INTERVISTA/Meta flet pas kthimit nga Greqia: Çështja çame nuk zgjidhet me protagonizëm spekulativ

12 Tetor 2016, 21:33Politika TEMA

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta deklaron se çështja çame nuk zgjidhet me protagonizëm spekulativ, por me krijimin e një klime pozitive midis dy vendeve. “Këtu nuk bëhet fjalë për protagonizëm spekulativ, i cili thjesht mund të bëjë një lajm të pëlqyeshëm për disa të themi sot”, thekson Meta. Ai deklaron se çështja çame plaga më e thellë midis e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kryeparlamentari deklaron se kjo çështje nuk mund të zgjidhet nga asnjë politikan dhe as nga Shqipëria, por vetëm nga mirëkuptimi i dyanshëm.

“Zgjidhja e kësaj çështjeje nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme, as nga unë dhe asnjë nga një përfaqësues tjetër i Shqipërisë, madje as nga e gjithë Shqipëria së bashku për të qenë realist zgjidhja e çdo çështjeje që mbartet nga e kaluara kërkon një mirëkuptim të dyanshëm”, tha Meta në një intervistë për Ora News. Meta u kthen përgjigje kritikave që i janë bërë për çështjen çame për mënyrën se si ajo u trajtua nga kryeparlamentari gjatë bisedave që zhvilloi me homologun, presidenti dhe kryeministrin e Greqisë.

Meta, me takimin me kryeministrin Tsipras përmbyllët një vizitë dy-ditore në Athinë. Cili ishte qëllimi i takimeve tuaja në këtë vizitë?

Qëllimi  ishte i qartë, për t’i dhënë një hov të ri marrëdhënieve mes dy vendeve, në veçanti mes dy parlamenteve. Vetë takimet me gati të gjithë forcat parlamentare në Greqi synonte në krijimin e një klime sa më pozitive në politikën e dy vendeve në mbështetjen e politikave të përbashkëta, në zhvillimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Greqisë pasi dihet që këto janë marrëdhënie të rëndësishme që janë përgjegjësi jo vetëm e qeverive por e të gjithë klasës politike sepse janë të interesave strategjike afatgjata dhe kërkojnë dhe angazhimin e opozitave në vendet respektive.

Mendoni se me një shikim nga e ardhmja mund të zgjidhen çështjet e mbetura pezull?

Çështjet e trashëguara mund të zgjidhen vetëm me shikim nga e ardhmja. Çdo politikë tjetër për t’i zgjidhur ato në mënyrë të një anshme, imponuese, konfliktuale nuk sjell zgjidhje, se zgjidhja duhet të jetë e dy-anshme, por krijohen 100 probleme të tjera.

Pasi dihet se marrëdhëniet mes dy vendeve sot janë jashtëzakonisht të lidhura, jo vetëm ekonomike, apo politike por edhe njerëzore, familjare, lidhje që kanë të bëjnë me çdo familje, dhe e parë në këtë këndvështrim vetëm konsolidimi i një terreni të qëdnrueshëm pozitiv, do të bëjë të mundur trajtimin me kujdes të çështjeve që bartim nga e kaluara.

Jo rastësisht sot në takimin me Tsipras theksova se të gjithë popujt e këtij rajoni, që përveç se kanë bashkëjetuar, por kanë pasur edhe plagë midis tyre, edhe plagën kur e përkëdhel të dhemb, jo më kur e ngacmon. Mendoj se është e rëndësishme qasja pozitive. Ne kemi disa vlera të përbashkëta themelore, jemi anëtare të NATO-s, Greqia është anëtare e BE-së, ndërsa ne jemi kandidatë dhe njëkohësisht është vend që aspiron. Pra kemi përkatësi të përbashkët europiane. E rëndësishme është mirë-besimi e respekti reciprok, dhe gjenden të gjitha instrumentat e duhur për t’i zgjidhur këto probleme.

Me kryeministrin Tsipras, ju afruat shembullin e plagës. A ishte në fakt një mesazh për Athinën zyrtare apo për kritikat në Tiranë? Kujtojmë se aleati më i ri i mazhorancës, Shpëtim Idrizi ishte mjaft kritik me qëndrimin të zbutur që ju mbajtët për çështjen çame?

Mendoj se nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit tim ndaj çështjes çame. Ky qëndrim është bërë i ditur prej kohësh. E theksoj edhe një herë tjetër, se zgjidhja e kësaj çështjeje nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme, as nga unë dhe asnjë nga një përfaqësues tjetër i Shqipërisë, madje as nga e gjithë Shqipëria së bashku për të qenë realist zgjidhja e çdo çështjeje që mbartet nga e kaluara kërkon një mirëkuptim të dyanshëm. Asnjë zgjidhje nuk vjen në mënyrë të njëanshme dhe për këtë duhet një klimë sa më pozitive në këto marrëdhënie.

Kjo çështje duhet trajtuar si domosdoshmëri për t’i përmirësuar më tej marrëdhëniet me Greqinë në të ardhmen, në një plan më afatgjatë dhe strategjik dhe jo thjesht për t’i konfrontuar këto marrëdhënie. Mendoj se është shumë e rëndësishme qasja ndaj këtij problemi dhe akoma më i rëndësishëm se retorika është rruga e instrumenteve që do të ndihmojë në zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve të përzënë me forcë nga trojet e tyre, ku një e drejtë e padiskutueshme është ajo e pronës.

A mund të ishit ju më konkret apo më i qartë në artikulimin e çështjes çame në Athinë. Kujtoj se në vitin 1999 ju keni këmbëngulur për këtë çështje duke kërkuar zgjidhje….?

Unë besoj se kjo nuk ka të bëjë aspak me qartësinë time, sepse ajo vazhdon të jetë e njëjta, por unë besoj se në kontekstin e marrëdhënieve të sotme midis dy vendeve, duhet investuar më tepër energji pozitive për të rritur mirëbesimin midis dy vendeve tona, midis gjithë institucioneve por edhe të opinionit publik. Mendoj se kjo do të ndihmojë edhe për trajtimin e suksesshëm të çështjes çame në të ardhmen dhe të çështjeve të tjera. Këtu nuk bëhet fjalë për protagonizëm spekulativ, i cili thjesht mund të bëjë një lajm të pëlqyeshëm për disa të themi sot, por që nuk ndihmon në krijimin e asaj klime për të zgjidhur problemet e të shkuarës.

Ju flisni për marrëdhënie reciproke mes palëve. Kur ju nisët vizitën në Athinë, ministri i Jashtëm grek i dërgoi një letër komisionerit Hahn, ku i theksoi dhe i shprehu se nuk do të njihej kurrë çështja çame. Duke qenë kaq konstruktivë Shqipëria dhe Greqia mendoni se do zgjidhen çështjet e mbetura pezull?

Mendoj që Shqipëria dhe shqiptarët çdo çështje mund ta zgjidhin vetëm në mënyrë konstruktive. Sepse mendoj se fuqia e Shqipërisë qëndron në planin rajonal dhe ndërkombëtar. Shqipëria gjithnjë është vlerësuar si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Ky është vlerësimi më i rëndësishëm për Shqipërinë nga BE, NATO e SHBA. E nëse Shqipëria humbet këtë vlerësim, atëherë mendoj se dobëson pozitat e saj për të mbrojtur të drejtat e shtetasve të saj për çdo lloj çështje që lidhet me qytetarët tanë. Apo dobëson për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi a kudo tjetër.

Ju pamë që u fokusuat më shumë tek ligji i luftës dhe kërkesa për heqjen e ligjit të luftës. A është kjo një strategji  për t’i hapur rrugë dhe çështjes çame ndoshta për një këndvështrim më shumë ndoshta diplomatik?

Besoj që heqja formale e ligjit të luftës do të ishte pozitiv për të avancuar me të gjithë instrumentet e duhur që zgjidhin shumë çështje nga e kaluara.

Përsa i përket varrezave të ushtarëve grekë. Ju diskutuat me Presidentin për këtë çështje. A i premtuat presidentit grek diçka për këtë çështje?

Kjo nuk është një çështje premtimi. Greqia e ka një shqetësim në këtë drejtim. Ekziston një marrëveshje mes dy vendeve, është bërë një punë në këtë drejtim më pas është ndërprerë për shkak të disave shqetësimeve në një fshat të Përmetit, dhe në këtë drejtim ne si vend evropian, anëtar i NATO-s do respektojmë detyrimet ndërkombëtare.

 

17 komente në “INTERVISTA/Meta flet pas kthimit nga Greqia: Çështja çame nuk zgjidhet me protagonizëm spekulativ”

  1. l cmen me gjithe lecka says:

    Kryehajduti,krye maskarai, pushti, kryeplehra e Shqiperise Ilir Bastard Meta. Te vdekshin ato putanat qe ke ne shtepi o bastard

    1. plehra lsi says:

      shshsh, se ofendohet Mero PO te shash hajdutin e meros

  2. mirel says:

    E or plere. Po nuk kuptoj pse u shqetesove ti dhe nuk u shqetesua shteti grek!!??
    Pse nuk erdhi kryetari i parlamentit menjehere pas deklaratave te Han.
    Ne kete rast topi ishte ne portem greke.
    Pse nxitove ti me vrap ne Greqi.
    Bythqire i Monarkise
    Tu prishen bizneset prandaj ike.
    Tani mban nje fjalim carcaf qe ta hane per djathe sapunin e rradhes shqipot kokepalare.
    Dhe do na vini bucet e Ripjelljes zogiste per komente pro.
    Pff, sknar bajat dhe i peshtire.

  3. Qemal Stafa says:

    Na pelqen ose jo,keto qe thote Meta jane Realiteti(nuk ndodh shpesh). Ceshtja Came nuk zgjidhet nga protagonizmi i nje hajduti apo i nje tjeter drogaxhiu. Eshte per te ardhur keq se ku eshte katandisur me ket llum perfaqesie komuniteti i nderuar Cam. E si mund te kthehen pronat e Camerise po nuk ra dakort Greku,per sa injorante na dine keta spekullantet e partickave gjoja nacionaliste ?? Keta qe lehin si gjoja patriote e dine mire se sa me shume te zhurmojne aq me larg eshte zgjidhja e ceshtjes Came dhe aq me gjate do te qendrojne ata ne pushtet duke e shfrytezuar ket ceshtje per interesat e tyre. Sidoqofte megjithese Ilir Meta ka qene Kryeministri i pare qe e ka artikuluar ceshtjen Came ne Athine,eshte po Meta ai qe i ka mbeshtetur keta zaberhane te patriotizmit qe te zaptonin pushtet te pamerituar. Mbeshtetja e Metes per Qifen ndoshta i ka hyre ne hak djelmurise Came dhe sot i ka ardhur dita ta kuptoje se “qenit pa zot nuk i hidhet buke se te kafshon doren”….! Ceshtja Came do te zgjidhet vetem nga Shqipetaret e ndershem dhe politikanet pragmatik nga te dy anet e kufirit.

    1. Kultura says:

      O Qemal Stafa, po si do zgjidhet ceshtja Came duke pritur qe nje dite te bukur te kujtohet, Greqia se ka bere krim me Camet e tu kthej pas pasurite edhe shtetesine Greke? Qe nga mesi i viteve 80 kur u rivendosen mardheniet me Greqine as qe eshte bere ndonje hap per kete ceshteje. Arsyeja eshte e thjeshte, shqiptaret nuk e kane kerkuar me ngulm e ta bejne pjese te bisedimeve dypaleshe. Pra 40 vjet dhe as gje . Dhe sa duhet te presin akoma shqiptaret? Ky eshte momenti me i mire per ta bere ceshtjen Came pjese te bisedimeve dhe pr kete duhet te punohet fort e te ngrihet zeri nga te gjithe politikanet shqiptare. Te tjerat jane brockulla.

  4. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Kur je o Ilir Meta
    Ku je o Njish, o div!
    A din çka do të thot
    Asisoj spekulativ?
    .

  5. plehra LSI says:

    “proTAGONIzem spekulativ” ??????????/???///////
    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    prej bjeshkeve te skraparit…….shume te zgjuar keta prej bjeshkeve, si verI e jug deri ne Camerine e MEROS…….

    I BINI FYLLIT JU, JA PRITE TA MBYLLI KETE TEME tema, se shume po e shani padronin flori….

  6. albani says:

    O te shkerdhefsha ropet c’fare detyrimi ke ti nga greket qe tu ngresh varre , ne cdo vend te botes eshtrat e ushtareve merren dhe cohen ne vendin e tij u byth qir kok lope . C’fare do qe te beni me ndimen e grekut me ndimen e serbeve Ramen se hiqni dot as per 4 vjetet erdheshme , vetem rama u foli serbeve dhe grekeve ne gjuhen qe u takon .

  7. Shqipe says:

    Shet interesat e çameve dhe gjith shqiptareve qe ti besh presion rames. tradhtar , je pis si gjithmon

  8. Meta absolutisht tregoi se është “me bole” jo si vagine bartësit e rilindjes qe i shtyp nje debil i vetëshpallur çam si hajduti Shpëtim Çiçiidrizi.

  9. Cudia says:

    Jam plotesisht dakord me Meten. Ceshtja came nuk zgjidhet duke hapur lufte por duke i ulur greket rreth tavolines se bisedimeve. A eshte Meta hajdut apo jo eshte dicka qe nuk ka lidhje me cfare ai deklaroi per ceshtjen came. Ne jemi popull i eger prej natyre se ne fakt nuk ka ngelur ushtri e ballkanit dhe e evropes pa na e futur keshtu qe domosdo trute na jane thartuar dhe mosbesimi tek ne tashme eshte virtut. Kur Meta u fut ne greve urie kunder ndryshimit te kushtetutes te gjithe benin sehir. Kur kushtetuta ndryshoi gjithe populli e hengri ne b…e. Si mund te presesh qe ky popull injorant te kuptoi Meten.

  10. Theo says:

    O “Qemal Stafa” i mesiperm, nuk je vecse nje sahan lepires i Iler Metes sepse ai paguan per gjithcka, nese ai nuk paguan ose nuk jep vende pune as gruaja nuk i jep voten atij, Ceshtja came u djeg grekeve, duke u justifikuar me bashkepunim me gjermanet gjate luftes, kjo eshte nje brockell qe greket e dine shume mire por e gjejne si preteks, sepse po te shkosh ne biblotekat Gjermane psh ne Tübingen do te gjesh qe ne Greqi gjate luftes bashkupunan me nazizet 250 000 grek, kurse nga komuneti cam vetem 250 persona, kurse ne France me naziztet bashkepunuan 950 000 persona, tani cfare ndodhi me cerek miljoni grek qe bashkepunaun me gjermanin gjate luftes, asnjegje, bashkimi e Evropian e “Qemal Meta” e di shume mire kete gje qe ai ishte nje gjenocid i paster qe Greqia do ta paguaj nje dite dhe dita ka ardhur, ka ardhur jo nga deputete cam, por nga Ameriaka dhe Evropa se e shikojne Greqine si nje vella te vogel te Rusise. Prandal Saliu dhe I Meta eshte kuder vetingut, sepse shpresojne qe Amerika do marr fund shpejt dhe Ruset, me qe kane sjell 200 avione ne Serbi do marrin Greqine dhe Shqiperine, ky skenar ska per te ndodhur kurre. Poshte Rusia, Greqia,Saliu dhe Ilir meta

  11. Pellazgos says:

    Hidhu lart sa te duash zoti Alban,ketu nuk eshte vetem Albanistane me emra dhe Fe Arabe,por Epir Ilyri,Maqedoni qe nuk ka as edhe nje dokument historike te mos jete ne gjuhen Greke.
    Ne Arkeollogji dhe histori te Lashte nuk perdoret emri Fier por Apolloni Perendi Greke,Finiqi i kultutes Greke,Theatro ne Epidamnos dhe jo Durrazzo nik e njeh historia kete emer.Po ashtu edhe Buthrotos,Moskopolis jo Voskopoje,,Argjirokastro jo Gjirokaster,Kostandinopolis jo Stamboll apo Kostandinopoja pa kuptim,Agi Saranda dhe jo Sarande.
    Do semuresh nga zilia,nga cmira,nga fodulleku zoti Alban,prandaj pak me llogjiqi.

  12. Don says:

    Protokolli i vizites se Ilir Metes ne Greqi ishte komplet pa kuptim. Domethene qe Iliri shkoi ne Greqi qe tu thote Grekerve une jam dakord me varrezat e ushtareve greke ne shqiperi. Per ceshtjen came qe eshte problem shqiptar asnje fjale. Ky dallkauk pati frike se na merziteshin greket. Shkoi te zgjidhte problemet e greqise dhe ne kembim kerkon mbeshtetje per zgjedhjet e ardhshme.. Po ne zgjedhje votojne shqiptaret dhe jo greket more zotri. Ti kryeminister nuk mund te behesh dot sepse je i deskritituar boterisht per vjedhje dhe korrupsion. Shkurt ti hajdut faqezi kerkon te shesesh interesat kombetare qe te behesh kryeminister. Ti jeton me endra sepse vendin e ke vetem ne burg dhe te zhdukesh pergjithmone ti perfaqesuesi i kurverise politike.

  13. Klement says:

    Nga kush pret ky Ilir Meta ta permende problemin cam ne bisedime dypaleshe kur vete perfaqesonte delegacion te nivelit te larte?! Per cfare shkoi ne greqi ky hajdut me gjithe shpuren e grekerve, ti qaje hallin greqise kur keta jane ende ne gjendje lufte me ne. Shqiptaret nuk kane biznese ne Greqi por greqia ka zaptuar gjithe bizneset ne shqiperi. Sikur qeveria shqiptare tu japi ultimatumin biznesit grek dhe ti perzere nga shqiperia greqia do te fundoset me keq se ceshte sot. Greket u kane borxh shqiptareve dhe jo shqiptaret atyre.
    Une si shqiptar ndihem i fyer me perfaqesimin qe i ben shqiperise ky kurva e politikes shqiptare. Ilir Hajduti shkoi te shese ceshtjen came per perfitime politike nga mbeshtetja greke. Saliu fali detin dhe nuk i fitoi dot zgjedhjet. Kam frike se ne prapaskene edhe ky do na kete fismosur ndonje prapesi ne kurris te interesave te shqiperise.

  14. plehrat LSI e Tema says:

    Nuk eshte vetem Mero qe adhuron hajdutin kokeope por dhe te gjirhe ata qe pelqejnw Moniken me shume.

  15. BOCARI says:

    Ceshtja came nuk zgjidhet me protagonizem spekulativ ??????? Nga ku deri ku. Po qe luftohet kjo ceshtje me protagonizem spekulativ, kete e dini z. Kryetar i Kuvendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje