“Nuk lejoi homazhet për Poradecin”, Dritëroi i përgjigjet vajzës së Lasgushit me vargjet “Lasgushiane”…

10 Tetor 2016, 13:10Kulturë TEMA

Replika në distancë mes vajzës së shkrimtarit të njohur, Lasgush Poradecit dhe Dritëro Agollit. Pas një postimi në FB, ku vajza e Poradecit shkruante se Agolli nuk kishte lejuar homazhet në Shtëpinë e Kulturës për të Poradecin, vjen replika e Agollit.

Dy ditë më parë, Marie Lasgush Poradeci ka ndarë me miqtë e saj një kujtim të trishtë, kur kujton momentin e vështirë kur babai i saj i madhi Lasgush, pësoi ishemi të fortë cerebrale.

Aso kohë thotë ajo, Dritëroi, që ishte kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve, që rastisi në një vizitë në Pogradec, jo vetëm nuk denjoi ta vizitonte Lasgushin, por teksa e pyetën nëse i duheshin bërë homazhe në Shtëpinë e Kulturës nëse vdiste i ishte përgjigjur prerë “Jo”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi në faqen zyrtare të Dritëro Agollit në rrjetin social Facebook. Pa komente të shumta, replika ka qenë me një poezi, titulluar “Lasgushiane”.

Statusi i Marie Poradecit:

Ishte qershor i vitit 1982. Babai im, që ishte me motrën në Pogradec, pësoi një ishemi cerebrale shumë të fortë. Atëhere ai ishte 83 vjeç. Unë dhe mamaja ishim në Tiranë. Mamaja kishte mbi 10 vjet që vuante nga një artrit i fortë deformant dhe lëvizte me shumë vështirësi. Motra e shkretë midis lotëve na lajmëroi, duke na e bërë gjendjen e tij shumë serioze. Mes njëmijë vështirësive vendosëm të shkonim në Pogradec.

Duhej të ishim atje sa më shpejt, sepse ndoshta ishte hera e fundit që e shikonim. Me mundim të madh gjetëm një taksi dhe me gjithë gjendjen e rënduar të mamasë u nisëm në orën shtatë të darkës. Gjithë rrugës qanim të dyja në heshtje. Qanim dhe mendonim. Eh sa shumë gjëra! Arritëm në Pogradec rreth mesnatës.

Gjendja e babait shumë e rënduar. Shumë pogradecarë të shqetësuar vinin poshtë te dera dhe pyesnin për gjendjen e tij. Në këto ditë, kur im atë luftonte me vdekjen, vjen në Pogradec me makinën e tij, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Dritero Agolli.

Sigurisht, shkrimtari komunist, nuk erdhi në shtëpinë tonë, qoftë edhe për të bërë një vizitë kortezie tek i sëmuri, sipas zakonit shqiptar.

Dikush guxoi dhe i tha: nëqoftëse Lasgushi vdes a duhet ta vendosim trupin e tij në Shtëpinë e Kulturës, për t’i bërë homazhe dhe t’i japë lamtumirën e fundit i gjithë qyteti i tij, ai u përgjigj prerë: Jo, jo ai do varroset si njeri i zakonshëm.

Postimi në faqen zyrtare të Agollit:

Në vend të një replike me M. Poradeci.

LASGUSHIANE

Në çetelet e kujtimit, siç këndoi Lasgushi i madh,

Veli yt i çupërisë nëpër mjegull vitesh zbardh.

Kur me helm po pija kupën, siç e piu Sokrati plak,

Ti më the ta pinim bashkë, veç të prisnim edhe pak.

Ti the pak, po prita shumë, – mëndje turbullt gjithë ujem,-

Dhe pastaj e fsheha kupën të shpëtoja nga ky helm.

S’e besoj të vish ta pijmë, as të dukesh më në prag,

Helmi i hershëm nuk na duhet: ti je plakë e unë plak …

Në çdo plak e në çdo plakë helmi fshehur rri në trup,

S’ka pse helm të marrim vetë dhe të bëhemi për turp.

Helmi herët duhej marrë, pa u ndarë as unë as ti,

Se tani ka pleqëria helm me poçe dhe kusi.

Në çetelet e kujtimit, siç këndoi Lasgushi i madh,

Veli yt i çupërisë nëpër mjegull vitesh zbardh …

16 komente në ““Nuk lejoi homazhet për Poradecin”, Dritëroi i përgjigjet vajzës së Lasgushit me vargjet “Lasgushiane”…”

  1. england says:

    Kete histori e dine te gjithe ne Pogradec,nderkohe qe komunisti Dritero (e kam per ate lepiresin e atehershem,jo per kete te letrave sot) thur ca vargje thjesht ti rreshkase dhe kete here si cdo here te shkuares se tij te erret prej komunisti.

    1. me thene te drejten says:

      Vajza e Lasgushit eshte nje debile e plote,qe kerkon te perfitoje duke bere “te persekutuaren”! Nuk eshte hera e pare qe ben perpjekje te tilla idioteske dhe te neveritshme! Nuk thone kot : nga trendafili i bukur dalin edhe gjemba te hidhur ?

    2. i cudituri says:

      Ne fund te fundit ku eshte problemi qe Lazgushi nuk u vendos per homazhe ne Qenderen e Kultures!? Asnje problem nuk shoh ketu. Pavaresisht se nje poet i vleresuar,Lazgushi nuk e kishte dhe nuk e ka staturen e ndonje gjigandi te letrave! E shumta ai mund te quhet dashnori i lirikes ne poezine shqipe! Vete Lazgushi kishte dhjetra vjet qe ishte larguar nga krijimtaria letrare,ishte mbyllur ne vetmine e tij, larg jo vetem letrave por edhe larg familjes se tij (i ndare)! Kur ndahesh nga njerezit dhe realiteti,mos prit qe te jesh pjese e tyre! Lazgushi gjithmone ka qene vleresuar per kohen kur ai ka patur krijimtari letrare,por ajo ishte e shkurter dhe e paket. Edhe ne gjimnazet e kohes se Enverit krijimtaria e tij studiohej ne lenden e letersise se bashku me shkrimtare te tjere dhe konsiderohej si nje nga me te miret e brezit te viteve ’30! Por i larguar shpejt nga krijimtaria dhe i palidhur me njerezit (pervec me qenin e tij) eshte mese e llogjikshme qe edhe njerezit te te harrojne apo neglizhojne!
      Nuk i kuptoj keta qe kerkojne “dekorata”,por me siguri vete Lazgushi nuk do kerkonte “perfitime” te tilla. Ai ishte njeri i thjeshte dhe vdiq si i tille,pavaresisht se nje lirik i dashuruar!

  2. E verteta e hidhur says:

    Nuk me befason e nderuar vajze e te madhit Lasgush.
    Ky qendrim i tij eshte 1 nder qindra e qindra qendrimet e Agollit komform politikes se asaj kohe.
    Nuk me befasoi as qendrrimi i tij ne fund, kunder PPSH-se,as kur duartrokiste ne Kuvend zgjedhjen e Berishes president,as kur nuk tha asnje fjale per 14 Shtatorin,as kur nuk tha 1 fjale per 21 Janarin,as per detin e falur Greqise,as kur priti ne shtepi Lulezim Bashen si Kryetar Bashkie me vota te vjedhura e tj e tj.
    Ajo qe me befason eshte se si eshte e mundur qe kete shkrimtar medioker politik,produkt te konjukturave politike,vazhdojne ta therrasin “i mdh”.
    Megjithate jam plotesisht i bindur se shume shpejt,emri “i madh” qe i kane vene politikanet dhe kokeboshet, do ti shkoje aty ku ne fakt e merriton.Tek vendi ku ri mediokriteti.Ndersa brezat qe do vine, do kene mundesine te shohin se jetgjatesia e nje shkrimtari eshte e barabarte me jetgjatesine e pushteteve qe u ka sherbyer.

    1. mirashi says:

      E megjitheate, duan apo nuk duan ca barkeçjerre, Dritro ngelet ai qe eshte: nje njeri i madh, politikan i madh, poet i madh, shkrimtar i madh dhe me nje shpirtegjeresi qe rralle mund ta gjesh te shqiptare te sotem. Ketu nuk marre parsysh keta komentues injorante me shpirt kaq te vogel qe bota e lire u jep te drejten te flasin si gjallesa idiote; Pergjigja e Driteroit edhe sot ne kete moshe 85 vjeçare me vargjet e Lasgushit, eshte kristali mendimit filozofik te tij; Lexojeni dhe kuptojeni per ata qe e kuptojne e jo per rrugaçet e mendimit e shpirtit te tyre qe rrojne si bretkocat here mbi uje e here nen uje; Ta gezosh 85 vjetorin Dritro, jete te qete ne mes te ketyre furtunave ndjellakeqese qe shpesh hane koken e tyre.

      1. Lugati says:

        A burri mir fort driteroi pijaneckokrrakomunistit si puna ismailit kardares

  3. Mark ramy uk scotland irland says:

    Popull pis si ramy qe godet perlat. Kur vdesin bejme sikur qajme e na vjen keq.
    Popull hipokrit e injorant

    1. I.Hoti says:

      Mark-Uk-ja a Scotland–i ! Injorantet edhe ne Mars po te jetojne mbeten …te tille ! Tek evolucioni…Darwin-i fliste per ‘majmune te pa transformueshem…..’ Mund te keshe edhe emrin ‘england’ ‘e verteta …’ e tij etj…… Juy nuk kuptoni sesi perdor en vargjet as lexohen .Kujtoni repliken me ‘zhvat mutsafa’…….. Poradeci ka qene shume i madh ,vashdues i krijimtarise ma te mire shqiptare.. Por figurat e medha Agolli… Kadare…..etj…..nuk mund te erresohen ..ato ndricohen nga vepra e tyre qe na nderon ! Jo kushdo mund te lexoje…………….

  4. Berlin says:

    Lasgushi ka qene Masson i vertete ….prandaj dhe Dulla nuk u krrujt me ate!

  5. eli-tiv says:

    …Per Marien….nuk mund te gjykosh sot…me situaten e pozicionin e sotem ..te shkuaren ..e jeten ..atehere ne kushte te tjera..mesiguri ka qene levizje e detyruar per Driteroin….e mendoj se varrimi i heshtur i Lasgushit e ruajti ate nga ndonje denigrim ne vazhdim…Gjenia e Lasgushit…shkon shume larg nga keto fakte….
    p.s..Driteroin nuk e kuptoj sot…cfare e detyroi ti thote lulit…”te korra te mbara”….kur vodhi mandatin e k/bashkiakut…e vrau njerez (kori njerz) ne 21 janar….

  6. hghg says:

    diktaturen nuk mund ta beje nje njeri as enveri as hitleri as gadafi as edvini diktaturen e bejne mijra qelbesira qe duke iu lepire qlbesires dhunojne te tjerit qe te perfitojne per vete te gjithe komentuesit kane te drejte lazgushi eshte shune me I madh se kata dy qe kane ngalur

  7. Ardian Martiko says:

    Politikisht dhe moralisht kane qene dhe jane dy figura te ndryshme . Rrefimi i vajzes se Lasgushit eshte mese i besueshem . Lasgushi vec lirikut absolut ne letersine shqipe shquhet efhe per nje pozite morale te hekurt . Krijimtaria e tij shteroi me ardhjen e regjimit komunist , fakt ky qe e vendosi perjetesisht ate ne oponence me regjimin dhe ne nje peidestal ne raport me moralin . Te dy njerezit e letrave we ne kemi sot Kadareja dhd Agolli u bene pjese e sistemit dhe i kenduan atij . Per kete edhe moren perfitimet e radhes . Moralisht te dy keta te fundit jane shume larg Lasgushit . Dhe kjo eshte shume e rendesishme per nje shkrimtar . Minimalisht te pranojne
    me ndershmeri realitetin e kaluar sot dhe pa replika .

    1. ca po thu o Shabono says:

      Shko mor debil! Lazgushi ishte poet dhe poetet shterin shpejt, ne raport me moshen! Lazgushi shteri dhe per kete nuk ja kishte fajin Enveri ? ? ?

  8. Argjirokastriti says:

    Vetem dy copeza te vockla fare, prej librit te nje pogradecareje te nderuar qe e pershkruan realisht Lasgushin e gjore, mbetur ne dore te poeteve “borizane te Partise”, sic i quante ai:

    “Në ditët kur Lasgushi ishte shumë keq, Nuçi Tira më mori mënjanë dhe më pyeti se në çfarë vendi i mban Lasgushi dorëshkrimet, sepse, sapo të vdesë Lasgushi, do të lajmërohet Dega e Punëve të Brëndëshme, do t’ja bllokojnë arkivin.
    O Zot që je lart në qiell, a e shikon se çfarë bëhet këtu poshtë në tokë?!
    Por Lasgushi kishte edhe një arsye më shumë për të mos vdekur. Duhej të vdiste Enver Hoxha para tij….”

    “Në një nga ditët kur Lasgushit vazhdonin që t’i vinin plot njerëz për ngushëllim (për vdekjen e Nafijes), ndërsa po rrinim një pasdite bashkë me vajzat, erdhi Ismail Kadareja me Vladimir Meçen (i cili është nënkryetar i Degës së Punëve të Brëndshme këtu në Pogradec). Biseduam për shuimë gjera, midis të tjerash Ismaili i tha Lasgushit:
    Zoti Llazar!- (Ismaili gjithmonë kështu i drejtohet Lasgushit; megjithse te ne kjo fjalë nuk përdoret, është e ndaluar, duhet përdorur ”shoku”, Ismaili e ngriti zërin, ndaras tha ato fjalët “Zoti Llazar”, por Lasgushi dëgjon për bukuri. Pra, pasi Ismaili e lëshoi atë eksklamacionin:
    “Zoti Llazar!’- vijoi:- Çfarëdolloj problem që mund të keni, t’i drejtoheni këtij shokut këtu, se do t’ju ndihmojë, do t’ju zgjidhë çdo lloj pune që mund të keni.- [Dhe ia shpjegoi pak a shumë në mënyrë të përgjithëshme se me çfarë pune merrej Vladimir Meçe.]

    Lasgushi rrinte i ulur në cep të shtratit të vet me sytë përdhe dhe të dukej sikur nuk dëgjonte asgjë nga ato që po i sugjeronte Ismaili. Lasgushi po mendohej e po mendohej me vështrimin ngulur përtokë. Asnjëri nuk fliste. Unë pandeha se ai do të kërkonte transferim në Tiranë për Ninën ose ndonjë veturë policie për të lehtësuar mundimin e ikjes së tij Pogradec- Tiranë dhe anasjelltas. Dhe befas ai foli me zërin më të qetë, më të shtruar, më dinjitoz e më ironik se kurrë:

    Ju falemnderit shumë1 Siç e dini edhe ju, o miqtë e mi të dashur, unë kam vetëm një hall të madh dhe dua të bëj vetëm një kërkesë (ne po dëgjonim shumë të përqëndruar, me vëmëndje e kureshtje), i lutem shumë këtij shokut që, po të ketë mundësi, të më shpëtojë qenin tim, Cucin e dashur, se nuk ma lë rehat policia!- E me t’i shqiptuar këtoi fjalë, heshti krenar e serioz si përherë.

    1. heu bre says:

      Pordhe me rigon ?

  9. D. Didani says:

    Zot,O Zot cfare replike gjeniale…! Vetem nje njeri kollos si Dritero Agolli ,mund te perdore nje alegori kaq domethenese ., e shkruar ne moshen 85 vjecare,me figura kaq brilante,ku ka ne brendesi nje ndjese ,por jo pendese,sepse pendesa nuk mund te ishte thelbesore,dhe ndjesa nuk eshte mekati i Driteroit,ndryshe do te kishte pendesen! Driteroi ka shkruar keto pak vargje ,qe direktojne njerzimin e cdo moshe ,por sidomos moshen e trete,per tu bere me njerzor sepse njeriu ka nje fund te pa shmangshem,nje fund qe nuk pranon gjerat tokesore as pasurine,as pagopsine as urrejtjen as hakmarrjen ,vargje qe rrenqethin cdo qenje njerezore,duke perfshire edhe vajzen e Lasgushit,qe mund ta cimbis doren qe shkruajti dicka qe godet Driteron,por qe nuk e ka hak,sepse ,dihet qe kollosi i letrave ,ka pasqyruar ne kryeveprat e tij qindra brenga dhe dhembje ,padrejtesira dhe mekate njerzore,qe brenga e vajzes se Lasgushit eshte e vockel ne krahasim me ato te nje populli te tere!…Ne se do te ishte Driteroi djale i ri ,kjo vershe e vogel replikative do te perbente berthamen e nje romani,ku te degjoheshin bucimat e dy epokave diametralisht te ndryshme ne ide dhe praktike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje