush beson ne Zot duhet te redpektoj besimin e tjetrit.
Atehere lind pyetja,cpune kishin Franceskanet apo Allahu ketu?
Ja qe Kishat Katolike dhe Xhamiat pas Turqise nuk respektuan kete komb por vegla te pushtuesve.
dolen vocrraket ne valle…………..
Me vjen shume keq per nivelin e komenteve qe kerkojne te perdhosin figuren madheshtore te Gj. Fishtes. Nese intuita e nje populli nuk arrin te dalloje se kush jane simbolet e krenarise se tij, atehere ai komb e ka humbur vetvetiu sovranitetin e tij. Ne kete kendveshtrim dhe ne rrethanat kur ka jetuar Gj. Fishta, cdo veprim i tij, mendoj se ka qene i justifikuar. Edhe sikur mos te jete ashtu, gjithsesi ai ka vepruar duke menduar vetem interesin e popullit te tij.
Gjergj Fishta eshte dhe ka qene letrari me i madh i kombit SHQIPTAR. ndersa sa i perket flirtimeve ……..mendoj se qe nga viti 1941 flirtuesit me te medhej me komunizmin kane qene te gjitha ata qe flirtonin me komunizmin . Pra te gjithe shkrimtarete e viteve 1941-1990 flirtonin dhe qka eshte edhe me keq u bene komunist………pra te jesh komunist eshte 12 milion here me zi se fashist.
Pik.
kryqat e pa bes gjithmon i kan sherby fashizmit dhe vatikanit, e per kta superthi te perdhunum nga priftat qe te vegjel italia nuk asht ken pushtuese ,plehra antishqiptare qe historikisht e ka shtrembnu historin pra tradhtarin e kan ba hero dhe e kunderta,jashqitja e kombit.
Po “harron” edhe disa te tjere si Rexhep Mitrovicen, Xhafer Deven, Mustafa krujen e shume te tjere qe bashkepunuan me fashizmin dhe Vatikanin.
Oj zylfiguxh,
Ne luften e dyte boterore ….vetem komunistet ishin ata qe bashkpunuan me okupatorin…si ne Shqipni ashtu edhe ne Kosove……….Xhafer Deva , Gjergj Fishta , Rexhep Mitrovica, Ernest Koliqi….kane bashkpunuar me LIRINE……..oj kafshe islamike zylfikarike zylfipdhike
Po si ore zoteri nuk e kuptove qe e kisha me ironi.
Betmeni!
Nuk isha shume i qarte ne repliken e pare. Nese llogjikon me mire do te veresh qe une i replikova ketij islamiku me lart qe me ironi perdore emra te krishteresh dhe qe bashkepunetore te fashizmit i konsideron vetem katoliket.
o Gurakuqi, po mos e njollos ate mbiemer te respektuar ne Shqiperi me budallalleqet qe flet.
E cfare pastaj? Jorgaqi ka thene nje te vertete. Kur thua te verteten perse duhet te sulmohesh? e quajte gegofob.
Nuk te vjen turp per injorancen qe ke ? po sikur te quajme ty nje tosko-fob? dhe qe e meriton se ke disa here qe po percan vendin me keto analizat historike qe ben.
Dihet se shkrimtaret dhe ptriotiet e medhenj kane patur gabimet e tyre dhe Jorgaqi nuk e ka thene per ta ulur Fishten.
Edhe Asdreni qe ka bere Hymnin Kombetar ka bere nje vjershe ne favor te fashizmit. Por kjo nuk mund te erresoje figuren e tij.
Nuk ka ndonje gje te keqe te zbulosh te vertetat vetem se ato duhen analizuar ne kontekstin e kohes.
KY vocerak injorant me tituj shkencore Te dhuruar SI I persekutuar kushedi sepse,vetem se perdhos figuren e at Gjergj Fishtes
Fishta meriton titujt me Te larte SI poet dhe denimin e tij SI bashkepuntor I Fashizmit. Keshtu Kane vepruar gjithe popujt e qyteteruar
Analize e sakte qe i pergjigjet te vertetes, por nuk kuptoj cfare ka me EdI Ramen. Apo ka hall te marre ndonje post ne PD.
At Gjergj Fishta me punen e tij madhore vlen te lavderohet .problemi eshte ketu ka pranuar e vleresuar pushtimin e Italise Fashtiste .kjo eshte ajo qe e ndan te miren nga e keqia .Cdo pushtues qe pushton nje vend quhet okupator dhe si i tille populli e pret me arme.Duhet te kemi kujdes ne kete teme sepse edukojme brezat qe vine pas keq.Italia fashiste nuk erdhi ne Shqiperi se ju dogj barku per varferine e saj.Ne kete periudhe ajo pushtoi pjesen veriore te Afrikes dhe mbasi pushtoi Shqiperine sulmoi Greqine.Si shqipetaret ashtu dhe vendet e tjera e priten me arme pushtusin fashist,me motivin se fashizmi do ti sillte zhvillim,kur jugu i saj ishte i varfer.Vleresoj shkrimin e z Nasho Jorgaqit i cili i ben nje analize mjaft te mire ketij problemi.Z Gurakuqi ! Si ka mundesi te gjykoni keshtu ju nuk ini nje qytetar i zakonshem por i bej nje kerkese Z president t’ju heqe titullin e historianit mbasi keto qe shpreh z Gurakuqi jane anti shqipetare jane armiqesore dhe duhet te denohen.
Eshte per te ardhur keq kur lexon nje pseudo-shkrimtar amator soc eshte Nasho Jorgaqi I “Methayes se Qyqeve” te deshtuara sepse mbas 1990 atehere shqiptaret e kuptuan se Mergata e Qyqeve ishte nje shpifje e Trilliom Bolshevik qe I doli boja.Tani ky shkrues I perrallave te Nastradinit na akuzon nje Kolloz te madh te Patriotizmit shqiptar te respektuarin Pater Gjergj Fishta. A e dini pse? Sepse Gjergj Fishta me Lahuten e Malesise I kundervihet Popullit Primitiv Sllav me Besimin fetar te Nasho Jorgaqit ate Ortodoks? Tani analizojeni vet se ne sherbim te kujt eshte Nasho Jorgaqi? Gjergj Fishta edhe ne kete leter Indirekt i kerkon Oficerit Italian qe te thot te verteten (per pushtimin e shqiperise) sepse ajo e veret do te dali se zben.Po sikur shqiperia te ishte pushtuar nga Turqia si do te kujtoni ju se shqiptaret Myslimane nuk do te kishin Lavderuar Pushtimin Turq? Po sikur te ishte pushtuar shqiperia nga Greqia a nuk do ta e besonit ju se Ortodoksit shqiptar (disa) me Nasho Jorgaqin ne krye nuk do te kishin bashkepunuar me Greket? me siguri qe po dhe ja pse.Po pse kush ja dorezoj Mbretit Italian Kuroren e Skenderbeut ne Rome Fishta apo Verlaci qe ishte Mysliman? Letra e Fishtes ne krahasim me kuroren e Skenderbeut qe u ba me ceremony ne Rome eshte asnje gje,eshte nje pike uji ne Oqean ne krahasim me ate qe beri Enver Hoxhe Tradhetari qe firmosi bashkimin e shqiperise me Jugosllavine dhe ajo e Kurores.Natyrisht Gjegj Fishta ishte Akademik dhe ka shkruajtur nje leter jo politike per akademike dhe ajpo Italia Fashiste nuk pushtoj shqiperine per Katoliket por e pushtoje per Koloni,pozicion Gjeografik e Strategjik.I madhi Gjergj Fishta ja dedikoj dhe kontriboj ne te gjith jeten e tij Kombit shqiptar qysh ne ditet e tija te para me shkrime ,me Alfabetin shqiptar ne Manastir etj,etj, Ai Fishta eshte kolloz I madh I ketij kombi dhe ne asnje menyre neve nuk duhet te pranojme trillimet e Nasho Bolshevikut se gjoja ku “Zbulues ” I madh ” studius” na paska zbulur gabimet e Kollozit Fishta.Lahuta e Melesise se Fishtes eshte nje grusht I madh kunder Kultures Ortodokse antishqiptare dhe kete Jorgaqi e din shum mire ,prandaj ky Ortodoks kerkon te njollosi figuren e Patriotit Fishta,turp te ket
Tw thuash tw vwrteta tw sulmojnw. Kwshtu po ndodh edhe me Nasho Jorgaqin. Thotw njw te vertete dhe Gurakuqi nw vend qw tw merret me letren, me permbajtjen e saj, merret me shkrimtarin e “realizmit socialist”. S`ka analizw nw repliken e tij, por vetem histori, ashtu e keshtu…nga dega nw degw. A do mwsohemi te diskutojmw pwr faktin, per te vertetat, apo do vazhdojme duke bere biografine e shkrimtareve qw, per mendimin tim, Nasho Jorgaqi ka bere letersi, ka bere histori, ka mesuar brezat e studenteve qw sot e duan dhe respektojnw jo vetem per diturine, humanizmin e dashamirwsinw por dhe pwr tw vwrtetat qw ka folur e shkruar pwr shkrimtarwt shqiptarw kwtu, nw Kosovw e diasporw.
kam dwrguar nje koment pse nuk eshte botuar ne faqe?!
Me duket se ky gurakuqi “nuk mbush” -keshtu thoshnim ne fshatin tim per nje njeri qe justifikon akte te denueshme si pushtimi italian qe sipas tij “ai duhej te kryhej ndaj nje mbreterie te vogel” .