Artisti i njohur shqiptar, Gazmend Leka, ka mbajtur në Paris ekspozitën e tij e cila ishte e parë për një artist shqiptar ku rezultoi mjaft e sukseshme.
Në një intervistë telefonike për Tema TV, Leka shprehet se ekspozita ngjalli një interes mjaft të madh, ku të pranishëm ishin disa personalitete të njohura, si amabasadori i shqipërisë në Paris apo dhe studentë të ardhur enkas nga SHBA-ja për parë këtë ekspozitë.
Ndër të tjera, piktori shqiptar thotë se ka dhe dy oferta të tjera për të bërë dy ekspozita të cilat mund të bëhen në Itali.
Si lindi projekti i ekspozitës në Bashkinë 5 në Paris?
Unë kam bërë shumë eskpozita dhe dihet që kam një raport të mirë me koleksionistët. Unë në Shqipëri bashkëpunoj me disa koleksionistë. Një ndër to është miku im Aleksander Josifi i cili e vlerëson shumë punën time, njëkohësisht duke e koleksionuar, vjen vazhdimisht në studion time, dhe është normale që ai të bëjë një projekt që ta ekspozojë diku, sepse ai nuk mund ta konsiderojë vetëm si pronë të tijën.
Dhe ne vit pas viti kemi folur që ta hapim këtë gjë jashtë. Mirëpo, rastësia ndonjëherë të ndihmon, Aleksandri, ka disa miq të fuqishëm dhe një nga këta është Zhak Sopeka, ish presidenti i universitetit të Sorbones, i cili kur erdhi në Tiranë, ra në kontakt me veprën time, dhe sapo e pa tha që do ju ftoj në galerinë e Bashkisë 5 në Paris. Ai na bëri një mikëpritje të jashtëzakonshme, duke më krijuar të gjitha kushtet e mundshme. Por, nuk është vetëm kjo lloj dëshire, pasi ne kemi nevojë për disa detaje teknike të cilat do të na zgjidhnin shumë punë, dhe janë shumë të vështira për piktorët sidomos transporti i piktuarave që janë të mëdha, pasi janë 44 piktura.
Ne shkuam në Bashkinë e Tiranës për të biseduar me Erion Veliajn, i cili na ofroi disa mundësira për t’u paraqitur sa më mirë, ku një nga këto është transporti që është një nga gjërat më të vështira.
Mund të na thoni si shkoi dita e madhe e inagurimit?
Ishte një emocion shumë i madh, pasi kishte shumë personalitete shqiptare që kishin ardhur si nga shqipëria ashtu dhe nga vende të tjera, deri nga Amerika. Falenderoj shumë Ambasadorin e Shqipërisë që ka mbajtur një fjalim shumë të mirë duke ngritur lartë vlerat e kombit tone, si dhe vlerat e aktivitetit. Foli nënkryetari i Bashkisë 5 të Parisit, që gjithashtu foli me superlativa për Shqipërinë. Kishte gati 200 veta dhe inagurimi ka zgjatur për pesë orë.
C’ndodhi një ditë më pas në ekspozitën tuaj?
M’u bë shumë qejfi sepse ne e kemi për detyrë të kontribuojmë për vendin tone, dhe unë jam shumë sensibël ndaj kësaj kauze, që akoma nuk po ekspozon vlerat që ne kemi. Ishte një rast shumë i mirë që të ekspozosh një vlerë të një piktori shqiptarë dhe ka shumë të tjerë si unë që do t’u vijë rasti të ekspozojnë veprat e tyre. Një ditë pas ekspozitës ka pasur një rritje të lartë në galeri që u rikthyen dhe njëherë, të cilët pretendojnë të vijnë dhe një herë tjetër. Mos harrojmë që ne jëmi të panjohur në Paris si piktorë, por që të vijë një piktor nga Shqipëria dhe të ketë këtë impakt për mua ishte disi tronditëse pasi kam marrë urime të mëdha.
Do të hapni ekspozita të tjera në vënde të tjera?
Deri më tani kemi oferta për të bërë dy ekspozita të tjera, ku njëra mund të bëhet në Torino, ku galeristi është gati, por ne jemi ende akoma me ekspozitën që kemi çelur këtu.Dhe kemi një ekzpozitë tjetër që mund ta bëjmë në Venecia. Pra, janë dy ekspozita të cilët mund të zgjasin një muaj, por bëhet fjalë për vitin që vjen.
I dashuri miku ynë Gazmend Leka,
Urime për ekspozitën vetjake shumë të suksesshme. Për hir të vërtetës, i kuptojmë emocionet tuaja, sepse i kemi përjetuar edhe ne, në Parisin e kulturës europiane e më gjerë, ku Rudina Proda, të cilën ju e keni vlerësuar lartë, ka hapur atje dy ekspozita vetjake.
Në vitin 1999 ka hapur ekspozitën vetjake në Ambasadën Shqiptare atje, nën kujdesin e ambasadorit të shquar shqiptar, Luan Rama, në bashkëpunim me disa personalitete të shquara franceze dhe shoqata të mirënjohura të atij vendi. Shënimet me shkrim që kanë lënë vizitorët e shumtë shqiptarë rezidentë në Paris, studentë shqiptarë atje, personalitete të shquara të artit, kulturës, diplomacisë dhe kritikës franceze, përfaqësues të UNESCO-s e të tjerë, janë të jashtëzanonshme. Po në Ambasadën Shqiptare në Paris, gjithnjë nën kujdesin e ambasadorit dhe intelektualit të shquar Luan Rama, pas ekspozitës vetjake të Rudinës, keni hapur ekspozitë të përbashkët ju, së bashku me dy artistë të tjerë. Zoti Luan Rama, që është edhe publicist, analist e shkrimtar pikant, në librin e tij “Nën hijen e eklipsit”, Paris-Prishtinë-Tiranë, “Kosova”, Shtëpia Botuese “Toena”, Tiranë, 1999, f. 252-253, ka rreth një faqe kushtuar ekspozitës së Rudinës, shkruar në mënyrë drithëruse dhe në fund e mbyll: “Kjo ekspozitë do të pasohet nga hapja e ekspozitës së tre artistëve të tjerë shqiptarë, me veprat e skulptorit Perikli Çuli, si dhe të piktorëve Gazmend Leka dhe Ilia Xhokaxhi”.
Rudina hapi një ekspozitë të dytë vetjake në Galerinë e Atit Kontemporan (D`Art Contemporain Gallery) të Anvers-sur-Oise, pikërisht atje ku gjendet varri i Van Gogut, organizuar nga institucione të larta franceze në bashkëpunim me disa shoqata kombëtare të atij vendi. Atje, kishin përgatitur një Album modest ku kishte pesë punë të Rudinës. Rudina dhe Ambasadori Luan Rama ishin të ftuar nderi në atë veprimtari. Ambasada Shqiptare në Paris njoftonte ATSH-në, më 12. 06. 2000 për këtë veprimtari vetjake të Rudinës, me titull: “Pikëtakim me Van Gogun”.
Duke i mbyllur këta rreshta, Rudina dhe ne prindërit e saj, ju urojmë shëndet, krijimtari dhe suksese të mëtejshme. Me respekt!
Doni me per Belulin?
nuk kisha ndermend te lexoja komentin e sterholluar te Tahipit (ashtu Vehipit, ose si sqaron vete personi ne fjale Veip, por si duket I pelqen VIP ). me beri komenti jot shoqja Lenka, ta lexoja, edhe te them te drejten ishte shume me interesant se artikulli qe I ishte kushtuar Ekspozites se Gazmend Lekes.
Tamam: Doni Me per Belul Gjeraqinen!
nuk kisha ndermend te lexoja komentin e sterholluar te Tahipit (ashtu Vehipit, ose si sqaron vete personi ne fjale Veip, por si duket I pelqen VIP ). me beri komenti jot shoqja Lenka, ta lexoja!
Tamam: Doni Me per Belul Gjeraqinen!